Nje Vushtrriase, talente e botes 
 
http://www.radioislame.com/radio/index.html
 




Shkruar nga Fatlum SADIKU & Rexhep KERA    
 

 
Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 
5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e 
parë në shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar për babën e saj, 
i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare "Eseja 
më e mirë" u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa 
shkrimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli "Eseistja 
më e mirë" i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama
 
Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e 
para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e 
shkollës fillore dhe të mesme. 

Talenti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me 
aftësinë për këndim, pikturë, moderatore e programeve dhe pjesëmarrja në 
aktivitete humanitare. Gjatë shkollimit fillor, ajo me vetë iniciativë themeloi 
shoqatën bamirëse "5-shja bamirëse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan 
nxënësit e shkollës fillore "Mustafë Venhari", shkollë në të cilën edhe Shpresa 
vijoi mësimet. 

Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia 
për të qenë e para ose për të fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotë 
se All-llahu ndihmon në çdo hapë të jetës. Malli për babanë, të cilit as fytyra 
e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin 
elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin "Letër babait". 

Më poshtë kemi sjellë për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të 
mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. 




Letër babait 

Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të 
trishtuar vetmie bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo 
përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend 
ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në 
letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në 
sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër 
tjetër-emrin jetim. 

I dashuri Baba, 

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të 
dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s'dija të 
derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse 
ishte kohë vere. 

Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më 
tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj 
ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç'zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. 
Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por 
s'dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty 
pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tëndes. Më bëhet qejfi kur më 
flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më 
përqafoje! Sa keq!...Mua s'më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e 
lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë 
Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem 
e fortë, ndaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo 
ditë të rëndësishme për mua... 

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne 
të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është 
filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin që 
fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një 
kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, 
i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të 
gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që 
kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. 
Ndoshta s'do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje 
në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë. 

TË DON ME GJITHË ZEMËR! 

Bija jote 

P.S.: Të lutem, m'i bëj të fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit 
në emrin tim që të m`i falin gabimet e mia, të familjes time dhe gjithë 
njerëzve që e lexuan këtë ese. 
Shpresa Rama 


Përgatitën: Fatlum SADIKU dhe Rexhep KERA


___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan