"Si ta mbrosh veten nga shejtani i mallkuar ?! Me emrin e Allahut Mëshiruesit 
Mëshirëbërësit Falenderimi i takon vetëm Allahut, mëshira dhe shpëtimi (i 
Allahut) qofshin mbi atë pas të cilit ska më pejgamber,Muhammedin s.a.v.s.... 
Disa porosi dhe këshilla,se si të mbrohemi nga shejtani dhe kurthet e tij: 1.Të 
besuarit në Allahun e Lartmadhëruar.2.Frikërespekti ndaj Allahut s.v.t. 3.Të 
qenurit i sinqert për hir të Allahut të Lartmadhëruar, dhe largimi nga 
mendjemadhësia.4.Pasimi i të Dërguarit s.a.v.s. dhe largimi prej 
risive(bidateve).5.Të përkujtuarit e Allahut sa më shpesh, se me të vërtetë 
dhikri(të përmendurit e Allahut) është një prej metodave më të preferuara për 
tu mbrojtur nga shejtani i mallkuar. 6.Lutja dhe kërkimi i mbrojtjes tek Allahu 
s.v.t.7.Të kërkuarit mbrojten e Allahut nga sherri i djallit të mallkuar, siç 
janë rastet: gjatë namazit, gjatë leximit të Kur′anit, gjatë hidhërimit, në 
mëngjes dhe në mbrëmje, gjatë hyrjes në shtëpi, gjatë dyshimit në diçka nga 
çështjet fetare, në tubim, para fjetjes dhe kur të shohësh ndonjë ëndërr të 
keqe.8.Pendimi tek Allahu s.v.t. dhe llogaritja e vetvetes në vazhdueshmëri. 
9.Të kërkuarit falje shpesh e sidomos me fjalën: La havle ve la kuvete il-la 
bil-lah.10.Fjala La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve 
lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.11.Të lexuarit e Kur′anit dhe në 
veçanti leximi i sures Bekare. 12.Të lexuarit e Ajetul Kursij para rënies në 
gjumë. 13.Shtuarja e veprave të mira. 14.Agjërim të shpeshtë, për shkak se me 
të vërtetë agjërimi shumë e dobëson shejtanin e mallkuar.15.Të qenurit i 
kujdesshëm për namazin dhe kohën e tij, koncentrimi në të, dhe falja e namazit 
me xhemat.16.Falja e namazeve fakultative(nafileve) pas faljes së namazeve 
obligative(farzeve).17.Falja e namazit të sabahut në kohën e vet, ngase kush e 
falë namazin e sabahut në kohën e duhur, ai person është nën mbrojtjen e 
Allahut. 18.Mos lëvizja e tepërt në namaz, se me të vërtetë lëvizjet e tepërta 
në namaz janë nga shejtani.19.Mburoja e familjes dhe fëmijëve, si dhe të 
vazhduarit e rukjes(shërimit) sipas sheriatit islam.20.Të pastruarit e shtëpisë 
dhe mbrojtja e saj nga veglat muzikore,nga kafshët e 
egra,qent,fotografit,skulpturat dhe nga gjërat e urrejtura. 21.Largimi nga 
muzika, ngase muzika është vegël e djallit të mallkuar, të cilën ai e 
shfrytëzon për dobësimin e imanit dhe prishjen e moralit. 22.Përulja e shiqimit 
ndaj grave, pasiqë ai paraqitet në formën e tyre.23.Mos veçimi me vajza të 
huaja, ashtuqë shejtani të mos të jetë i treti mes tyre.24.Mos dalja e gruas 
nga shtëpia përpos kur ka nevojë; ngase kur ajo del pa nevojë atë e shfrytëzon 
shejtani për sherr. 25.Mundohu që ta kundërshtosh shejtanin në këto forma: 
ngrënia dhe pirja me dorën e djathtë, se me të vërtetë shejtani hanë dhe pinë 
me të majtën; të bërit kajlule(gjumë i shkurtër pas namazit të drekës) se me të 
vërtetë ai i mallkuari nuk bën gjumë në këtë kohë; të qenurit i kujdesshëm 
gjatë shpenzimeve, për shkak se ata që shpenzojnë pa nevoj, janë vëllezër të 
shejtanit.26.Të mos udhëtosh i vetëm,se një udhëtar është shejtan, dy udhëtar 
janë dy shejtana, kurse tre me të vërtetë janë udhëtarë. 27.Bismelja në 
fillimin e çdo vepre të mirë, e ajo është fjala “Bismilah” për shkak se me të 
vërtetë shejtani zvogëlohet atëher kur të thuash Bismilah, saqë bëhet sa një 
mizë. 28.Marja e abdestit në momentet e hidhërimit, për shkak se me të vërtetë 
djalli i mallkuar është i krijuar nga zjarri dhe se uji e shuan zjarrin.Këto 
ishin disa këshilla se si ta mbrojmë vetveten tonë nga shejtani i mallkuar dhe 
kurthet e tij. Gjithsesi, kurthet e tij janë të dobëta atëherë kur secili prej 
nesh mundohet t′i përmbahet porosive të Allahut të Lartmadhëruar dhe të 
Dërguarit të Tij s.a.v.s.Përktheu: Ummu Muhlisa
 
Marr nga Forumishqiptar
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan