Demokracia higjienike në Maqedoni
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=584


*Shkruan: Hamdi NUHIJU*


Ndoshta nga titulli do të binim në kundërshtim me gjithë teoriticientët të
cilët gjejnë kahe dhe drejtime të cilat janë në favor të mendimit dhe idesë
së tyre. Por, në parim ekziston një tendencë e rikthimit të këtyre teorive
drejtë një përmase më të thellë ideologjike në Maqedoni. Jo qëllimisht u
përmend higjiena dhe divergjencat të cilat ekzistojnë rreth emërtimit të
koncepteve dhe principeve të ndryshme në këtë vend. Po vështruam rruzullin
tokësor këto ditët e fundit do të shihnim dështimin dhe mosreagimin e
demokracisë liberale në Gaza, ndërsa menjanimin e shpejt në Gjeorgji. Pasiqë
në rrafshin global demokracia po e luan rrolin e nënës për dikë dhe të
njerkës për dikë tjetër, këtu në Maqedoni nuk bën përjashtim ky deshifrim.
Në këto procese të rëndësishme të cilat po ndodhin në gadishullin Ballkanik,
Maqedonia kap një pjesë të madhe të vëmendjes publicistike. Propozimi i
presidentit Bamir Topi për zonën mini-shengen ishte një freski dhe befasi e
këndshme e cila nëse do të realizohej në praktik do të përfitonin të gjithë
shqiptarët e gadishullit Ballkanik në njërën anë, por edhe në anën tjetër
përfitime të majme matriale, strategjike dhe politike do të kishin edhe
maqedonët. Por të nxituar dhe të strehuar nën termin e demokracisë
higjienike disa parti shqiptare në Maqedoni reaguan me gjuhën e rrugaçërisë
politike në vend. Ata e shihnin me dyshim ose edhe shumë të parealizueshme
idenë e presidentit Topi pasiqë mesiguri se në këtë mënyrë kanë marrur edhe
direktivat prej faktorit të brendshëm maqedonas. Unë jam i bindur se
maqedonasit nuk do të pranonin një ide të këtillë, pasiqë i frikësohen këtij
zhvillimi dhe lëvizje të lirë të shqiptarëve, por me habiti reagimi i atyre
partive shqiptare të cilat deklarojnë në faza të caktuara diçka tjetër prej
asaj që në fakt janë.
Beteja e diplomacisë së Maqedonisë me diplomacinë e Greqisë në këtë
demokraci higjienike arriti deri në gjygjin ndërkombëtar të Hagës. Dy palët
duke kundërshtuar njëra-tjetrën dhe duke mos pranuar asnjë tolerim në lidhje
me kontestin shtetëror rreth emrit të Maqedonisë, betejat kanë vendosur që
ti zhvillojnë para gjygjit ndëkombëtar. Por, ç`është më tragjikja e gjitha
këtyre veprimeve politike në vend, se diplomacia e Maqedonisë në vend që ti
orientojë forcat drejtë zgjidhjes së kontestit të saj me Greqinë, ajo bënë
kalkulime dhe sondazhe të ndryshme rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe
presidenciale. U krijuan aleanca të reja në bllokun maqedonas, ndërsa në
bllokun shqiptar politik shohim vetëm konsolidimin e partisë së Imer
Selmanit , Demokracia e Re. Nëse Maqedonia do të synonte dhe synon kyçjen në
Unionin Evropian ajo nuk duhet që të veprojë drejtë arritjes së mbështetjes
së kandidatëve maqedonas për president shteti nga ana e partive shqiptare.
Në këtë rast, mendoj se partitë shqiptare duhet që të dalin të gjitha me një
kandidat të vetëm dhe të përshtatshëm për këtë post të rëndësishëm
shtetëror. Maqedonasit përmes politikave të tyre shoviniste e kanë sjellur
pozitën e shqiptarëve në atë nivel që të duket shumë larg president shteti
shqiptar në Maqedoni. Nëse do të ekzistonte demokraci e vërtet pluraliste në
këtë vend dhe jo e tillë higjienike, maqedonasit do të përkrahnin një
kandidat shqiptar për president shteti, ndërsa kryeministri i këtij vendi do
të ishte maqedonas. Edhe pse deri në mars ka edhe disa muaj, ne prap se prap
mund të mendojmë rreth opcioneve të ndryshme strategjike për arritjen e
këtij posti të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e Ballkanit e jo vetëm
të Maqedonisë. Por, përçarja e partive politike shqiptare në Maqedoni e ka
bërë të veten! Ata nuk janë në ujdi që në një protest të përbashkët të dalin
kundër dhunës serbe që ushtrohej ndaj ish-ushtarëve të UCPMB, e të mos
flasim që për çështje të këtilla strategjike të jenë unik. Përderisa janë në
një pozit të këtillë, atëherë shumë lehtë maqedonasit do të arrijnë deri tek
qëllimet dhe vizionet e tyre ortodokse në vend. Dikush mund të thotë se ata
kanë të drejt të veprojnë në këtë formë sepse janë shumicë në këtë vend dhe
se shumica duhet që të zgjedh udhëheqësin e vet mbi baza të shumicës. Nëse
Maqedonia deklarohet se është shtet laik dhe se ka pranuar demokracinë
liberale, atëherë shumicë në këtë vend mbi baza ideologjike dalin shqiptarët
sëbashku me turqit, sepse ekstremizmi ortodoks gjithmonë ka qenë prezent në
mesin e maqedonasve. Por, nga kjo ne kuptojmë se në këtë vend ende nuk janë
të aplikuara parimet e sakta të demokracisë liberale.
Maqedonia dhe Kosova para do ditësh nënshkruajtën një marrëveshje për
bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Ky është një hap i mirë për politikën
e Maqedonisë drejtë integrimit të saj fillimisht në Ballkan e mëpastaj edhe
në Unionin Evropian. Kriza e gazit e krijuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë e
cila ka kapluar tërë kontinentin e Evropës në mesin e të cilës edhe shtetin
e Maqedonisë. Në Kumanovë sistemi i gazifikimit është ndaluar dhe disa firma
të cilat lëndë djegëse kanë gazin kanë ndalur me prodhimtarinë. Ata presin
zgjidhjen e kontestit midis Rusisë dhe Ukrainës. Demokracia higjienike në
Maqedoni po hyn në vitin e saj të 18. Të shpresojmë se shumë shpejtë
Maqedonia do të kalojë prej demokracisë higjienike e drejtë demokracisë
liberale.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan