Zgjohu

*http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=598*

*Shkruan: Minushe DAKU*

Befas u ngrita nga gjumi dhe zemren time kishte mberthyer nje mall qe
s'kishte te ngjare te kete ndodhur me pare, dhe...u ngrita hodha nje sy
matane....
Aq sa syri mund te shihte, dhe humba ne horizont....
Seç ndjeja nje boshatisje ne vehten time... dhe kete nuk e kuptoja, seq
ndjehesha i vetmuar...
Pasqyra s'me ka tradhtuar dhe sot, por ja tek shoh ca vrraga merzie ne
fytyren e buzeqeshur.
Nga t'ja filloj, te del nje fjale nga zemra dhe goja ....dhe une do isha me
i mbare..
zemra se mban dot, goja se shpreh dot, e mendja e mbarte dhe ta bej te
shprehur s'arrine dot...
Perplasem ne skajet e orendive, disi ende me flihet...dhe thuaja se endrrat
me dalin perpara syve si klipe muzikore, dhe.....me vije te qaj.
Kete se kuptoj ...por kam nje mall.
Ah nena ime sa te kam deshperuar!
Sa e sa here mundoje vehten qe te me mesoje edukaten, sjelljet, fjalet e
hijshme dhe respektin..,por une u bera i keq, s'te ndegjova.... ndihem i
marre, kujtoj fjalet e embla qe me mesonin Kur'an, fjale qe me benin te njoh
Krijuesin tim, Zotin tim,....Por seq me kishte marre pusi dhe tatepjeta, te
mira kerkova....te zeza gjeta...dhe tani thelle ndihem i zbrazet!
Moj bote lakmitare, me perbive ne terrin e zi, dhe mbeta vetem....atehere
kur mendova se jam i kompletuar...
Ehhhh nena ime.....ku mbeta deshira jote???
Ne enderr?
I dobet eshte zeri im, te ligeshta jane duart e mija, thuaja se vitet e
pleqerise kane renduar kurrizin tim...boshllek....dhe s'qendroj me....
Jete e tere ne boshllek, te gjitha jane te zbehura, asgje s'paska me kuptim,
pa nje deshmi...
Dhe marr guximin te nxjerr diq nga zemra, me vjen diq nga brendesia ..atakon
lukthin tim dhe une bertas...LA I LAHE ILALLAH ---MUHAMMEDEN RESULULLAH
dhe rrezohem pertoke, e shpirti liron energjine negative .
Uuuuhhhh
Sa lirshem marre fryme
Sa i kthjellet eshte sot mengjesi, shih sa embelsi ka...ndegjo si therret
ezani ...
Eeee moj bote
Sa shume te shkelin e sa pak ta dijne vleren,
Eee sa e sa te tjere ka si une ne kete jete..por une pendohem, shehadetin e
femijerise se ngelur e perserita, u pendova...dy lote u rrezuan ne faqet
burrerore dhe tash shpresoj NE MESHIREN TEND ZOT!
Trazojuni o ju zemer bosh se shehadeti te ploteson e zemren ta qeteson,
mendjen ta kthjellon..trupin t'a forcon , e me se shumti me Allahun te
ofron.
Kthjelle dhe ti mengjesin tend, mos e burgos zemren tende se do i mbetesh
borxh.
ZGJOHU

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan