Tevbeja –Istigfari
(pendimi dhe kërkimi i faljes se mekateve)
O besimtarë!Pendohuni tek All-llahu me senqiritet te thellë(Tahrim-8)
Të gjithë dijetaret islam janë te një mendimi se tevbeja (pendimi dhe
lenia braktisja e mekateve është obligim i fortë islam(vaxhib): Nëse
mekati ka të bëje vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejten e
ndonjë njeriu ,atëherë pendimi ka tre kushte :
1)Që menjeher te largohet nga mekati
2)Që me zemër të bëhet pendimi për kryerjen e tij (mekatit)
3)Që paluhatshëm tëvendoset që asnjeher ti kthehet te njejtit mekat.
Nese mungon ndonjeri prej ketyre kushteve ,ateherë pendimi nuk eshte i
vlefshem.
Nese mekati kate beje me ndonje njeri ateher pendimi ka kater
kushte ,tre kushtet e lartshenuara ,dhe i katerti borxhin tija kthej
atij qe i ka borxh.
Pendimi duhet te behet per te gjitha mekatet.Nese pendimi behet vetem
per disa mekate ,ai eshte i pavlefshem,dhe i falen ato mekate ,por
tjerat i mbesin pa i u fal.
Mekatet qe duhet bere pa tjeter tevbe jane:shirku, kufri,
munafikllaku, zinaja, pirja e alkoholit ,luajtja bixhoz etj.keto jan
nder mekatet mete medha.
Vertet eshte shum let te bejm mekat ,por eshte shum veshtir me marr
nje hap per tu larguar nga mekati ,por jo edhe per ata qe e besojn All-
llahun ,jo per ata qe iu vie turp nga All-llahu se qka kan bere,jo per
ata qe deshirojn te hyjn ne xhennet,jo per ata qe kur i kujtojn
mekatet e veta ju mbushen syt me lot.
Nuk eshte turp te besh tevbe , turp eshte te krenohesh me mekatin
tend.
I lutem te gjithe atyre qe kan bere ndonje mekat let pendohen te All-
llahu para se tiu vie vdekja sepse kur ti vie momenti i vdekjes me nuk
pranohet pendimi sepse eshte teper von.
Nga ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-hatab percillet se i
Derguari i All-llahut ka thene : “Vertet All-llahu i gjithfuqishem e
pranon pendimin e robit te vet deri ne gargaren e fundit(deri ne
frymen e tij te
fundit )
Valle a do te presim deri ne mometin e fundit qe te pendohemi para
All-llahut tone?
All-llahu eshte shum i Meshirshem,Ai nuk ka deshir qe ne te vdesim si
mekatar.
Le ta dine te gjithe ata qe pendohen se All-llahu gzohet shum kur robi
i tij pendohet.All-llahu eshte i Meshirshem per robin e vet ,edhe pse
ai(robi ) e ka hidheruar,meshira e All-llahut e mbulon zemrimin e Tij.
Ebu hamza Enes ibni Malik El ensarij r.a ,sherbetor i te Derguarit te
All-llahut thote se Pejgamberi a.s ka then:”All-llahu me teper gezohet
per pendimin e robit vet sesa qe do te gezohej ndonjeri prej jush kur
do ta gjente deven e humbur ne shkretetir pa uj dhe fryte.
Per fund do tiu lutem prap te gjitha motrave muslimane dhe vllezerve
musliman pendohuni para se te vie dita e fundi kur as kush nuk mund ti
ndihmoj as kujt ,pendohuni se vertet All-llahu i do ata qe
pendohen ,ju lutem mos u krenoni me mekatet tuaja por duhet te ndiheni
keq te pakten .Por mos ngurro jepja vetes pak koh te lir pendohu
sinqerisht te All-llahu do ta shohesh qe ke per tu ndier mir.
Pejgamberi a.s ka then ne nje hadith:O njerz ,drejtohuni All-llahut me
tevbe edhe kerkim falje ,edhe une i bej tevbe All-llahut njeqind here
ne dite.
Kjo eshte vetem nje keshill e imja .vetem po ua perkujtoj nese keni
harruar (te pendoheni) .As kujt nuk i drejtohem para se ti drejtohem
vetvetes .nga Sh.L
O Allah me fal nese harroj dhe gaboj . Amin
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---