" PENDIMI ";  Guxim per te njohur gabimin 
 
  Pendimi nuk eshte shenje dobesie, pendimi nenkupton guxim per te njohur 
gabimin si dhe vullnetin per tu rikthyer ne rrugen e drejt.  
  Pendimi eshte nje ndjenje ne zemer e cila te ben te braktisesh diçka qe ke 
vepruar deri tani dhe te fillosh ti kthehesh rruges se Zotit te Madheruar. 
 
  Sipas islamit njeriu natyrisht siç eshte i perkushtuar per te kryer vepra te 
mira, njashtu eshte i prirur edhe per te kryer vepra te liga. Ai ashtu siç nuk 
eshte i natyres engjulore nuk eshte as i asaj djallezore. Ne kete gjendje, si 
njeri; gjithkush nga ne eshte e mundur qe ndonjehere t'i shkel kufijt e 
vendosur nga ana e Zotit dhe eshte rrezik qe te bie ne mekate. 
  Me deshire dhe plot vetedije nese shperfillen vlerat fetare (si namazi, 
agjerimi...mbulesa,etj.) tek njeriu demton anen shpirterore dhe zbehe 
marredhenjet mes krijeses dhe Krijuesit. 
  Gjerat qe e largojne njeriun nga Allahu, si "mekatet" apo "veprat e ulta" 
kryhen-realizohen si rezultat i paditurise dhe defrimeve te shkurta, pakta dhe 
kaluese. Dhe kjo jep si rezultat nje karakter te dobet tek individi. 
 
  Urrejtja, armiqesia, pangopshmeria, frika, zilia, mendjemadhesia, mburrja, 
perqeshja, mizoria, defrimi, dashuria per zbavitje-argetim te shfrenuar dhe te 
njejta si keto, nese zejne vend tek nje njeri, nga ai ngritet aftesia e 
konceptimit dhe analizes se drejt te ngjarjeve apo situates. Keto, dhe te 
ngjashme si keto prirje, behen penges per tu perballur me te verteten si dhe te 
gjindesh ne pune te hajrit. Dhe ne fund verberohet zemra dhe erresohet 
ndergjegja. Dhe ashtu siç zbehen marredhenjet me Allahun, njashtu zbehen edhe 
me njerezit e gjallesat tjera. 
 
  Perderisa qendrohet larg keqberesise, haramit e mekatit, forcohet 
personaliteti si dhe shtohen aftesite e ekuilibrit dhe harmonise. 
 Pastrimi shpirtror arrihet vetem me ane te edukimit (permiresimit) te 
personalitetit(karakterit)  
 Ai i cili e edukon nefsin e tij, vie deri ne nje grade te larte dhe keshtu 
arrine lumturine e vertete..."Pasha njeriun dhe Ate qe e krijoi ate. Dhe ia 
mesoi cilat jane te keqiat dhe te mirat e Tij. Pra ka shpetur ai qe e pastroi 
veten. E ka deshtuar ai qe e poshtroi vetveten." (Esh-Shems: 7-10) 
 Pendimi eshte ushqimi me i rendesishem qe ushqen dhe zhvillon jeten fetare tek 
nje musliman. Pendimi eshte nje lindje e re per shpirtin dhe trupin e njeriut, 
sepse ngritja e anes shipirterore dhe zhvillimi i saj arrihet vetem me 
tevbe-pendim. 
 
  Nga vet fakti siç ndotet ambienti dhe trupi i njeriut, ashtu ndotet edhe jeta 
e brendshme shpirterore e tij. Lirisht mund te themi se prej piksynimeve me te 
rendesishme te fejes islame eshte pastrimi ne te gjitha sferat; pra si ne 
aspektin fizik, ambientor, njashtu edhe ne ate shpirteror. Muslimani gjithnje 
eshte ne perpjekje ta konstruktoj jeten e tij ne pajtim me ligjet e Krijuesit, 
te jet sa me larg mekateve dhe te formoj nje rreth te paster, sepse Allahu i 
don te pastertit...".aty ka bura qe deshirojne te pastrohen mire, e Allahu i 
don te pastrit." (Et-Tevbe:108)  
 
  Synimi i fejes eshte qe njeriun ta mesoj-edukoj, e jo ta denoj. 
 Perderisa meshira e Zotit ka perfshire gjithçka, denimi i tij eshte caktuar 
vetem per nje numer te kufizuar...".Ai(Zoti) tha: denimi im eshte ai me te 
cilin godas cilin dua, e meshira ime ka perfshire secilin send. Ate (meshire) 
do ta caktoj per ata te cilet ruhen (mekateve) e japin zekatin dhe per ate qe 
argumentet tona besojne." (El-A'rafe: 156) 
 Per kete arsye Allahu ia ka mundesuar roberve te Tij qe çdo here te mund t'i 
kthehen Krijuesit dhe ta permiresojne veten e tyre. 
 Te pendohesh pas veprimit te nje mekati me vetedije apo pa vetedije qoft ai, 
te kerkosh ndjes, te falur, si dhe te insistosh qe te mos kthehesh ne te 
njejtin gabim, kjo eshte baza e pendimit. 
Pendimi njashtu konsiderohet edhe adhurim, sepse njeriun e afron tek Allahu, 
lidhjet me fejen forcohen si dhe i hapen dyert per nje jete me te pershtatshme. 
 
 
 
Pendimin percille me nje veper te mire 
 
 Pas pendimit eshte kusht qe te percillet me vepra te mira. 
Per ta kuptuar me mire percjelljen e pendimit me vepra te mira po permendim 
disa raste qe kane ndodhur gjat historise. 
 Nje here shkon nje njeri prane Pejgamberit a.s. dhe i qane hallin e tij per 
mekatet qe i ka bere dhe e pyet se a ka pendim per mua? Pejgamberi a.s. e pyet; 
a e ke gjalle nenen. Njeriu ia kthen duke i thene: Jo. Atehre Pejgamberi a.s. e 
pyet per tezen duke i thene se ajo zevendeson nenen Njeriu ia kthen: Po, o i 
Derguari i Allahut, ajo eshte gjalle. Atehere beji mire tezes, kujdesu per te. 
 Po ashtu ne lidhje me veprat kemi edhe rastin e Bilalit r.a. ku pas çdo 
marrjeje te abdestit fal dy rekate namaz (nafile-vullnetar), dhe kur e pyet 
Pejgamberi a.s.: O Bilal çfar vepron ti me teper se te tjeret, pasi qe po e 
ndegjoj zhurmen e nallaneve tua ne Xhennet? O i Derguari i Allahut une nuk di 
qe bej ndonje veper me teper nga te tjeret, perveç se pas çdo abdesti fali dy 
rekate namaz (vullnetar), ia kthen Bilali r.a. 
 
  Nuk duhet harruar se ata qe pendohen per veprat e bera Allahu i shpeton nga 
çdo shqetsim dhe atyre i ofron shume miresi... Nje here shkojne kater veta tek 
Hasan Basriu dhe i ankohen per brengat e tyre: njeri prej tyre i ankohet per 
thatsine, tjetri per varferine, tjetri per femijet dhe i fundit per 
furnizimin-bereqetin. Hasan Basriu qe te gjithve i jep te njejten keshille: 
>Pendohuni tek Allahu sinqerisht dhe beni pune te mira.<  Me pastaj te 
pranishmit iu drejtuan Hasan Basriut duke i thene se ata kishin brenga te 
ndryshme, kurse ti iu dhe te njejten keshille! Atehere Hasan Basriu ia 
perkujtoj kete ajet:. "Une u thash; kerkoni falje Zotit tuaj, se Ai vertet fale 
shume. Ai ju leshon nga qielli shi me bollek, ju shumon pasurine dhe femijet, 
ju ben te keni kopshte dhe ju jep lumenj." (En-Nuh: 10-12) 
 
  Kushtet me te rendesishme te pendimit jane sinqeriteti dhe perzemersia. Ai i 
cili e prish vazhdimisht pendimin eshte bere loje e shejtanit...".Premtimi i 
Allahut (per sevab apo denim) eshte i sigurt, pra te mos ju mashtroj jeta e 
kesaj bote dhe te mos ju mashtroj ndaj Allahut djalli mashtrues." (Llukman: 33) 
  Ne anen tjeter tevbeja e sinqert eshte shkak i lumturise se kesaj dhe botes 
tjeter..."Perveç atij qe eshte penduar dhe ka bere veper te mire, te tilleve 
Allahu te keqiat ua shendrron ne te mira. Allahu eshte meshirues, ndaj Ai fal 
shume." (El-Furkan: 70) 
 
 
 
  Pendimi eshte te ndjesh afersine e Zotit. 
 
 Te gjithe ne bejme mekate dhe duhet te pendohemi per to, te medha qofshin apo 
te vogla. 
 Valle a nuk eshte gjynah i madh te vanosh namazin dhe ta bashkangjitesh me 
namazin e rradhes! Pejgamberi a.s. thote: Kush i bashkon dy namaze pa pasur 
shkak, ka hapur nje nga portet e gjynaheve te medha. Zoti ne Ku'ranin Famelart 
thot : ".Te mjeret ata qe falen te shkujdesur." (Maun: 4-5) Ibnu Abbasi rreth 
komentit te fjales "te shkujdesur" thote qe ata faleshin, por e vononin namazin 
deri  sa vinte koha e namazit tjeter. 
 
 Ata qe ofendojne njeri tjetrin duke e share nga babai apo nena kane bere 
gjynahe nga te medhenjet. Pejgamberi .a.s. thot : Nga gjynahet me te medha 
eshte te shaj ndokush babane dhe nenen e vet. Shoket e pyeten si ka mundesi 
dikush t'i shaj prinderit e vet. Pejgamberi a.s. ua ktheu: Shane nenen dhe 
babane e nje tjetri dhe ai ia kthen ketij. 
  Nga gjynahet e medha jane edhe gjerat qe te çojne drejt imoralitetit. Ai qe 
shikon ne televizor apo internet gjera te pista, ka hyre ne rrugen e 
imoraliteit. 
  Ne kemi nevoj qe te pendohemi jo vetem per gjynahet e medha, por edhe per ato 
te voglat. Valle sa cigare pihen ne dite nga muslimanet! Sa muslimane dalin çdo 
dite te pa mbuluara, valle sa gjynahe u shkruhen çdo dite atyre?! Sa here ne 
dite i pergojojme te tjeret! A nuk kemi nevoj atehere te pendohemi edhe per 
keto!? 
 
  Valle a e mbajm mend heren e fundit kur na kane rrjedhe lotet nga syte kur 
kemi perkujtuar Zotin ? A e kujtojme heren e fundit kur kemi rene ne sexhde me 
zemer te perkushtuar ndaj Tij? Shumica prej neve falemi thjesht vetem me trup, 
pa e ndjere ne zemer. 
  Zoti na ka dhene zemren qe ta duam Ate , kurse zemra yne qysh kur fillon te 
ndjeje dashuron krijesat. Mendja jone qysh kur fillon te mendoje, mendon si te 
beje gjynahe, si te marri pasurine haram etj. Ne kemi nevoje te pendohemi edhe 
per shume gjynahe qe kemi bere para shum viteve qe ndoshta i kemi harruar tani. 
Mirepo Allahu na perkujton nepermes Kur'anit Fisnik "Allahu i ka shenuar 
(gjynahet) edhe pse i kane harruar ata (njerezit)." (Muxhadele: 6) 
 
  Qe te te falet nje gjynah, duhet te pendohesh per te dhe ta lesh ate per hire 
te Zotit. Nese dikush ka qene imoral apo ka perdore alkoolin dhe me pas i lene 
keto vese te ulta, jo per hire te Zotit  por nga frika se mos merr ndonje 
semundje, apo sepse tani eshte martuar, ketij nuk i falen deri sa te pendohet 
dhe te i le ato per hire te Zotit. 
  Zoti i Madheruar thote ne Kur'an: 
" Dhe do te vihet libri (i veprave) ku do te shihen gjynahqaret te frikesuar 
nga shenimet qe jane ne te dhe do te thone; te mjeret ne, ç'qenka ky liber qe 
nuk ka lene (gjynah) te vogel e as te madh pa e permendur! Dhe veprat e tyre do 
t'i gjejne te pranishme, pasi Zoti nuk i ben padrejtesi askujt." (Kehf: 49) 
 " Diten kur secili te shohe para vetes te mirat qe ka bere dhe te keqiat, 
atehere do te deshironte qe mes tij e veprave te keqia te kish nje largesi te 
madhe." (Ali-Imran: 30)  
 
 Tani mos thuaj se kam mbaruar dhe nuk ka me kthim per mua, mu tani eshte koha 
qe t'i kthehesh Zotit tend. Pendohu tani, para se te vije Dita e Kijametit ku 
do te deshirosh te pendohesh, por nuk do te mundesh. Dhe mos harro se pendimi 
eshte diçka qe Zoti i Madheruar e pelqen dhe ka urdheruar per te. 
" Thuaj: O roberit e Mi qe e keni ngarkuar veten me shume gjynahe, mos e humbni 
shpresen ndaj meshires se Allahut, pasi Ai fale te gjitha gjynahet, Ai eshte 
Fales dhe Meshirues." (Zumer: 53) 
" Zoti i don ata qe pendohen dhe ata qe jane te paster." (Bekare: 222) 
 
 
Pergatiti: Biblioteka islame 
                      IKRE  
                  Terrnave
_________________________________________________________________
Hol dir 30 kostenlose Emoticons für deinen Windows Live Messenger
http://www.livemessenger-emoticons.com/funfamily/de-at/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan