Shkarkohet drejtori që pengoi nxënësen me shami t’i vijoj mësimet 
Lajmin për shkarkimin e drejtorit Latif Ismaili e kanë konfirmuar zyrtarë të 
komunës së Tetovës.
E enjte, 29 Janar 2009 21:18

Në një seancë të jashtëzakonshme të thirur me këtë rast nga ana e kryetarit të 
komunës Hazbi Lika është shkarkuar drejtori i shkollës së mesme ekonomike "8 
Shtatori" në Tetovë Latif Ismaili. Lajmin për shkarkimin e Ismailit e kanë 
konfirmuar zyrtarë të komunës së Tetovës. Një ditë pas bërjes publike të lajmit 
se drejtori i shkollës së mesme ekonomike "8 Shtatori" Latif Ismaili i ka 
ndaluar nxëneses Kaltrina Etemi që të vijojmë mësimin me mbulesë, kanë arritur 
edhe reagimet e para nga institucionet fetare. Kështu që përmes një reagimi 
imamët e Tetovës dhe këshillat e xhamive në mbledhjen e së enjtes kanë reaguar 
ashpër për marrjen e së drejtës për vijimin e mësimit të nxënëses Kaltrina 
Etemi në shkollën e mesme ekonomike nga ana e drejtorit Latif Ismaili. "Ne 
imamët dhe mbarë shoqëria civile në Tetovë reagojmë ashpër ndaj këtij akto jo 
human dhe jo njerëzor sepse ky akt bie ndesh me të gjitha aktet, liritë dhe të 
drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me të cilën 
lejohet mbajtja e shamisë edhe në dokumentete identifikimit.Sa apër informatë 
në shtetet perendimore ku muslimanët janë emigrant e nuk janë vendas u njihet 
kjo e drejtë, atëherë si mundet të ju merret kjo e drejtë muslimanëve autokton 
të cilët bëjnë gjysmën e popullsisë në Maqedoni. Andaj ju lutna mos hapni një 
problem pa nevojë se kemi shumë probleme tjera pa zgjidhur", thuhet në reagimin 
e nënshkruar nga imamët e xhamive të Tetovës. Në reagim rikujtohet se drejtori 
Latif Ismaili vite me radhë ka qenë anëtar i muftinisë së Tetovës. Me këtë rast 
ka reaguar edhe Forumi Rinor Islam. /tv koha tetove/ 
_________________________________________________________________
Hotmail® goes where you go. On a PC, on the Web, on your phone. 
http://www.windowslive-hotmail.com/learnmore/versatility.aspx#mobile?ocid=TXT_TAGHM_WL_HM_versatility_121208
 
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan