Myslimanët protestojnë: Jo karta identiteti pa shami 
                        Në Shqipëri nuk është pranuar që t'u bëhet foto për t'u 
pajisur me karta identiteti grave myslimane me shami koke. 
                        E enjte, 22 Janar 2009 13:18
                
                
                                                
Qeveria
sërish në konflikt me besimtarët myslimanë. Këtë radhë përplasja ka
ardhur për shkak të fotografive që duhet të bëjnë besimtaret myslimane
për kartat e identitetit. Pasi, ditën e djeshme, në gjendjet civile nuk
është pranuar që t'u bëhet foto për t'u pajisur me karta identiteti
grave myslimane me shami koke. Këshillat e xhamive të Tiranës, ditën e
djeshme kanë zhvilluar një takim dhe kanë kërkuar që qeveria të
parashikojë mënyrën sesi besimtaret myslimane, të cilat mbajnë shami,
do të fotografohen për t'u pajisur me kartat e identitetit. Kjo pasi
shamia është një detyrim fetar, dhe duhet të bëhet dallimi midis
shamisë së kokës dhe perçes, sepse ato nuk janë e njëjta gjë.
Gjithashtu, katër këshillat e xhamive të Tiranës kanë deklaruar se nëse
nuk do të ketë tolerancë në lidhje me këtë çështje, do të ketë
radikalizim të qëndrimeve të tyre, deri në protesta. 

Kjo
çështje ka shkaktuar reagime negative te punonjësit e gjendjes civile,
të cilët pa një udhëzim zyrtar, nuk kanë pranuar të fotografojnë
besimtaret me shami. Ndërkohë që qeveria pretendon se ligji për
pajisjen e kartave është bërë duke iu referuar standardeve evropiane,
drejtuesit e saj nuk kanë parashikuar rastet e tilla, duke shkelur
kështu të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t'u pajisur me
dokumente identifikimi. 

Një shtet tjetër evropian, me një
përqindje më të vogël të besimtarëve myslimanë, siç është Mbretëria e
Bashkuar, i ka parashikuar rastet në fjalë, madje në bashkëpunim dhe me
komunitetin musliman në këtë vend, është rënë dakord për mënyrën sesi
do të fotografohen gratë myslimane. Shqipëria, me rreth 70 për qind të
popullsisë myslimane, nuk i jep zgjidhje këtij problemi. Madje,
kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj, i cili ka dhe
kompetencën për të zgjidhur konfliktet e mundshme mes shtetit dhe
komuniteteve fetare, u shpreh qartë se,"është objekt i punës të atyre
që pajisin qytetarët me këtë dokument, të cilët janë të detyruar të
zbatojnë ligjin". 

Sipas komunitetit mysliman, qeveria nuk ka
nxjerrë asnjë kriter se si mund të pajisesh me këto karta identiteti.
Nuk është dhënë asnjë sqarim më parë sesi do të ishin fotot që do të
përdoreshin për këto karta. Por, ndërkohë, zëvendësministri Ferdinand
Poni, ka deklaruar se: "Personi duhet të dalë në fotografi i zbuluar
dhe fytyra duhet të jetë e plotë, pa buzëqeshje. Mbulimi i një pjese me
perçe mbulon një pjesë të elementëve të sigurimit".
/GazetaShqiptare/BalkanWeb/ 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan