Biseda fetare-17
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=630


*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

38

Dr.Sulejman Omer Eshkar tha:" Është i njohur qortimi i ndokujt i cili shkon
nga njëra anë duke mos anuar kah drejtësia. Prandaj thonë: Filani e filani
shkon nga njëra anë dhe meriton qortim, dhe thonë: Filani dhe filani është i
matur dhe meriton lavdërim."( Si ta rikthejë ummeti islam autoritetin e vet,
Shkup,2005, fq.11)
Maturia është pjesë e urtësisë së popujve, zemrave dhe mendjeve të njerëzve
të cilët synojnë që të ngjyrosin jetën e tyre në këtë botë me një ngjyrosje
shpirti. Kur shpirtërat ngjyrosin në rruzullin tokësor, atëherë mangësitë e
trupit dhe të veprimit të ëndjeve të trupit do të ishin shumë të ngurta. Në
fakt, shpirtërat e njerëzve vazhdimisht ngjyrosin jetën e tyre në rruzullin
tokësor në forma të ndryshme. Disa e stimulojnë dhe e afrojnë atë, njeriun
drejtë rrugës e cila njihet si më stabilja dhe më konceptualja. E disa
shpirtëra tjerë ngjyrosin mllefin, arrogancën, të keqen dhe mbjellin farën e
urrejtjes midis popujve, trupit dhe mendjes së njeriut. Njerëzit janë të
ndryshëm edhe në veprimtaritë e tyre të jetesës. Disa gjejnë arsye dhe forma
të cilat nuk janë të përshtatshme për të aplikuar realizimin e qëllimeve të
tyre në jetë, e disa të tjerë në forma shumë primitive mundohen që ti
përmbahen kodekseve të cilat e shfryjnë mendjen e njeriut dhe aspak nuk e
pastrojnë. Realizimi i urdhërave të Zotit në mënyrë të përpiktë dhe me një
lëvizje të sinqert ose të lejuar nuk janë të njejta. Kemi një dallim
konceptual në realizimin e këtyre urdhërave të cilat shpirti dhe trupi i
njeriut duhet të përshtatet me to. Disa nëse nuk realizojnë disa gjëra
sekondare të Resulullahit s.a.v.s. e që mund të mos realizohen, bëjnë shumë
zhurmë, janë në gjendje të nisin luftë për këtë gjë e aspak të mos
brengosen. E kanë nga sinqeriteti këtë gjë dhe nuk është në shikim të parë e
keqe. Ata e duan Resulullahun s.a.v.s. prandaj edhe veprojnë në atë mënyrë.
Por, këto njerëz prej të cilëve disa kanë aftësi dhe afinitete edhe
udhëheqëse ose politike nuk realizojnë të mirën e përgjithshme të
muslimanëve duke u aktivizuar politikisht në vendet e tyre, por këtë segment
të rëndësishëm të jetës së njeriut ia lënë në duar komunistave të cilët nuk
kanë as komb e as fe. E pastaj prej njerëzve të atillë të cilët udhëheqin me
politikën tek populli ynë, ne kemi probleme gjatë realizimit të urdhërave të
Zotit. Do të ishte mirë që ato musliman që janë të sinqert në rrugën e Zotit
të gjejnë të gjitha mënyrat dhe metodat që të aktivizohen në të gjitha
shoqëritë njerëzore dhe të integrohen aty përmes rregullave të tyre. Është
normale që përmes rregullave të tyre, pasiqë nuk mund që të lëshosh rrënjë
në ato shoqëri ku rregullat nuk i vëndojnë muslimanët. Është rast i njejtë
si me Resulullahun s.a.v.s kur pranoi që të hjeket termi i Dërguar i Zotit,
pasiqë kundërshtari i tij nuk e njihke si të Dërguar të Zotit.
Ky është vetëm një segment i veprimtërisë së muslimanëve në shoqërinë
njerëzore duke iu ruajtur kodekseve dhe rregullave kryesore islame e duke
"menjanuar" disa pjesë formale të rregullave sunnetike e që janë sekondare
dhe që nëse nuk realizohen nuk ka shpërblim për atë që si realizon, por as
nuk dënohet për to. Por, gjithmonë duhet që të tentojmë sa më përgjithësisht
të ndjekim rrugën e Resulullahut s.a.v.s, gjithmonë duke pasur parasysh
kushtet dhe rrethanat se si duhet të aplikojmë sunnetin e tij. Duhet të kemi
parasysh se ka dy lloje njerëzish të cilët mundohen që të realizojnë këto
urdhëra në dy forma jo të njejta. Disa prej tyre janë tolerantë dhe aspak
nuk përfillin urdhërat e Zotit, ndërsa disa të tjerë në formë ekstreme e
mundojnë veten dhe mundohen që në mënyrë të përshpejtuar dhe jo në formë të
shkallëzuar të realizojnë urdhërat e Zotit. Janë dy vija të cilat nuk janë
të njejta, por ato do të bashkohen në mesin, pasiqë feja islame është fe e
mesit. Besimtarët janë të matur dhe mesatar, ata nuk janë të skajshëm, por
realizojnë urdhërat e Zotit në formën më të mirë. Në mes ose mesatarinë
gjendet rezultati i drejtësisë dhe nuk ka mundësi që të ketë rezultat tjetër
po në këtë mes jashta drejtësisë. Nëse do të kërkonim padrejtësinë në mesin
e maturisë dhe mesatarisë së besimit në Allahun Një, atëherë ne kemi
shndërruar koordinatat e besimit në rrjete të zhbiruara të budallakisë. Ne
jemi popull i mesit, sepse mesi është diamant.

39

Ismet U.Shehibrahimoviq tha:" Nëpërmjet përjetimit të vërtet të namazeve, të
zekatit, të agjërimit, të haxhit dhe të kurbanit, njeriu mesiguri bëhet
njeri i vërtetë. Atë e shoqëron bekimi i Allahut. Njerëzit e këtillë nuk i
frikësohen as jetës as vdekjes. Ata i presin hapekrah dyert e xhennetit." (
Fuqia e besimit, përsosmëri e shpirtit, Shkup, 2008, fq.44)
Përjetimi i momenteve të adhurimit është gjëja e cila e bën njeriun që të
transformohet në formë medituese prej dynjasë ose qiellit të parë të dynjas
e drejtë lartësive nëpër qiejt e Allahut të Plotëfuqishëm. Njeriu arrin deri
tek përsosmëria e shpirtit përmes përjetimeve të tij të drejta dhe të
paharruara në namazin, zekatin, sadakanë e tij. Ai nuk humbet në ekstazat e
dynjas duke përfshirë jetën e tij në përçarje, dhunim dhe aneksim të të
drejtave të njerëzve tjerë. Ai kërkon gjithmonë rehatinë e shpirtit të tij
dhe nuk ka punë të mirret me epshin ose nefsin e tjetrit. Duke ndryshuar
veten, ai reflekton në shoqërinë njerëzore ndryshimin dhe në këtë formë
arrinë deri tek qëllimi piedestal. Teoriticientët arritjen e qëllimit
përfundimtar e quanin në gjuhën e globalizmit si ekstremizëm. Ndërsa gabuan
në ato momente kur si ekstremist quanin njerëzit të cilët deklaronin besimin
e tyre përmes rrugëve shtrënguese të cilat në melodinë e heshtjes së besimit
karshi frymave të ndryshme zhdukeshin. Njeriu përjeton namazin në thellësitë
e tij dhe jo në formën mekanike sikur të kryente një rit pa vlerë i cili rit
detyrimisht duheshte të kryhej. Besimtari musliman e ndjen veten rehat dhe
të kënaqur kur e falë namazin e tij se duhet që ta falë e të gjejë qetësinë,
dhe jo vetëmse urdhëron Zoti i Madhërishëm. Nëse e kuptojmë esencën e faljes
së namazit si obligim ndaj Zotit dhe jo edhe kënaqësi, qetësi, lumturi dhe
rehati, atëherë ne nuk arrijmë deri tek shpërblimi i plotë i namazit tonë.
Praktika islame na mëson se ne qetësohemi përmes namazit, e kur nuk
qetësohemi, atëherë ne namazin tonë e kuptojmë vetëm si obligim i cili duhet
të kryhet dhe jo si një takim i jonë me Zotin e Madhërishëm për disa momente
të caktuara veçmas. E besimtarët të cilët japin zekatin në formë formale për
të kryer një obligim ndaj Allahut dhe jo në logjikën e tij për të pastruar
pasurinë e tij, ai mesiguri se nuk do të jetë i qetë dhe shpirti i tij do të
vlojë prej brengave dhe cytjeve të djallit të mallkuar. Zekati është shtyllë
e Islamit, që lidhë direkt të pasurit me të varfurit, por edhe robin me
Allahun e Plotëfuqishëm. Pasuria patjetër duhet që të pastrohet një herë në
vit, ashtu siç duhet të pastrohet edhe trupi jonë sëpaku njëherë në javë.
Nëse nuk kujdesemi për pastërtinë e trupit dhe pasurisë tonë, atëherë do na
kaploje papastërtia dhe do të lindin epidemi të ndryshme mbi trupin dhe
"pasurinë" tonë. E kemi të qartë se çka kuptojmë me epidemi mbi trupin tonë,
por mbi pasurinë, disa mund të thotë se ishte vetëm një gafë shkronje.
Epidemia e cila kaplon pasurinë tonë është më e keqe se epidemia e trupit
tonë. Përmes barnave të ndryshme ne shërojmë trupin, por pasojat e epidemisë
së pasurisë janë shumë më të rënda se të trupit. Përmes pasurisë ne nuk
ngopemi, por gjithmonë kërkojmë më shumë, pasiqë nuk jemi kujdesur që ta
pastrojmë atë, dhe në momentet që nuk arrijmë në formë të drejtë të arrijmë
deri tek shumëfishimi i pasurisë sonë, ne si epidemi kemi rrugën e gabuar
dhe të padrejtë, shkelim mbi dinjitetin dhe vlerat e njerëzve të caktuar.
Njeriu pasurinë e ka lidhur në grykën e fytit të tij dhe nëse i thua se
duhet ta pastrojë, ai asnjëherë nuk pajtohet me këtë gjë, përderisa nuk
është një prej tyre i cili kërkon përsosmërinë e shpirtit të tij dhe fuqinë
e besimit. E njejta gjë ndodh edhe me agjërimin dhe prerjen e kurbanit. Ne
agjërojmë për hir të Allahut të Plotëfuqishëm, nëse bëhemi të padurueshëm
dhe nëse agjërimi jonë nxitë nervozë dhe gjëra që bien ndesh me etikën
islame, atëherë ne nuk kemi kuptuar esencën e këtij agjërimi. Ne duhet që të
ndjejmë ndryshimet tona përmes agjërimit tonë dhe jo të agjërojmë e prap të
jemi të njejtë, të pandryshuar. Besimtari i cili prenë kurban për hir të
Zotit, ai duhet të kuptojë se kurbani është sakrificë për Allahun dhe se ai
një ditë do të jetë në gjendje që edhe veten e tij ta sakrifikojë për hir të
rrugës së Zotit, e jo pasi të pres kurban dhe të mjaftohet me kaq, nuk vjen
më as në xhami, e nuk falet as në shtëpi. Filozofia e prerjes së kurbanit
nuk është vetëm mishi, shpërndarja e atij mishi, dhe riti i muslimanëve.
Por, është më thellë në vet qenien e të kuptuarit esencial tonë. Ne
shpresojmë se do të praktikojmë në esencë urdhnat e Zotit dhe jo vetëm në
formë. E nuk ka dyshim se nëse praktikojmë esencën e Islamit, ne do të
ndjejmë kënaqësi, rehati, begati edhe në këtë botë e jo vetëm në ahiret.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan