Selam alejkum
Sot hoxha ligjeroj mbi *varferine*.
Ne kohen e Pejgamberit s.a.w.s. disa te varfer filluan te mendojne se do te
mbeten te varfer ne bote por edhe ne Ahiret.
Prandaj ata e derguan nje delegacion te Resulullahu s.a.w.s. qe ti pyes per
kete pune.
Pejgamberi s.a.w.s. ju pergjigj: "ju jeni te dashurit e Allahu dhe se te
varferit i kane tri perparesi qe te tjeret nuk i kane. *E para*, atyre do tu
jepet nje dhome ne Xhenet e cila eshte e ndertuar nga margaritaret e kuq,
dhe e cila do te shihet nga banoret tjere te Xhenetit sikur yjet qe shihen
ne kete bote. *E dyta*, fjalet Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-Allah
dhe Allahu ekber, kur i thone te varferit jane shume me te vlefshme se ato
qe i thojne te pasurit sikur keta te fundit te shpenzonin edhe nga 10.000
derhem per secilen fjale. *E treta*, te varferit do te hyjne ne Xhenet para
te tjereve per gjysme dite, qe i bie 500 vite" Hoxha tha se Sulejmani
a.s. do te hyje ne Xhenet 40 vite pas pejgambereve te tjere".
Ne fund fare hoxha e permendi shembullin e Aliut r.a. i cili pasi nuk kishin
ngrene buke fare, Fatimja r.a. i kishte dhene atij nje rrobe qe te shiste
per te blere dicka per te ngrene. Aliu kishte bere ashtu, kishte shitur
rroben per 6 derheme por rruges duke u kthyer ne shtepi kishte pare disa te
vobekte, dhe nga dhembshuria ndaj tyre, u kishte dhene ato te holla.
Pasi kishte bere keshtu u nis per shtepi. Rruges e takoj nje njeri i cili
kishte nje deve. Ai njeri i tha Aliut se do tia shiste deven per 40 derheme
ndersa te hollat do tia kthente kurdo qe te kishte. Aliu edhe e mori devene
ashtu qe te kishte se paku qumesht te ushqeheshin. Rruges per shtepi e takoj
nje njeri tjeter cili i kishte kerkuar qe tia shiste deven sepse i pelqente
shume. Ai njeri i propozoj Aliut cmimin prej 100 derhemesh. Aliu pranoj, i
morri 100 derheme dhe u nis. Prap doli ai njeri i cili i kishte shitur se
pari here deven. Ai i kerkoj te hollat qe i kishte shitur devene (40
derheme).
Nga kjo tregti Aliu perfitoj 60 derheme dhe shkoj ti tregoj Fatimes dhe ata
te dyte shkuan te Pejgamberi s.a.w.s.
Pejgamberi s.a.w.s. ju tha: "Njeriu i cili te ka dhene devene veresi, ka
qene Xhibrili a.s., ai i cili te kishte blere deven per cmim prej 100
derheme ka qene Mikaili ndersa ajo deve do te jete deveja e Fatimes r.a. ne
Xhenet"

-- 
Hymn the praises of thy Lord, and seek forgiveness of Him... The eternally
Besought of all! He begetteth not nor was begotten. And there is none
comparable unto Him

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan