Prioriotete në llogaritjen e vetvetes
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Muslimani i mirë duhet ta llogaritë vetveten së pari: për obligimet, nëse i
kujtohet se posedon mangësi në obligime, i zëvendëson dhe i rregullon.
Pastaj e llogaritë vetveten për ndalesat, e nëse e din se ka vepruar ndonjë
ndalesë, shpejton me pendim dhe kërkim faljeje, ndërsa veprat e mira i shlyejnë
mëkatet.
Pastaj e llogaritë vetveten për neglizhencën, po nëse është neglizhent në atë
se për çka është i krijuar, e zëvendëson me përmendje dhe afrim tek All-llahu,
subhanehu ve teala.
Pastaj e llogaritë vetveten për atë që e ka folur goja, e kanë ecur këmbët apo
për atë që ka vepruar me duart e veta apo e ka dëgjuar veshi, se çka ka
dëshiruar me këtë? Për kë dhe në ç'mënyrë e ka vepruar?
Patjetër duhet ta dijë se nëse e vepron ndonjë vepër duhet të përgjigjet për dy
pyetje: Për cilin e ke vepruar dhe si e ke vepruar?
Përgjigja e pyetjes së parë është për sinqeritetin, kurse e të dytës për
pasimin dhe përcjelljen e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe të
shikuarit se a e ka vepruar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, këtë vepër
dhe në këtë mënyrë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: ''Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i
marrim në përgjegjësi. Për atë se ç'vepruan.'' (El-Hixhër: 92-93)
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---