Para disa dite agjencitë e huaja gazetareske
lajmëruan se policeve - muslimane në Britaninë e Madhe - u është lejuar
bartja e shamisë - hixhabit.
                  
                  
Në policinë britanike punon një numër i konsiderueshëm i muslimaneve,
qëllimi i qeverisë së këtij vendi është të fitoj besimin e bashkësisë
muslimane.
                   Në Bosnje
policeve nuk u është ndaluar që eventualisht të bartin shaminë -
hixhabin, sepse kjo është mënyrë e veshjes në raport me mënyrën e punës
së policëve.
                   Kjo nuk është e
ndaluar kur është në pyetje vetëm mbulimi i flokëve. Por, mbulimi i
fytyrës, kjo është diçka tjetër, sepse fytyra e policit duhet të jetë e
zbuluar.
                   "Deri më tani
nuk kemi pas kërkesa të tilla, por nëse do të kishte nuk do të ishte
kurrfarë problemi, sepse kjo është në rregull dhe u përshtatet
rregullave, thotë Dragan Miokoviq, zëdhënës i MUP-it në kantonin e
Sarajevës.
                   Ai thotë se policeve që kanë flokët e gjatë u rekomandohet 
t'i mbledhin dhe t'i fusin nën kapelë.
                  
Krahas Britanisë së Madhe dhe BeH-së, kohë më parë edhe policeve
muslimane në Norvegji u është lejuar bartja e hixhabit gjatë kryerjes
së detyrës. 
                    
                   Avaz 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan