HUTBE - www.sllatina.net 
------------------------------------------------
THIRRJA NË BESIM - NË NJË ZOT



Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe
ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes
dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon
nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç
All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar
i Tij. 

"O
ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni,
pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)

"O
ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo
krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni
frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu
është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) 

"O
ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu)
ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." 
(El-Ahzab:70:71)

Thënia më e
vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i
Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të
shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo
lajthitje çon në zjarr...



Vëllezër të nderuar.



Të gjithë pejgamberët e Allahut i thirrën njerëzit dhe i udhëzuan në besim në
Një Zot të vetëm. Besimi në një Zot ka qenë baza e të gjitha shpalljeve prej
fillimit dmth të gjithë profetët prej Ademit a.s. e deri te Muhammedi a.s.
thirrën në fjalën’’La ilahe il-lAllah’’.

Kur’ani
vazhdimisht thekson dhe lajmëron se prezenca e Zotit kjartë manifestohet në
proceset, shfaqjet  dhe në të gjitha llojet e dukurive. Në surën Junus,
Allahu i Madhëruar thotë: 

’’Thuaj, vështroni me vëmendje çka ka në qiej dhe në tokë’’, 

’’Edhe
në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah
e shihni?’ (Dharijat 20-21)

’’Ne
do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe
në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A
nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?’’ (Fussilet 53)

"Udhëtoni
nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën
tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.’’ 
(Ankebut
20)

Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës
në lundrimin e anijes nëpër dete, që sjell dobi për njerëzit, në atë shi që
lëshon Allahu prej së larti e me të ngjallë tokën pas vdekjes së saj dhe
përhapë në të nga çdo lloj të gjallesave, në qarkullimin e erërave dhe reve të
nënshtruara në mes qiellit dhe tokës, ka argumente për ata që mendojnë.

Sipas kësaj
që thotë Kur’ani e gjithë ajo që ekziston vërteton prezencën dhe ekzistimin e
Qenjës absolute. Megjithatë them se atë duhet pasur parasysh mundësitë tona të
kufizuara njohëse, nuk mund ta përcaktojnë qenësisht. Atë e ndiejmë, e shohim
qartë prezencën e Tij duke u manifestuar në forma të ndryshme, por në esencë
nuk mund të përcaktojmë identitetin e Tij.

Muhammedi
a.s. pa kurrfarë dyshimi na tërheq vëmendjen në pamundësinë tonë për ta njohur
Atë  dhe tha: ’’Mos u thelloni të kuptoni ecensën e Qenjës së Zotit se
lehtë mund të lajthitni’’. Më mirë thellohuni të kuptoni veprat e Tij’’.

Besimi në
Zotin nuk është vetëm njohuri e thjeshtë. Të besosh Zotin do të thotë të
pranosh, të përvetësosh me sjellje të caktuar. Nuk do të thotë vetëm të di, por
edhe të dëshirosh, nuk do të thotë vetëm të njohësh por edhe të pranosh. 

Besimi i
cili mbetet vetëm në zemër si ndërdije si njohuri e nuk e gjen vendin e vet në
zemër e shpirte si dëshirë dhe aksion, me të vërtetë është besim i gabuar.
Besimi në Zotin i cili nuk të orienton dhe nuk të aktivizon në luftë për të
mirën, për të bukurën dhe të dobishmen, i cili nuk të fisnikëron dhe humanizon
shpirtin, në zemrën e njeriut është besim i gabuar, i rrejshëm, i zbrazët dhe
hipokrit (dyfytyrësh). Për besimtarin Zoti është autoriteti më i lartë moral,
burim i vlerave shpirtërore, morale, etike, burim i tërë asaj që është e mirë,
fisnike dhe ngritur. Besimi në Zotin nënkupton pranimin e Tij për autoritet më
të madh dhe përvetësimin e disiplinave të caktuara dhe sjelljeve të caktuara.
Vet fjala ISLAM nënkupton këtë pranim, nënshtrim dhe përulje dëshirës së
Allahut.

Nënshtruarja
dëshirës së Allahut xh.sh., që është themel i besimit nënkupton vënjen e vetës
në veprim të rendit, të natyrës së gjërave që Kur’ani i quan Sunnetullah dhe
harmonizimin e aktivitetit, sjelljeve dhe mardhënjeve të veta me Të, i cili nuk
është asgjë tjetër veçse manifestim i dëshirës së Allahu xh.sh.

Allahu
xh.sh. na paraqitet ekskluzivisht përmes cilësive (sifatëve) të Tij, që ata
përsëri manifestohen në trajta të ndryshme si procese shfaqje dhe dukuri.
Harmonizimi dhe nënshtrimi i dëshirës individuale njerëzore, dëshirës së
përgjithshme të Zotit e cila na shfaqet në rendin e natyrës së gjërave dhe në
ligjshmërinë e zhvillimit të tyre është Islami.

Islami
kërkon qëndrim i cili plotësisht i përgjigjet natyrës së vet gjërave dhe
natyrës së rregullimit që dominon në botë (fetretullahi fataren-nase alejha).
Dikush me mençuri ka thënë:’’Kur’ani është natyra që flet, e natyra është
Kur’ani që heshtë’’. Kjo është e vërtetë e shprehur në dy mënyra dhe shokuar në
dy aspekte.

Besimi në
Zot i jep kuptim jetës si njeri. Njeriu nuk u paraqit në këtë botë rastësisht,
as si lojë e natyrës së verbër. E gjithë ajo çka lypet nga njeriu është besimi
në Zotin, qëndro në atë që Ai të bëhet i dobishëm dhe pozitiv, ti bëjë mirë
secilit dhe të largohet nga e keqja. Besimi në një Zot e mëson njeriun të ruaj
lirinë dhe njerëzinë e vet. Njeriu kur beson në një Zot nuk i përkulët askujt
përveç Krijuesit të vet dhe nuk i falët askujt përveç Krijuesit të vet dhe nuk
i adhuron vetëmse Krijuesit të qiellnave dhe Tokës, nën mikqyrjen e të Cilit
është çdo gjë.

Dhe në fund:
THIRRJA në besim në Një Zot ka për qëllim njohjen e njeriut me pozitën dhe
vlerën e tij në jetë, për këtë pra kjo është thirrje për lirim dhe emancipim,
thirrje për krenari dhe dinjitet, thirrje në përparim, thirrje për mbisundimin
e të vërtetës, drejtësisë dhe të paqes.

O Zot
udhëzona në besim të drejtë-në Islam Amiiin!

 

Përgatiti: Shaban Beqiri

Hutbe e datës 30.1.2009

Xhamia e fshatit Sllatinë
e Epërme - Viti.




      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan