Më falni, si erdhët... ?!





















Kohëra të vështira, çdo gjë ishte kundër nesh. As edhe të besonim nuk të linin, 
e lëre më të dëshmonim me vepra. Po të zbuloheshim, ndërmerrnin masat më 
ndëshkuese të mundshme. Duke filluar nga internimi, torturat më shtazarake, së 
fundi edhe ekzekutim, vetëm dhe vetëm të na ç'rrënjosnin besimin në Zot. Në 
fakt, sa më shumë shtohej presioni dhe torturat, arrihej e kundërta, aq më 
shumë rritej besimi dhe mbështetja tek Allahu... Burrin e internuar, e vetme me 
djalë të sëmurë, e izoluar nga bota. Askush nuk guxonte t'i vizitonte e lëre më 
t’u ofronte ndihmë, qoftë edhe më elementaren. Në mes jetës dhe vdekjes 
zgjodhën shpresën, në mes vuajtjes dhe trishtimit zgjodhën durimin. Në mes 
dhimbjeve dhe humbjes zgjodhën lutjet dhe mbështetjen vetëm tek Allahu.Gjendja 
e djalit përkeqësohej çdo ditë e më shumë, plogështi, ethe, temperatura sa 
vinte e rritej. Përveç lutjeve dhe lotëve nuk kishte tjetër ndihmë e as ilaç që 
t’i ofronte nëna e shkretë. Në kohën kur vërtetë mendoi që përfundoi jeta e 
tij, ai kishte rënë në kolaps. Nëna e përlotur me dhimbje në shpirt, pa vënë 
fare gjumë në sy, i shtonte lutjet çdo herë e më shumë. Asnjë moment nuk 
humbiste shpresat tek Zoti...Mesnatë. Një trokitje e lehtë e derës. Gruaja e 
trishtuar pyet me vete:-Kush mund të jetë tani ?! -Jam unë- përgjigjet një zë 
burri. E frikësuar hap derën. Shikon një burrë mesatar, të veshur me pallto të 
zezë e me çantë në dorë. -Ku është fëmija ? -Fëmija ?!- belbëzoi gruaja e 
shtangur, teksa e drejtonte shikimin e habitur nga djali i shtrirë.Me të 
shpejtë burri i mat temperaturën. Djali ishte i alivanosur. - Oh, si more e 
keni lënë kaq gjatë në këso gjendje!- mërmëriste doktori, derisa vazhdonte t'i 
jepte ndihmën e parë. -Një injeksion ia dhashë tani, ndërsa këto ilaçet e tjera 
vazhdoja edhe për ca dite- foli burri i panjohur... Gruaja kishte mbetur pa 
fjalë, mori udhëzimet për vazhdim të kurës. Mirëpo, teksa e përcolli tek dera, 
s'rrinte dot pa e pyetur. -Më falni si erdhët, kush ju ka lajmëruar?! - iu 
drejtua me gjysmë zëri. -Përse, nuk më telefonuat ju?!- ngriti zërin burri i 
habitur. -Jo, unë nuk kisha me se t'ju lajmëroja- belbëzoi kjo. -Eh, po paskam 
ngatërruar adresë pra. Ku është shtëpia e këtij misionarit?- ia drejtoi adresën 
e shkruar në një copë letër. Ishte një shtëpi tjetër shumë pranë...-Nuk ke 
ngatërruar adresë mendonte gruaja, Allahu të ka drejtuar për tek ne. 
Elhamdulilah, mëshira e Tij është shumë e madhe... 
Frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, e ligjëruar në një ligjëratë fetare me 
temë "Mbështetja në Allah".
www.klubikulturor.com 
Shënim: Kjo temë është publikuar në një rubrikë  të lirë dhe materialet që 
publikohen në të nuk do të thotë se përputhen kurdoherë me ato që redaksia e 
Klubit Kulturor i di për të vërteta.
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan