Biseda fetare-12 http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=572
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* 27 Njerëzit në rruzullin tokësor janë të lindur që të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pa sfida dhe probleme të cilat nxisin në prishjen e kësaj harmonie e cila dëmton dukshëm intelegjencën e njerëzve dhe moralin e tyre. Nëse ato kanë një mision të këtillë, jetesën në harmoni dhe largimin prej mosjetesës së njerëzve në këtë kornizë ideale, atëherë prishet sistemi i vlerave të njerëzve në rruzullin tokësor. Secili njeri ka një përfaqësues ashtu si çdo popull ka përfaqësuesin e vet. Njerëzit të cilët hulumtojnë thellë në këto modele dhe modalitete të natyrshmërisë së tyre ata zhduken thellë në influencën e digave të rënda të remishiencës shoqërore. Përfaqësuesi në tokë i shpirtit është trupi dhe gjymtyrët tjera të njeriut. Ndoshta në pamje të parë njerëzit do të mund të më kundërshtonin për mënyrën dhe esencën e dialogimit të njerëzve me masën njerëzore dhe mendimeve të zhdërvjellta! Por, nëse gjurmojmë pak më thellë do të kuptojmë se këto esenca i përballojnë të gjitha sfidat të cilat i ka jeta në shoqëri. Dikush mund të kërkoj këtë përballje duke mënjanuar pengesat dhe dobësitë e shoqërisë njerëzore. Deri tek mënjanimi arrihet vetëm përmes krijimit të një klime e cila rregullon shoqërinë njerëzore në suaza të kuligulës së aftë polemizuese. Për tu shtuar njerëzimi dhe gjeneratat ekziston një rrugë e natyrshme në mesin e njerëzve e cila njihet me emrin martesë. Përmes martesës mundësohet që të ruhet soji njerëzor dhe të shtohet ky soj derisa Zoti të përcaktojë ndryshimet tjera. Sot biseda fetare mund të ndërrojë në trajtë prej njerëzve të cilët nxisin në të mendimin e bashkëjetesës midis dy personave të gjinive të kundërta dhe jo në formën e legalizimin dhe aplikimit të martesës në formën sheriatike. Edhe pse këto mendime implikojnë frikë dhe veprimtari e cila bie në kundërshtim me vet natyrën e po këtyre njerëzve, atëherë domosdo që duhet rrënjësisht të ndryshojmë të menduarit në këtë drejtim dhe veprim. Ky ndryshim kërkon kthimin në bazamente të forta të cilat e shërojnë shpirtin e njeriut prej lëngimeve të ndryshme të cilat duhet ai t`i përballojë. Këto probleme të cilat paraqiten në të gjykuarit e muslimanëve dhe njerëzve që edukohen në frymën e Perëndimit duhet që të rikthehen në esencën dhe bazën e të gjitha bazave e cila bazë ringjallë në mesin e njerëzve siguri, durim dhe prosperitet. Si në secilin mendim dhe veprim të njeriut në rruzullin tokësor në suaza të një elementi që e përfaqëson këtë gjë, edhe këtu ekziston një përjashtim ose urtësi e Krijuesit të botëve. Allahu xh.sh. i krijoi njerëzit të lirë dhe me të drejta e obligime të njëjta ndaj Tij. Por, disa i veçoi prej disave me disa cilësi dhe pozita të tyre në mesin e shoqërisë. Por urtësia e Tij shihet edhe tek mëshira dhe sakrifica e shoqërisë për individët dhe në raste tjera edhe tek pozita dhe sakrifica e individëve karshi shoqërisë. Në kësi raste Zoti përcaktoi si përgjegjës për fëmijët babain dhe rrolin e nënës nuk e mohoi. Nëse babai është i edukuar dhe e udhëzon në rrugën të cilën kërkon Krijuesi i botëve të kalohet, atëherë në atë mes dhe në atë shtëpi do të ketë bereqet. Nëse ndodh e kundërta e këtij veprimi, atëherë ai mes dhe ajo shtëpi orientohet drejtë shkatërrimit dhe humbjes në dynja, dhe dënimit të Përjetshëm në Xhehenem. Kjo është kategoria e parë e njerëzve të cilët ekzistojnë në rruzullin tokësor si shumicë dhe për të cilat jemi përgjegjes ose edhe bëhemi përgjegjës pas një periudhe të jetuar në këtë botë. Ndoshta në dukjen e parë kjo kategori e njerëzve është më virtuoze dhe më e komplikuar se kategoritë tjera, porse mëshira dhe elementet tjera të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse të njerëzve janë më të kapshme dhe më të realizueshme në planin praktik se tek kategoritë tjera. Kemi edhe një grup tjetër të njerëzve të cilët sprovohen në këtë botë në një mënyrë tjetër, dmth me mungesën e babait ose me mungesën e dy prindërve. Atëherë logjika shoqërore e rehatisë dhe mosinteresimit për njëri-tjetrin këtë grup njerëzish duhet që ti përjashtoje prej shoqërie ose edhe të kujdeset për to ma mirë se për veten. Islami dha shërim e ilaç edhe për këtë sëmundje e cila gjendet thellë në mendimet dhe zanafillën e disa njerëzve të cilët këtë gjë e perceptojnë në këtë formë. Në mungesën e një prindi, Allahu është Ai i cili kujdeset për njeriun në mënyrë direkte përmes formave të ndryshme të cilat shumë bukur i gjeni të shpjeguara në dituritë e "usuli-din-it". Allahu xh.sh. në një prej ajeteve të Tij në Kur`anin Famëlartë tha:" Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit."(Kur`an:4:10) 28 Maxhid Ali Khan tha:" Jehudinjtë u tërbuan nga zemërimi me ndryshimin e kiles, gjë që prekte epërsinë e tyre për problemet fetare në Medine. Ata filluan me vërejtjet e tyre, tërë mllef."Muhammedi a.s. dëshiron të vihet kundër nesh , ja ,prandaj e ndryshon kilen."(Muhammedi a.s. i dërgur i fundit, Tiranë,2008, fq.150) Po lexuam jetëshkrimin e Muhammedit s.a.v.s. dhe përvojat e tij të idhëta me jehudët do të kuptonim në esencë themelin e problemeve të cilat sot po ndodhin në Gaza. Diplomacia perëndimore e sponsorizuar prej duarve të thella të jehudëve sot po shuan dhe po shikon prej anash sikurse nuk po ndodh asgjë në Lindjen e Mesme. Kjo diplomaci po vepron në të njejtën kartë të cilën kartë e shfrytëzonin edhe jehudët e kohës së Resulullahit s.a.v.s. Por, dëmtimi më i madh nuk është në mesin e njerëzve të janë përkrahës ose në ballë të kësaj diplomacie, por thjesht në mesin e shpirtrave dhe zemrave të njerëzve të cilët janë të sfiduar prej solucioneve të djallit të mallkuar. Po, ky djall veproi edhe në kohën e Resulullahit s.a.v.s kur u vendos që në planin e Allahut të bëhet ndërrimi i kibles ku jehudët shihnin zhdukjen e dinjitetit dhe veprimtarisë së tyre në Medine dhe zhdukjen e ndikimit të fuqisë së tyre. Ndërrimi i kiblës mund të këndvështrohet nëpër shumë aspekte të cilat e nxisin mendjen dhe shpirtin e njeriut që të mendoj thellë rreth pozitës së jehudëve në rruzullin tokësor qysh prej kohës së Resulullahit s.a.v.s. e deri në ditët e sotme. Edhe pse kemi premtime nga ana e Resulullahit s.a.v.s. që jehudët një ditë do ta humbin ndikimin e tyre në rruzullin tokësor prapseprapë muslimanët duhet që të jenë të lidhur për kiblen e tyre të vërtetë. Kthimi i fytyrave të muslimanëve kah kibla dhe zemrat e tyre të lidhura për Allahun xh.sh.. nënkupton edhe rikthimin e lavdisë së humbur të muslimanëvë ndër shekuj nga ana e jehudëve. Cilësitë e atyre të cilët veprojnë në këtë rrugë duhet që të influencojnë direkt në ndryshimin e pozitës shpirtërore të njerëzve përreth dhe të reflektojnë mendime dhe ide që janë të bazuara në hyjnizimin e mendimeve të tyre. Pa këtë bazë dhe pa këtë reflektim ndikimi i rikthimit ose rikthimi nuk mund të arrihej dhe bile muslimanët në rruzullin tokësor do të pësonin humbje marramendëse të cilat do të ishin në dëm të kauzës së tyre. Sot kemi shpresa për ato mysliman të cilët janë të bazuar me të njëjtat mendime dhe vizione të po të njejtëve mysliman të Medine të cilët aplikuan ndryshimin ose ndërrimin e kibles prej Jerusalemit e në Meke. Ky ndryshim ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm për kohën, dhe rrethanat, por edhe përgjithësisht urtësia e atij ndryshimi do ti kaplojë dhe do të reflektojë në të gjitha gjeneratat e njerëzve që do të ekzistojnë në rruzullin tokësor deri në Ditën e Llogarisë. Nuk guxojmë që të hyjmë në anën fetare të ndryshimit të kibles se muslimanëve pasiqë nuk jemi të kualifikuar të flasim për atë gjë, edhe pse biseda e lansuar në tregun e mendimeve të përafërta është fetare. Porse kemi të drejtë që ta lusim Zotin e Plotëfuqishëm që ti ndihmojë muslimanët e dy kiblëve e që sot po vriten në Gaza. O Allah çliro dhe bashko ummetin islam në rruzullin tokësor. Amin! --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
