*Biseda fetare-13* http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=579
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* 29 Pas një pauze të qëllimshme i rikthehemi bisedës sonë fetare! Mesiguri keni kuptuar se rrjedhat e njeriut në këtë botë janë shumë të ndryshme prej krijesave tjera të cilat ekzistojnë dhe binden. Njeriu si i tillë ka qëllime, misione dhe vizione se si të arrijë deri tek caku i tij përfundimtar. Por misioni i tij edhe pse i kompletuar në esencë dhe përmbajtje, ai në formën e realizimit të tij mund të hasë në pengesa dhe alternativa të ndryshme të cilat ia tundojnë mendjen dhe zemrën atij. Këto alternativa nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa një ujitje e përditshme e zakonshme e zemrës së tij me besimin në Allahun e Lartësuar. Kjo zemër nuk mund të frymojë dhe ripërtrihet pa këtë ujitje e cila duhet të jetë pjesë përbërëse e jetës së tij. Pjesët përbërëse të jetës së tij duhet të jenë shtylla të shëndosha e të cilat ripërtrijnë mendjen dhe shpirtin e tij. Po me këtë ujitje nuk nënkuptojmë në qenësinë e vlerave të njerëzve në rruzullin tokësor të cilat vlera raportojnë në brendinë e njerëzve vrushkullin e modaliteteve ideologjike. Edhe pse disa mund të mendojnë se në kuadrin e shtyllave të forta dhe të vërteta fshehet vetëm e vërteta imanore e cila nuk është e përshkruar përmes idhujtarisë ose se njihet vetëm përmes shenjave të mëshirës dhe Njëshmërisë së Krijuesit, Allahut Fuqiplotë. Muhamed Gazali tha:" Njëshmëria nuk do të thotë vetëm kundërshtim i idhujve prej guri, për të ngritur idhuj të tjerë si pasuria, autoriteti, fama apo idhuj të tjerë njerëzorë. Në të gjitha këto raste, njerëzit do të drejtonin të gjitha apo një pjesë të ndjenjave të tyre tek këta idhuj."( Feja jonë, Tiranë,2003 fq.80) Një Njëshmëri e cila është e ngjeshur me një mendim të këtillë të kundërt me realitetin e Njëshmërisë krijesat njerëzore nuk do të kishin mundësi që t`i përshtateshin me të gjitha përmasat ideologjike të tyre. Ata theksojnë Njëshmërinë më zemër, por vrapojnë me pas famës, pasurisë, autoritetit dhe duke thirur në Njëshmëri bien në kundërshtim po me vet këtë koncept i cili pastron mendjet, shpirtërat, dhe zemrat e njerëzvë në rruzullin tokësor. Por, deri në këtë rrugë arrijmë përmes besimit tonë në sinqert dhe palëkundërshmërisë në këtë besim. E jo të proklamojmë me bindje besimin tonë në Njëshmërinë e Krijuesit a këndej maltretojmë popuj të pafajshëm duke ia mbyllur kufijtë dhe pa fije turpi duke u mbështetur mbi principet e të keqes dhe me emër të emancipimit të luftojmë të mirën. Nëse vëmë në shënjestër mendjen tonë për të arsyetuar trupin atëherë domosdoshmërisht do të vraponim pas kërkesave të pashmangshme të egos sonë. Në dukje janë të pashmangshme porse në realitet janë shumë larg sfidave që krijohen me reflektimin e hënës nën diell. Fijet e shpirtit të cilat gjurmojnë thellë në ato shenja në rrugë që krijojnë probleme për djallin e mallkuar, janë po ato fije të cilat vijimisht duhet të përballen me atë grup njerëzish që i bëjnë sexhde parasë, duke reflektuar me idetë e tyre të zvetënuara se janë kundër kësaj idhujtarie moderne. Nëpër bisedat fetare që i zhvillon intelekti im me intelektin e të tjerëve kam kuptuar dhe shpesh herë edhe jam dëshpëruar prej mendimeve mistrece të grupeve mistrece që fshehen pas termave me hipokrizi dhe moralizim të skajshëm. Bile isha i bindur se të gjithë njerëzit shohin me dioptrinë e besimit pa përjashtuar edhe gabimin i cili arsyetohet por nuk sfidon. Logjikisht gabimi i cili arsyetohet por nuk sfidon, nuk mban!!! Por, nëse mendimin e përpunojmë fillimisht nëpër puntoritë teorike atëherë do të kuptojmë se kemi edhe grupe të atilla të cilat në emër të izmave të ndryshme "hiperbolizojnë" thirrjen për besim në besueshmërinë e argumenteve të tyre dhe jo në besim të Allahut Fuqiplotë në formë pragmatike. Njerëzit i frikësohen realitetit dhe shprehjes së saj nëpër vokabularet e përditshme dhe përsërisin si papagaj parullat e tyre nacionaliste duke afishuar gjitha të mirat e thirrësve në të vërtetën (Osmanlinjve) sikur të ishin pushtues dhe jo çlirues. Fatkeqësia më e madhe qëndron po aty se bazamentet e këtij afishimi janë të fshehura në cektësinë ideologjike e cila rikrijonë thirrje për të përplasur civilizimin e besimit karshi pabesimit. Një lëvozhgë e këtillë ideologjike e frikshme dhe e servuar në masën e ideve të pastra, kërkon një riciklim të mendjes së njeriut. Shejhu i nderuar më lartë sqaroi se me Njëshmëri nuk do të thotë vetëm largimi prej idhujve të gurit, por idhujtari moderne duhet që të jetë pacifizimi i disa njerëzve karshi erërave të ndryshme të Oksidentit kundër Orientit dhe Perandorisë së Besimit. Sot kundërshtitë e njerëzimit dhe deklaratave të njerëzve mund ti gjejmë edhe në Rripin e Gazës ku njerëzit të cilët historikisht sulmuan besimin e pastër në Allahun dhe thirrësit në këtë besim, me preteksin e "popullit të zgjedhur" sulmojnë dhe terrorizojnë fëmijë, pleq dhe gra. Habia më e madhe në krahasimin tonë midis ithtarëve të besimit dhe atyre që zhvlerësojnë besimin është edhe reagimi i një grupi të madh njerëzish në shtetet të deklaruara haptasi si laike e të cilat lejojnë që të protestohet kundër dhunës së ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme. Ndërsa në vendet e deklaruara si islame me ligj është e ndaluar që të protestohet si psh në Arabinë e Saudëve, e i cili vend indirekt përkrah gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme muslimane në Gaza. Por, realiteti i njerëzve të cilët shprehen në atë formë për vëllezërit e tyre të besimit nuk është i reflektuar vetëm në rastin e muslimanëve në Gaza. Edhe traditat dhe pjesët përbërëse të traditave e të cilat janë shndërruar në mite tek disa popuj e veçanërisht tek populli shqiptar musliman i Maqedonisë janë shndërruar në areale të thyerjes së modeleve të besimit të pastër në Allahun Fuqiplotë. Lidhja martesore e cila është bërë ose magnetizuar në suaza të besimit në Allahun e Lartësuar gjenë shtigje të ndarjes vetëm në suaza të disa traditave të qyteteve të caktuara e të cilat tradita bëhen shkak i moskuptimit dhe mosrrespektimit të njëri-tjetrit dhe kjo lidhje e cila është bërë në suaza të besimit në Allahun e Lartësuar cënon që të prishet. Në raste të këtilla pyetemi lidhja a është në emër të Allahut apo në emër të traditave të cilat na rrethojnë dhe jetojmë mbi baza të tyre? Nëse është e deklaruar në emër të Allahut dhe traditat bëhen shkak për ndarje, atëherë kemi mungesë besimi në Allahun dhe Njëshmërinë e Allahut e kuptojmë në suaza lokale të mendjes sonë. Traditat janë të pranueshme dhe të mira deri në atë moment kur nuk cënon integritetin dhe shenjtërinë e lidhjeve të besimit në Allahun e Lartësuar. E nëse kanë tendencë të thyerjes së kësaj shenjtërie atëherë traditat duhet që të mos rrespektohen. Përmes rrespektimit të shumë traditave e të cilat bëhen shkak i ndarjes së njerëzve dhe jo i bashkimit ne thyejmë të vërtetat islame të mbjellura në zemrat tona, dhe duke u nisur nga logjika se të vërtetat islame nëse mbjellen është vështirë të thyhen atëherë duhet të dale në pah realiteti i hidhur i hipokrizisë tonë të shprehur me zemër dhe me gjuhë. 30 Muhamed Gazali tha:"Në një jetë e cila udhëhiqet nga besimi është e pamundur që të metat të kalojnë pa u kundërshtuar dhe dhunimet të mos përballen me ata që përpiqen t`i ndreqin ato, madje edhe nëse kjo përpjekje mund të jetë e gjatë dhe e kushtueshme."( Feja jonë, Tiranë,2003, fq.78) Këtë jetë muslimanët e komplet rruzullit tokësor po e kërkojnë si popull, edhe pse ndoshta e jetojnë si individ. Kur mblidhen individët musliman të cilët kanë të jetësuar sheriatin në shtëpitë dhe në vetet e tyre, atëherë padyshim se sheriati do të sundoj në krejt botën edhe në formën e aplikimit të tij në kolektiv. Po dëshmon vetëdija jonë se sot njerëzit të cilët po kërkojnë jetën të udhëhiqet prej besimit, quhen terrorist dhe pa asnjë gabim vriten dhe janë të destinuar që të zhduken nga faqja e dheut. Ndërsa popujt të cilët kanë marrë frerat e lëvizjes së globit në kahjen e padrejtësisë, po ato popuj sot po vrasin dhe masakrojnë me qindra e mijëra njerëz të pafajshëm. A nuk është çudi që një njeri ose grup njerëzish të kërkojnë udhëheqjen e besimit në Allahun, ndërsa forcat e tolerancës dhe mirëkuptimit ia ndalojnë këtë kërkes me dhunë? A nuk është kjo frikë në sytë e zullumqarëve të cilët vazhdimisht punojnë në zhdukjen e fjalës së Allahut dhe në lartësimin e fjalës së tyre të padrejtë? Nuk kam mundësi që ta zhdukin fjalën e Allahut edhe pse punojnë për këtë gjë ditë e natë. Njerëzit të cilët priren për udhëheqje nga besimi dhe jo nga udhëheqësitë tjera , këto njerëz kur i shohin padrejtësitë dhe dhunimet që ndodhin në rruzullin tokësor nuk heshtin por luftojnë padrejtësitë dhe këto dhunime. Për këtë arsye në sytë e botës së padrejtë rezistenca e një populli të pafajshëm llogaritet si dhunë dhe terror ndaj fuqisë më të fuqishme ushtarake në botë. Vizioni i muslimanit të sinqert është që të jetojë në paqe dhe harmoni me të tjerët, ndërsa si dhurat për këtë vizion këto musliman fituan dhunën, agresionin dhe terrorizmin deri në fund të terrorit të mundshëm. E në çaste të këtilla frike dhe katastrofe shihen haptasi edhe një grup njerëzish të inflitruar në ummet e që kanë qëllime të tyre të fshehta për ndihmim të agresorit në forma të ndryshme. Një prej formave të tyre është edhe ndalimi i protestave për dhunën që zhvillohet në Gaza. Formë tjetër mjaft perfide e njerëzve të këtillë është edhe kapja tek akideja ose imani i atyre të cilët sot po bëjnë rezistencë karshi ushtrisë më të fuqishme në botë. Në një shkrim të tyre një ditë pash se kishin deklaruar se këto forca rezistuese njëherë duhet ta pastrojnë akiden e tyre në Allahun e pastaj të luftojnë për hir të Allahut. Këto forca nuk kërkojnë udhëheqje mbi baza të besimit, por udhëheqje mbi baza të epsheve dhe ideologjive të tyre prapanike e të cilat ia mveshin Islamit dhe muslimanëve. Kjo dukuri e cila po ndodhë këto ditë është tepër prekëse në një segment, por në segmentin tjetër është edhe shumë premtuese dhe shpresëdhënëse. Është e këtillë ngaqë njëherë e përgjithmonë i mësojmë njerëzit e rezistencës me të atyre të cilët ndihmuan agresorët duke i këshilluar e duke i dhënë nasihat këtyre njerëzve të rezistencës për pastrimin e akides. Të ju them të drejtën kur lexoja se si u humb hilafeti islam nga rruzulli tokësor, përmes këtyre njerëzve që jepnin këshilla në emër të fesë, e që thirrnin në luftë kundër kufrit në emër të fesë, mu dukej me veten se nuk mundet me qenë e vërtet. Edhe pse argumentet ishin të fuqishme dhe të dokumentuara historikisht unë prap mundohesha ti shfajësojë duke thënë me veten se ndoshta me të vërtet kanë qenë kohë të atilla ku është përhapur me të madhe shirku. Por, kohët e fundit me komentet dhe fetvat e po këtyre njerëzve shumë më shumë po bindem se me të vërtet armiku në këtë formë sulmon në mënyrë efikase unitetin e muslimanëve, i dobëson ato dhe në fund edhe ua humb pushtetin dhe fuqinë. Por, njerëzit të cilët janë të prirur që të udhëhiqen mbi baza të besimit dhe jo mbi baza të shpalljes qafir të muslimanëve, të ndalimit të solidarizimit të muslimanëve me popullin e pafajshëm të Gazës përmes protestave, e përmes gjetjes së gabimeve në akiden e këtyre njerëzve; nuk ndalen së punuari në këtë rrugë madje qoftë edhe e gjatë dhe shumë e mundimshme. Ata luftojnë të keqen dhe dhunën e thërrasin në besim dhe në pasim të besimit në Allahun e Lartësuar. Por, kjo rrugë është shumë e gjatë dhe e mundishme. Njerëzit që kanë tendencë të jetojnë nën hijen e besimit dhe të udhëhiqen nga besimi ia vëndojnë detyrë vetes që të përpjeken në këtë rrugë. Kjo përpjekje kërkon mund dhe sakrificë. Diku tjetër kam përmendur vargjet e Mehmet Akif Ersoyt që kanë të bëjnë me përpjekjen. Ai thotë:"Kush thotë kam të drejtë të ekzistoj përjetësisht, E quan për detyrë të përpiqet e të punojë; Përpiqu, përpiqu se ekzistenca e përjetshme Fitohet si e drejtë me përpjekje!"( Fletët, Mehmet Akif Ersoy, Shkup, 2007, fq.319) O Allah na mundëso që të udhëhiqemi mbi baza të besimit në Ty. Na mundëso që të vdesim në rrugën Tënde. Nuk ka rrugë dhe udhëzim më të mirë se udhëzimi Yt. Nuk ka kënaqësi më të madhe për robin se arritja e kënaqësisë Tënde o i Madhi Mëshirues. Të lutem na streho nën hijen e besimit, bëni fitimtar të drejtit mbi të padrejtit, besimtarët mbi pabesimtarët. Amin! --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
