Kryeministri i popullit dhe i zemrave: Ismail Henijje
Prej kohës kur kishte ardhur në postin e kryeministrit dhe pas paraqitjeve në 
mediat botërore u pa që Henijje nuk është një kryeministër i rëndomtë.
E enjte, 15 Janar 2009 09:32

Pas zgjedhjeve të fundit Henijje u bë kryeministri i Palestinës i cili kishte 
fituar zemrat e popullit me seriozitetin, buzëqeshjen dhe me modestinë e tij. 
Gjithashtu në kohën kur populli i tij rënkonte nga ndonjë brengë edhe ai 
brengosej, kur populli i tij përjetonte ndonjë gëzim edhe ai i ndiente të 
njëjtat ndjenja. 

Ismail Henijje pas marrjes së postit të kryeministrisë kishte vazhduar jetën e 
tij modeste, dallonte nga njerëzit e tjerë që kur bëheshin kryeministër të 
popullit të vet fillonin të jetonin një jetë tjetër larg nga popullata e 
zakonshme. Përkundrazi te Henijje në bazë të sekuencave të shumta televizive 
vërejmë se nuk kishte ndryshuar asgjë nga karakteri i tij njerëzor. 

Kur i shohim fotografitë e Ismail Henijjes gjatë ledhatimit të një fëmije, 
uljen e tij në kalldrëm kur është penguar të hyjë në Ripin e Gazzes, gjatë 
lojës së futbollit, pastaj gjatë dhënies së kupës, duke bartur materiale 
ndërtimore me karrocë dore, duke e pastruar rrugën, duke mbajtur hutben në 
ditën e xhuma, gjatë rruajtjes së kokës në haxh nga të gjitha këto imazhe 
kuptojmë qe Henijje nuk është një politikan i rëndomtë por një lider me një 
karakter të lartë.



Karakteri dhe identiteti i kryeministrit Henijje përputhet edhe me emrin e tij 
që do të thotë "Pa problem dhe i lehtë" ai është një lider i cili ka ardhur nga 
mesi i popullit me afërsinë, butësinë dhe modestin e tij dhe e kryen detyrën e 
kryeministrisë poashtu nga mesi i popullit. 



Ai dëshmon se edhe një kryeministër mund të bëhet imam duke mbajtur hutbe në 
ditët e xhumasë dhe duke treguar nënshtrim ndaj All-llahut duke i falur namazet 
e tij dhe ky është një indikacion se edhe kryeministrat mund të jenë rob të 
denjë të All-llahut fuqiplotë.



Familja e Henijjes vjen nga qyteti El-Xhevra që është okupuar në vitin 1948 nga 
ana e izraelitëve. Okupatorët sionist edhe familjen e Henijjes e kanë detyruar 
që të internojë nga vendlindja sikur edhe shumë familje të tjera. Familja e tij 
ishte vendosur në kampin e refugjatëve që kishte arritur kulminacionin e 
skamjes në kampin Esh-shati, në Gazze.



Ismail Abdusselam Ahmed Henijje ishte lindur në vitin 1963 në këtë kamp të 
varfër. Ai që në moshën e fëmijërisë ishte kultivuar me vlera të larta duke 
shkuar në faljen e namazeve të sabahut së bashku me të atin e tij në xhaminë që 
ishte pranë kampit të refugjatëve. Henijje nën mbikëqyrjen e imamit të xhamisë, 
Shejh Musa Gaban, bëhet hafëz i Kur'anit.



Ai që nga fëmijëria e tij kishte prirje për sport. Dhjetë vite të plota ishte 
kryetar i klubit sportiv të komunitetit musliman në qytetin Gazze. Ai 
gjithashtu kishte luajtur për ekipet futbollistike Esh-Shati dhe për 
komunitetin musliman, pastaj ishte edhe një notues i shkëlqyer dhe kishte 
prirje edhe për degët e tjera të sportit.



Kyçja e Ismail Henijjes në lëvizjen Islame kishte filluar në vitin 1979 në 
xhaminë e kampit Esh-Shati pas njoftimit me Shejh Ahmed Jasinin. Në atë kohëra 
nuk ishte e themeluar organizata HAMAS. Shejh Ahmed Jasini ishte lider i 
lëvizjes "Vëllezërit Musliman" për Palestinë. Pas njoftimit me Shejh Ahmed 
Jasin edhe ai inkuadrohet në lëvizjen e Vëllezërve Musliman. Henijje kishte 
treguar një angazhim të madh në përhapjen e idesë së lëvizjes tek popullata 
pasi ai kishte një oratori të shkëlqyer.



Henijje pas përfundimit të kolegjit "El-Ezher" në Gazze, regjistrohet në 
Universitein Islamik në fakultetin e gjuhës Arabe dhe letërsisë dhe bëhet 
udhëheqës i lëvizjes në krijimin e kuadrove ndërmjet studentëve. Gjithashtu 
ndërmjet viteve 1985-86 ishte kryetar i studentëve në universitetin Islamik të 
qytetit Gazze. 



Fara e parë që është mbjellë nga Vëllezërit Musliman për rezistencën kundër 
forcave okupatore, pra themelimi i lëvizjes Islame në rezistimin e Palestinës 
"HAMAS" është themeluar pikërisht në universitetin Islamik të Gazzes. 



Pas keqpërdorimeve në Gazze në vitin 1987 anija e madhe e HAMASIT kishte 
filluar të merrte udhëtimin nga universiteti Islamik në Gazze, që pritej të 
faktorizohej në Palestinë. Nga iniciativat e HAMASIT në organizimin e 
aktiviteteve në universitetin Islamik të Gazzes, Ismail Henijje kishte pasur 
rol të madh. Hanijje pas 15 ditëve të iniciativave në universitetin Islamik të 
Gazzes është arrestuar 18 ditë në qelinë El-Ensar nga forcat okupatore. 

Pas arrestimit të parë që është mbajtur 18 ditë në qeli, pa kaluar shumë kohë, 
Henijje sërish arrestohet. Henijje dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes, janë 
burgosur nga 6 muaj duke u mos gjykuar nga gjykata okupatore për kryengritje 
ndaj udhëheqësisë. 



Pas lirimit nga burgu, ai e merr përgjegjësinë në formimin e mekanizmës së 
sigurimit të organizatës së HAMASIT me disa shokë të tjerë. Por okupatorët duke 
mos i dhënë shans që të organizohet HAMASI, në vitin 1989 sërish e arrestojnë 
Henijjen së bashku me Shejh Ahmed Jasinin. 



Henijje është konsideruar si lider i degëve të të rinjve të HAMASIT gjatë 
burgimit. Ai dhe Shejh Ahmed Jasin, ishin prej edukatorëve më të mëdhenj të të 
rinjve palestinez. Në edukimin dhe drejtimin e të rinjve të burgosur luajti rol 
të madh duke mbajtur ligjërata ditore në burg me qëllim të forcimit të besimit.



Okupatorët, Henijjen e lirojnë nga burgu për shkak se ai i frymëzonte të rinjtë 
e burgosur në ndërtimin e denjë të besimit. Por okupatorët nuk kishin pushuar 
së torturuari. Pa kaluar shumë kohë kryeministri i Izraelit Izak Rabin që është 
njohur me nofkën "thyes i eshtrave" kishte arrestuar 415 anëtarë të lëvizjes së 
HAMASIT dhe grupit Islamik të Xhihadit. Arrestimi i tyre është bërë në gjysmë 
të natës duke ua lidhur sytë dhe duke i dërguar në jug të Libanit në rajonin 
Merxhuz-Zuhr, ku në mesin e tyre ishte edhe Ismail Henijje. 

Pasi kishte kaluar një vit nga internimi i Henijjes dhe të tjerëve nga 
vendlindja, forcat okupatore ishin detyruar që të lejojnë kthimin e të 
internuarve nga Marxhuz-Zuhr. Por pas një kohe të shkurtër shumicën e të 
kthyerve kishin arrestuar. Pasi ishte arrestuar Abdulaziz Er-Rantisi që kishte 
përvojë në udhëheqësi, të rinjtë sikur Henijje, ishin detyruar që ta marrin 
përsipër udhëheqjen e punëve.



Në periudhën kur Henijje ishte në udhëheqësinë e HAMASIT në ripin e Gazzës 
kishin filluar negociatat ndërmjet okupatorëve izraelitë dhe Fatahut për 
"paqe", por HAMASI ishte kundër kësaj marrëveshjeje, sepse kishte shumë pika në 
të cilat cenohej e drejta e popullit palestinez. 

Në vitin 1994, pas marrëveshjes së quajtur "Eriha" që është shënuar në histori 
si marrëveshja e Kajros, qeveria e Arafatit kishte ardhur në pushtet. Henijje 
është arrestuar disa herë nga pushteti për shkak të kundërshtimeve për 
marrëveshjet që janë bërë me okupatorët.



Pas marrëveshjeve të vitit 1997 ndërmjet Jordanit dhe Izraelit, lideri i 
HAMASIT Shejh Ahmed Jasin lirohet dhe Henijje bëhet sekretari dhe ndihmësi i 
tij. Në gusht të vitit 2003 Shejh Ahmed Jasinit i bëhet një atentat me raketat 
e aeroplanëve ushtarak të tipit F-16 të izraelitëve, por raketa izraelite e 
qëllon një apartament tjetër. 

Pas rrënies shehid të Shejh Ahmed Jasin në atentatin e dytë më datën 22 mars të 
vitit 2004 nga ana e forcave izraelite, Ismail Henijje hyn në udhëheqësinë e 
HAMASIT për vazhdimin e aktiviteteve të organizatës. 



Pas zgjedhjeve në Palestinë më 25 Janar të vitit 2006 në listën e kandidatëve 
për zgjedhjen e kryeministrit ishte edhe Henijje, në këtë zgjedhje ai tregohet 
si kandidat për kryeministër dhe në 20 shkurt të vitit 2006 obligohet në 
krijimin e qeverisë. 

Nofka e Ismail Henijjes është "Ebu l-abd", është i martuar dhe baba i 11 
fëmijëve. 



Përktheu: Jyxhel Spahi 



___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan