Mè jep dritè o Zot!
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=601


*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Njeriu qè èshtè nè kèrkim tè rehatisè dhe kènaqèsisè sè brendshme, gjenè
forma dhe mènyra tè tij se si tè arrijè deri tek kèto kènaqèsi dhe rehati tè
cilat janè tè papèrshkrueshme dhe tè cilat tejkalojnè mentalitetin e
shpirtit tè tij. Pèrderisa kalojnè nè njè fazè tè kètillè, kèto ndjenja
duhet qè tè tubohen nè zemrèn e njeriut qè èshtè njè mbledhès i kèndshèm dhe
njè yvertirè e bindjeve tona tè jetuara dhe tè theksuara karshi laramanisè
sè jetès sè tij. Ai gjithmonè ka nevojè qè tè gjejè rrugèn e cila i ndricon
qiejt e mendjes dhe zemrès sè tij. Ai asnjèherè nuk guxon qè tè jetojè nè
suazat e emancipimit dogmatik dhe tè harrojè dashurinè e Allahut tè
Plotèfuqishèm. E kur njeriu harron dashurinè e Allahut, ai hudhet nè botèn e
hutimit dhe mangèsisè sè kèsaj mèshire dhe dashurie Hyjnore. Kalon jetèn e
tij nè trans dhe zhdukè tè gjitha vlerat e shpirtit tè tij pèrmes harxhimit
tè kètyre ndjenjave nè kètè rrugè e cila èshtè pambarim. Jeta e tij
harxhohet sikur oksigjeni nè njè ambient tè papastèr ose edhe nè masè tè
shfrytèzimit tè saj. Ajo ka nevojè pèr njeriun qè tè bindet dhe tè bind tè
tjerèt se rruga e shpètimit èshtè e vetmja ajo qè na urdhnon Allahu dhe jo
tjetèrkush pos Tij. Pèrderisa ne gjejmè dhe kèrkojmè shpètimin nè disa kahe
ose drejtime tjera tè cilat janè nè kundèrshtim me komplet njerèzimin,
pèrderisa ne jetojmè nè suazat e ideologjisè sè frikès dhe jo tè bindjes, ne
domosdo qè do tè jemi vokabular tè zhytur thellè nè oqeanet e degjenerimit.
*Ibn Abasi r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. pasi kishte dègjuar
ezanin, kishte dalè pèr nè namaz duke thènè:" O Zoti im, mè jep dritè nè
zemrèn time, mè jep dritè nè gjuhèn time, mè jep dritè nè tè dègjuarit tim,
nè tè parèt e mi, mè jep dritè nga para dhe nga prapa, o Zoti im, mè jep
dritè."( Arti i dhikrit dhe i lutjeve tè Pejgamberit tè fundit, Muhamed
Gazali, Shkup, 2008, fq.39)*
Mè i dashuri nè mesin e krijesave, njeriu i cili ishte dhe èshtè i mbrojtur
prej cdo mèkati, ai nuk ishte jofalèminderues, por kishte nevojè qè tè
kèrkojè prej Zotit tè tij dhe aspak tè mos turpèrohet prej kèrkimit. Kèrko o
njeri prej Atij qè èshtè nè qiell, qè ka krijuar botèt dhe qè tè ka
mundèsuar ti tè frymosh dhe jetosh jetèn tènde tè lirè. Kèrko prej Zotit tè
Plotèfuqishèm se padyshim Ai èshtè plotèsuesi dhe realizuesi i premtimeve.
Parashtrojmè pyetjen e thjeshtè pèr cfarè drite kishte nevojè Resulullahi
s.a.v.s., kur e dimè tè gjithè se ai èshtè i dèrguar i Zotit qè ka ardhur
pèr tè ftuar njerèzimin prej errèsirave tè shumta nè dritèn e vetme.
Nè vazhdim do tè vèshtrojmè nè pika tè shkurtèra kètè hadith tè Resulullahit
s.a.v.s:
*a) O Zoti im mè jep dritè nè zemrèn time... *Kèshtu tha nè fillim tè
hadithit tè tij Resulullahi s.a.v.s Njeriu duhet tè ketè njè zemèr tè pastèr
e cila pranon vetèm pastèrtinè dhe duhet tè jetè e ndricuar me besim. Nuk ka
dyshim se imani ose besimi èshtè dritè ose nur pèr zemrat e njerèzve tè
cilèt e pranojnè atè. Sipas koncensusit tè dijetarève musliman vendi i
imanit tè njeriut èshtè nè zemèr dhe prej aty reflekton edhe nè pjesèt tjera
tè trupit tè tij. Nèse ne kujdesemi qè tè kemi njè zemer me nurin e Allahut
ose dritèn e Tij, atèherè do tè kemi njè trup dhe shpirt me kètè nur ose
dritè. Pèrderisa ne nuk kujdesemi fare pèr zemrèn tonè dhe e lèmè qè ta
pushtojè djalli i mallkuar pèrmes metodave tè ndryshme sic janè muzika,
filmi e arti i degjeneruar, atèherè ne do tè kemi njè zemèr e cila èshtè e
fshehur nè errèsira tè shumta dhe padyshim edhe jeta jonè e pèrditshme do tè
jetè njè jetè e mbuluar nè suaza tè celulave tè lèvizjeve tè djallit tè
mallkuar.
*b) Mè jep dritè nè gjuhèn time...* Gjuha jonè duhet tè jetè e pastèrt dhe
gjithmonè duhet tè pèrkujdeset qè prej saj tè dalè vetèm pastèr dhe jo
cfarèdollojè ndytèsire qè nxjerr gjuha e njerèzve tè caktuar. Pèrmes gjuhès
ne duhet qè tè thèrrasim njerèzit nè dritèn e Allahut dhe jo ti largojmè
prej kèsaj drite, sepse nèse i largojmè atèherè pèrmes gjuhès tonè nuk
flasim ne po flet djalli i mallkuar. Shkak i shumè pèrcarjeve dhe i
trazirave tè mèdha nè rruzullin tokèsor ka qenè mosfrenimi i gjuhès sè disa
njerèzve tè caktuar. Njerèzit shumè lehtè gabojnè pèrmes fjalève tè tepèrta
qè nxjerrin prej gjuhès sè tyre, edhe harrojnè qè tè pèrmendin Allahun mu nè
ato momente kur duhet mè sè shumti tè pèrmendet Ai. Gjuha èshtè bèrè shkak i
bashkimit tè zemrave nè rrugèn e Allahut, prandaj kjo gjuhè ka dritèn e
Allahut xh.sh. Njerèzit tè cilèt flasin me gjuhèn e zemrave e qè janè tè
mbuluara kèto zemra me dritèn e Allahut, padyshim se korrjet ose rezultatet
do tè jenè shumè tè dobishme pèr tèrè shoqèrinè njerèzore.
*c) Mè jep dritè nè tè dègjuarit e mi...* Veshi i njerèzve tè sinqert qè
besojnè Allahun xh.sh. nuk guxon qè tè dègjojè thashethème dhe qè tè dègjojè
zèra coroditès tè filmave pornografik, e tè muzikès coroditèse. Ne kèrkojmè
qè tè dègjuarit tonè tè jetè i stolisur dhe i mbrojtur me dritèn e Allahut
dhe nuk kèrkojmè qè tè lihet nè stuhitè e kohès e kèshtu me tè mè lehtè tè
arrijè deri tek synimet e veta djalli i mallkuar. Ne duhet qè tè dègjuarit
tonè ta orientojmè drejtè hallallit, drejtè fjalès sè Allahut, drejtè
dègjimit tè ndonjè kèshille qè na mèson se si tè pèrmirèsohemi dhe tè nxisim
tè tjerèt tè pèrmirèsohen. E asesi tè dègjuarit tonè nuk guxojmè qè tia
lèshojmè frerèt dhe tè na ngecè jeta jonè nè mes corodisè dhe habisè sè
ndryshimit pèr tè mirè.
*d) Mè jep dritè nè tè parèt e mi.... *E cka duhet tè shikojè syri jonè
pèrvec asaj tè cilèn e ka lejuar Allahu xh.sh. qè tè shikohet? Sa ne jemi tè
kujdesshèm qè sytè tanè tè shohin vetèm tè lejuarèn dhe tè mirèn e asesi tè
ndaluarèn dhe atè qè na con nè prishje tè moralit tonè dhe tè moralit tè
shoqèrisè njerèzore? Tè parèt tonè duhet tè stoliset me dritèn e Allahut qè
gjithmonè ne duhet tè shohim me atè dritè gjèrat dhe nè atè frymè edhe ti
perceptojmè. Nuk guxojmè qè tè dalim jashtè kèsaj drite e cila èshtè jetè
pèr jetèn e shpirtit tonè. Syri èshtè djepi ose mjeti mè i rrezikshèm pèrmes
tè cilit arrihet nè rrugèn e gabuar. Nèse ruajmè sytè e shpirtit, trupit dhe
zemrès, ne padyshim do tè kemi njè jetè tè ndershme dhe tamam islame ashtu
sic kèrkon Allahu i Plotèfuqishèm nga ne.
*dh) Mè jep dritè nga para dhe nga prapa... *Resulullahi s.a.v.s. kèrkoi
prej Allahut xh.sh. kètè gjè, pasiqè djalli i mallkuar ishte betuar se do ti
bèjè dème dhe sulme tè ndryshme njeriut nga para dhe nga prapa. Sulmet e
djallit tè mallkuar janè nga mè tè ndryshmet dhe mè tè cuditshmet tè cilat
njeriu nuk mund ti paramendojè. Por, njeriu duhet gjithmonè tè jetè i
kujdesshèm dhe tè mos ecè nè errèsirèn tè cilèn ia servon djalli i mallkuar,
por tè kèrkojè dritèn e Allahut prej para dhe nga prapa. Kur njerèzit bien
nè kurthat e djallit tè mallkuar, atèherè ata zhgènjehen nga jeta e kèsaj
bote ose edhe kèrkojnè qè pèrgjithmonè tè jetojnè nè kètè botè duke e
harruar pèrhershmèrinè nè Ahiret. Por, ata qè kèrkojnè ndricimin e Allahut,
do tè jetojnè tè lumtur edhe nè kètè botè, por edhe nè pèrhershmèri.
*e) O Zot, mè jep dritè...* Drita e Allahut nè kohè errèsirash tè djallit
èshtè mè e rèndèsishme se ajri tè cilin e thithim dhe se uji tè cilin e
pijmè. Njeriu gjithmonè ka nevojè pèr dritèn e Allahut pasiqè gjithmonè
rrezikohet prej errèsirave nè tè cilat fton djalli i mallkuar. Besimtarèt e
dijnè shumè mirè se nuk mund qè tè fitojnè xhennetet e Allahut xh.sh. pa u
sprovuar nè kètè botè. Prandaj, po kèto besimtar kanè nevojè qè tè kèrkojnè
vazhdimisht dritèn e Allahut e qè tè jetojnè jetèn e tyre nè kètè dritè e jo
nè kèto errèsira qè janè dukshèm kurtha tè djallit tè mallkuar. Fitorja e
besimtarève èshtè afèr! Agimi i kètij gjumi njèshekullor po troket nè dyert
tona. O Zot na mundèso qè tè jemi pjesèmarrès nè agimin e kètij gjumi. Amin!

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan