Kumanova në solidarizim me Gazën
Kjo tribunë është pjesë e projektit të përbashkët të mbi 50 organizatave në
Maqedoni të titulluar "Java e solidaritetit me Gazan".
E mërkurë, 14 Janar 2009 15:40
http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=9018


Me 13.01.2009 në sallën e ish-komitetit në qytetin e Kumanovës para mbi 200
të pranishmëve u mbajt tribuna e përbashkët "Palestina mes dhembjes,
shpresës dhe të drejtave të njeriut" në solidarizim me vëllezërit musliman
në Gaza. Kjo tribunë është pjesë e projektit të përbashkët të mbi 50
organizatave në Maqedoni të titulluar "Java e solidaritetit me Gazan" e cila
javë filloi në Kumanovë.

Për qytetin e Kumanovës organizator të kësaj tribune ishin: Forumi Rinor
Islam, Shoqata Edukative Vllaznija, Vizioni-M, Bamirësia dhe Shkëndija e
mëshirës. Ndërsa ligjërues në këtë tribun ishin: Milazim Mustafa, Omer
Mustafa, Qazmedin Shaqiri dhe hoxha i nderuar Bekir Halimi.

Manifestimi u hap me leximin e disa ajeteve kur`anore nga hafiz Abdulkadëri
nga fshati Hotël. Më pastaj prezantuesi i kësaj tribune Zenun Ismaili duke
sqaruar dhe shpjeguar platformën e kësaj jave të solidaritetit ndërmjet
tjerash tha: "Jemi të tubuar për të bërë me dije se edhe zemrat tona për
vëllezërit tanë në Palestinë që vriten padrejtësisht nga ushtria izraelite".
Duke mos e zgjatur fjalimin e tij Zenun Ismaili menjëherë ia dha fjalën
ligjëruesit të parë hoxhës Qazmedin Shaqirit i cili ndërmjet tjerash tha:
"Në këto momente mediat shkaktojnë një dezinformim për dhunën dhe agresionin
që ushtrohet në Gaza. Duke pasur parasysh se gjuha jonë me gjuhën e popullit
që e flasin në Gaza është e ndryshme ne detyrohemi që t'i kthehemi burimit
më të saktë të informacioneve dhe përgëzimeve për muslimanët e që është
Kur`ani". Në vazhdën e fjalimit të tij ai përmendi dhe theksoi trysnitë që
kishin bërë beni israilët ndër shekuj ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ku në
fund të fjalimit të tij hoxha i nderuar konkludoi: "Kështu që vëllezërit
tanë në Gaza janë në luftë me ata që ia kthyen shpinën Allahut dhe që kanë
vrarë shumë Pejgamber".

Më pastaj iu dha fjala Milazim Mustafës i cili ndërmjet tjerash tha:
"Gjenocidi që është duke bërë Izraeli mbi popullatën myslimanë të Palestinës
i tejkalon gjitha kufijtë e tolerancës njerëzore dhe na i përkujton pamjet e
holokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Këtyre ditëve nëpërmjet mediumeve të
shumta botërore, e fatkeqësisht shumë pak nga ata vendorë, po kemi rastin të
njoftohemi me realitetin e hidhur për atë që po ndodh atje". Ndërsa në
pjesën tjetër të fjalimit ai theksoi edhe thyerjen e të drejtave të njeriut
duke u bazuar në statistika dhe informata të sakta ku ndërmjet tjerash tha:
"Izraeli në vazhdimësi ka bërë thyerjen e të drejtave të njeriut. Duke bërë
thyerjen e të gjitha marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare. Me fillimin
e aksionit të fundit nga ana e ushtrisë Izraelitë, brenda 16 ditëve të
fundit Organizatat ndërkombëtare që veprojnë dhe e përcjellin situatën në
këtë rajon raportojnë për gjenocid të paparë të ushtruar nga ana e forcave
hebreje".



Hoxha i nderuar Omer Mustafa në fjalimin e tij tha: "E kemi obligim islam që
në këto momente të jemi bashkë me atdheun tonë. Andaj në këto momente dua të
ua bëj të qartë se atdheu im dhe i juaji është Islami. Duhet që të
solidarizohemi me atë pjesë të atdheut tonë e cila pjesë sot po gjendet nën
agresionin e Izraelit". Më pastaj duke hyrë në historinë e ngjarjeve hoxha i
nderuar u lidhë me fjalinë paraprake duke e sqaruar se: "Atdheu im është
vetëm Islami qoftë në Palestinë apo në luginën e Nilit vendi në të cilin
përmendet emri i Allahut është atdheu im." Ai përfundoi fjalimin e tij me:"
Palestinën e kanë humbur si gra e sot po qajnë si burra." Duke aluduar në
regjimet arabe të cilat padrejtësisht i mbyllin kufijtë e tyre për ti
ndihmuar popullin e përvuajtur të Palestinës.

Për në fund në segmentin e shpresës dhe ndihmës për muslimanët dhe Islamin
hoxha i nderuar nga Shkupi Bekir Halimi tha: "Normalisht se kur shihet në
ekranet televizive ato pamje që shkaktojnë lotin e gjithë muslimanëve ja
humbin shpresën muslimanëve dhe i bëjnë që të pyesin me veten deri kur vallë
do vazhdojë kështu? Ne si popull duhet që të solidarizohemi sot me Gazën
pasi që edhe ne dikur ishim nën tytat e topave dhe ushtrisë së tjerëve e
atëherë edhe populli i Palestinës solidarizohej me ne". Hoxha i nderuar duke
u bazuar në shumë ajete kur`anore dhe hadithe të Resulullahit s.a.v.s. para
të pranishmëve paraqiti shpresën për fitoren e muslimanëve.

Në përfundim të tribunës të gjithë të pranishmit donuan para për t'i dalë në
krah popullit të vuajtur të Palestinës. Kjo tribunë është një sensibilizim
dhe një njoftim i opinionit tonë në Maqedoni me Palestinën dhe popullin e
tij atje. Allahu çliroftë Palestinën dhe bashkoftë gjithmonë muslimanët në
Maqedoni me gjithë muslimanët e botës. Amin

*Për mesazhi.com
Hamdi Nuhiju, Kumanovë*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan