Selamun alejkum! Të nderuar forumistë! Më poshtë po ju sjell një tufë proverbash, të cilat mbase edhe i keni lexuar më parë, megjithatë po i (ri)sjell duke shpresuar të përfitojmë nga mësimet që nxjerrin ato, mësime këto që mund të shërbejnë si pikla uji për stërpikje, për të dalë nga gjumi, për të mos thënë letargjia, ata që akoma nuk janë zgjuar,... (m'u siç thotë vëllai ynë i nderuar Avni Tafili) "*Duke u gdhendur ndërgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalë tjetër s'ka!"*
*"Jemi duke parë realitetin e hidhur të njerëzimit, kurse në horizonte jemi duke parë flamurin e shpëtimit që valon në mes të shkretëtirës dhe një kullë llambe ndriçimi që u bën dritë atyreve që janë zhytur në kënetë"*. (Sejjid Kutub) *"Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur, kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia"* (Tagora) *"Feja islame është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë." *(?)** *"Jeta e padobishme është sikur vdekja e parakohshme."* (Gëte) *"Bota u ndryshua pas dërgimit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe duke iu falëndëruar atyre mësimeve madhështore, ashtu siç ndryshon klima, njerëzimi u transferua prej një stine e cila ishte e tëra me thatësi dhe vjeshtë, helm dhe nxehtësi, në një stinë e cila është e tëra pranverë, lule dhe kopshte nën të cilat rrjedhin lumenj, u ndryshuan natyrat e njerëzve, u ndriçuan zemrat me dritën e Zotit të tyre, kthimi tek Allahu (xhele shanuhu) mori përmasa të mëdha, njeriu njohu një oreks të ri të cilin nuk e kishte pasur zakon, shije të cilën nuk e kishte provuar dhe etje të cilën nuk e kishte njohur më parë" (*Ebul Hasel Ali en-Nedevijj)** *"Humbja e parave është gjë e lehtë; humbja e nderit është e rëndë; humbja e guximit është e pakompensueshme."* (Gëte) *"Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo edhe më shumë u ka hije budallenjve"* (Tolstoi) *"Fjalët tona do të qëndrojnë të vdekura, përderisa ne nuk vdesim për çështjen e tyre, që ato të mbesin të gjalla, në mesin e të gjallëve" (*Sejjid Kutub) *"O Allah, regjistro dashurinë time ndaj Teje. Në zemrën timë mbjelle dashurinë ndaj çdo gjëje që Ti e dashuron. Ma mundëso që të jem i përkushtuar ndaj Teje, të veproj vetëm atë që ti e dashuron"* (Tolstoi) -- www.altruisti.com - Rob i Mbretit të Qiejve dhe Tokës --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
