Es Selemu Alejkum

Asdreni e ka mirë!

Kemi sevape të mëdha insha'All-llahu Teala!

Organizohuni mirë dhe prezantoni qëndrimin e ummetit myslimanë në të gjitha
mediat kosovare, ato të shtypit, elektronikë, televiziv...etj!

Me të vërtetë e kanë tepru këta të paditur me këto kvinta të poshtra!

O vëllezër, për fund, edhe një çështje shumë me rëndësi: Duhet gjithsesi
XHEMATI I THJESHT të kontribuoj në këtë ndodhi, duke u sjellur gjatë këtyre
ditëve të nxehta me urtësi, butësi dhe dashamirësi, ndajë atyre që janë të
kapluar në tmerre, urrejtje dhe dashakeqësi!
Të mundohemi ti likuidojmë këto fatkeqësi dhe të dalim të gjithë nga këto
ditë me FAQEBARDHËSI!




2009/2/25 Asdren Zajmi <asz...@yahoo.com>

>   selamun alejkum
> Sadat,
>
> Mos pergjegjesia dhe laiciteti i BIK ka kaluar cdo kufi te normales.
> E shoh si obligim primar qe ju si FMK dhe OJQ-te e tjera Islame ne Kosove
> te dilni me nje deklarate per shtyp dhe te theksoni mbi lirine e fjales,
> islamofobine e shtypit dhe imponimin e figurave fetare te krishtera per
> simbole kombetare. Eshte mire qe te gjitha OJQ-te Islame te bejne nje
> deklarate te perbashket.
>
> Do ishte e udhes qe pos deklarates per shtyp, t'i dergoni leter e hapur
> Presidentit, Kryeministrit dhe organizatave nderkombetare ne Kosove
>
> Nuk duhet pritur rrjedhjen e procesit, por le te jemi ne ata te cilet i
> drejtojme kahjen procesit.
>
>
>
>
>
>
> --- On *Wed, 2/25/09, sadat m <sadat...@yahoo.com>* wrote:
>
>
> From: sadat m <sadat...@yahoo.com>
> Subject: [alb-muslimstudents] Lajmerohet Myftiu
> To: "pena islame" <penaisl...@yahoogroups.com>, "alb muslim" <
> alb-muslimstude...@yahoogroups.com>
> Date: Wednesday, February 25, 2009, 11:30 AM
>
>
>
>
> a pse kam thene se BIK eshte humbes dhe Gazeta fitimtare!!!
>
> nuk mungojne as deklaratat e atij "hoxhes" percares qe hengri DAJAK
>
>
>
> Lajmërohet Myftiu
> Bashkësia Islame e Kosovës është distancuar nga cilësimet skandaloze të
> Imamit Shefqet Krasniqi për Nënën Terezë. BIK vlerëson lart figurën e Gonxhe
> Bojaxhiut, ndërsa ka thirrur në përgjegjësi Imamin. Por, nuk ka treguar nëse
> ai do të ndëshkohet. Po ashtu, reagojnë Qeveria dhe KMLDNJ. E quajnë turp
> kombëtar dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare
>
> Nga Jeton Musliu & Dafina Myrtaj  më 25.02.2009 në ora 8:36
>  Më në fund, në lidhje me deklarimet e Hoxhë Shefqet Krasniqit, se Nënë
> Tereza e ka vendin në ferr, reagon edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
>
> Të njëjtën ditë pasi Express ka publikuar deklarimin e imamit të Xhamisë së
> Madhe në Prishtinë (e hënë), kryesia e BIK-ut ka mbajtur mbledhje të
> kryesuar nga vetë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
>
> Me titullin “Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga
> të gjithë”, të martën pasdite BIK-u ka lëshuar këtë komunikatë për media,
> sipas së cilës ata kanë shqyrtuar kualifikimet që Hoxhë Shefqet Krasniqi i
> ka bërë për humanisten shqiptare, Nënë Terezën.
>
> “Me këtë rast, Kryesia e BIK-ut distancohet publikisht nga kualifikimet e
> imam Krasniqit, për ç’gjë edhe është thirrur në përgjegjësi”, thuhet në
> fillim të kësaj komunikate, por pa sqaruar se për çfarë përgjegjësie bëhet
> fjalë.
>
> Sipas kryesisë së BIK-ut, ata e kuptojnë interpretimin doktrinar të
> teologëve të feve të ndryshme, mirëpo kërkojnë të ruajnë etiken dhe t’u
> përmbahen parimeve hyjnore në ligjërimet e tyre, duke u angazhuar për paqe,
> tolerancë, dashuri e jo për urrejtje e ofendime. “...Si dhe të respektohen
> njerëzit dhe objektet e kultit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare”,
> vazhdon më tej kjo komunikatë e cila nuk precizon nëse BIK-u do të marrë
> ndonjë masë ndaj nëpunësit të vet.
>
> “Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit
> ndërfetar, vlerë kjo që është leva më pozitive e populli tonë. Kualifikimet
> e imamit Krasniqi ne i konsiderojmë si rast të izoluar dhe kërkojmë nga të
> gjithë që të mos i fryjnë këtij rasti që nuk i bën nder askujt”, vazhdon më
> tej deklarimi zyrtar i BIK-ut.
>
> Për më tepër, sipas tyre, parimet islame çmojnë lartë punën, angazhimin,
> sakrificën, solidaritetin, humanitetin dhe kontributin e të gjithë atyre që
> përpiqen për të mirën e përgjithshme të njerëzimit, pa dallim feje,
> kombësie, race e gjuhe. “Mësimet islame, madje, në veçanti urdhërojnë për
> respektimin e prijësve dhe shërbyesve fetarë, të cilës feje qofshin ata”,
> thuhet në komunikatën e lëshuar nga BIK-u.
>
> Ata sqarojnë se kryesia e BIK-ut çmon lart kontributin e humanistes
> shqiptare Nëna Terezë, aq më tepër kur, sipas tyre, ajo ka një reputacion
> ndërkombëtar, të cilin e ka arritur në saje të humanitetit dhe vlerave
> fetare të nxjerra nga librat e shenjtë.
>
> “Angazhimi dhe sakrifica e Gonxhe Bojaxhiut duhet të çmohet nga të gjithë
> dhe jo të fyhet nderi e dinjiteti i saj”, vazhdohet më tej në reagimin e
> parë dhe më të ashpër të BIK-ut të dhënë ndonjëherë.
>
> “Nëse me Gonxhe Bojaxhiun na dallon feja, është përkatësia jonë e
> përbashkët kombëtare ajo që na bashkon dhe na bën që ne të respektojmë dhe
> ta mbrojmë personalitetin dhe veprën e saj”, thuhet në fund të këtij
> qëndrimi zyrtar të BIK-ut.
>
> Por, derisa BIK-ut i janë dashur dy ditë për të përgatitur një qëndrim
> zyrtar në lidhje me këtë çështje, reagimet nga opinioni për deklarimet e
> Hoxhë Shefqet Krasniqit kanë qenë shumë të mëdha, përfshirë edhe nga vetë
> hoxhallarët.
>
> “Kush shkon në xhenet apo xhehenem, këtë e di vetëm Zoti. Nuk është punë e
> jona kjo. Unë nuk e kam atë gajle se ku shkon Nënë Tereza, ku shkon Naim
> Tërrnava apo ku shkon ai tjetri. Kjo është punë e Zotit”, thotë mulla Osman
> Musliu për Express.
>
> Mulla Osmani është zyrtari i BIK-ut, i cili javë më parë është grushtuar në
> njërën nga xhamitë e Drenasit nga persona që ai i konsideron të sektit islam
> Waheebi.
>
> “Ai hoxhë (Shefqet Krasniqi) po përzihet në shumë sende. Është gabim me u
> marrë me gjëra të tilla sepse nuk na sjellin kurrfarë dobie”, shprehet mulla
> Osmani i cili është zyrtar i lartë i BIK-ut në Drenas.
>
> Mulla Osmani sqaron se në aspektin kombëtar, Nënë Terezën e konsideron si
> njëri me vlera dhe si dikush së cilës i kanë parë dobinë të gjithë
> shqiptarët. “Por, nëse Nënë Terezën kisha mendon ta vendosë vetëm në
> aspektin e saj (kishës), atëherë ajo nuk ka shumë vlerë”, thotë mulla
> Osmani.
>
> Për këtë arsye, hoxha nga Drenasi si shembull të thjeshtë merr Skënderbeun
> dhe Adem Jasharin, dy heronj të mëdhenj shqiptarë. “Unë e dua Skënderbeun si
> hero kombëtar, e jo si njeri të kishës. Ashtu është edhe Adem Jashari. Ai ka
> vdekur për Kosovën e nuk ka vdekur as për kishë e as për xhami”, shprehet
> mulla Osmani.
>
> Ai sqaron se krejt çfarë di për njerëz të këtij rangu është se heronjtë
> tanë kanë luftuar për komb, prandaj për këtë arsye edhe e kanë respektin e
> të gjithëve shqiptarëve.
>
> “Çka ka fol ai (Shefqet Krasniqi), ashtu edhe mendon, bile edhe më keq.
> BIK-u nuk e di çfarë po bën. Hoxhallarët janë bërë sikur me qenë mbret, çka
> duan bëjnë”, thotë mulla Osmani, duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë te
> kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.
>
> “Naim Tërrnava ka faj se ai hoxhë është punëtor i tij. Ai duhet të
> deklarojë në mënyrë publike e të thotë se ne nuk jemi prapa këtij njeriu dhe
> kaq, u krye puna”, përfundon mulla Osman Musliu.
>
> Më në fund, kësaj here BIK-u reagoi edhe pse gazeta ka bërë përpjekje që
> për dy ditë radhazi të marrë një qëndrim të tyre zyrtar.
>
> Kjo për faktin se Hoxhë Shefqet Krasniqi është imam në Xhaminë e Madhe në
> Prishtinë, e cila juridikisht është nën kontrollin e BIK-ut.
>
> Sipas rregullave, drejtuesi i kësaj xhamie, ashtu si edhe të tjerët në tërë
> vendin, do të duhej të jepnin llogari këtij institucioni për gjithçka që
> ndodh.
>
> Ky është i vetmi institucion që mund të kërkojë sqarime pasi në këtë mes
> shteti duket të jetë i pafuqishëm për të ndërhyrë, madje jo vetëm në këtë
> rast, por edhe në çështje të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me ruajtjen
> e tolerancës fetare.
>
> Kushtetuta e Republikës së Kosovës vendin tonë e përcakton si shtet
> sekular, pra që përbëhet prej shumë besimeve, por që asnjëri prej tyre nuk
> është zyrtar.
>
> Kështu së paku thonë zyrtarë të lartë të vendit, të cilët pavarësisht
> posteve të larta që mbajnë, preferojnë të flasin me përgjegjësi individuale.
>
>
> “Ajo që ka thënë ai njeri lidhur me Nënë Terezën është një turp kombëtar.
> Ashtu mund të flasë vetëm një fanatik i verbër, që ka humb edhe arsyen
> minimale të shëndoshë”, thotë Blerim Latifi, këshilltar politik i
> kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi.
>
> Duke dhënë mendimin personal, Latifi thotë se një person duhet të jetë
> moralisht dhe mentalisht jo në rregull që të bëjë vlerësime të tilla fyese
> për figurën e Nënë Terezës, e cila, sipas tij, është sinonim i humanizmit
> dhe solidaritetit njerëzor.
>
> “Është imoralitet. Po të ishte në dorën time do t’ia ndaloja këtij njeriu
> me dalë më fol para njerëzve, sepse nuk duhet të tolerohet dikush që nxit
> urrejtje”, shprehet këshilltari i kryeministrit.
>
> Sipas tij, deklarime të tilla nuk dallojnë asgjë nga fanatikët talibanë të
> Tora Borës në Afganistan.
>
> “Fyerjet e tij për Nënë Terezën janë të njëjta me veprimet e bombardimet e
> statujave të Budës në Afganistan nga talibanët dikur. Është e vërtetë se
> demokracia kërkon tolerancë, por edhe toleranca ka kufij. Kufijtë janë se
> nuk mund të tolerohet jotoleranca. Nuk mund të tolerohen fanatikët e çmendur
> që keqpërdorin liritë liberale për të nxitur urrejtje”, thotë Blerim Latifi.
>
> Në këtë rast, të gjithë pajtohen se toleranca ndërfetare për Kosovën është
> jetike. Kjo sepse vendi ynë përbëhet nga një popullatë e cila në shumicë i
> takon besimit islam.
>
> Megjithëkëtë, në këtë vend jetojnë edhe qytetarë të krishterë që i takojnë
> besimit katolik, protestant dhe ortodoks.
>
> Për këtë arsye, këshilltari i kryeministrit mendon se toleranca fetare
> është një nga vlerat themelore të trashëgimisë kulturore shqiptare.
>
> “Falë kësaj tolerance, asnjëherë në historinë tonë nuk ka pasur konflikte
> me motive religjioze. Sot kjo tolerancë ndjehet e kërcënuar nga element
> fanatik e integralist si rasti konkret, por unë jam i bindur se këta
> elemente nuk kanë asnjë të ardhme në shoqërinë tonë”, thotë Latifi.
>
> Sipas tij, karakteri sekular dhe perëndimor i shoqërisë sonë është i
> pacenueshëm. Por, duket se kjo ka filluar të mbetet vetëm një frazë boshe.
>
> Vetëm brenda dy muajve të fundit kanë ndodhur tri rrahje të zyrtarëve të
> ndryshëm të BIK-ut. Rasti i fundit është ai i Ejup Krasniqit, bibliotekistit
> të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
>
> Megjithëkëtë, Blerim Latifi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës
> tradicionalisht ka kultivuar një islamizëm tolerant, një islamizëm që ka
> gjetur gjuhën e bashkëjetesës më religjionet tjera.
>
> “Ky model është i ngjashëm me atë që sot quhet islamizëm evropian, ku
> vlerat fetare bashkëjetojnë me parimet e demokracisë liberale. I mbetet asaj
> që të përkujdeset për parimet e traditës së saj, që cenohen herë pas here
> nga individë të caktuar”, thotë Latifi, këshilltar politik i kryeministrit
> të Kosovës.
>
> *Çka ka deklaruar Shefqet Krasniqi:
> *“Ajo e ka vendin midis xhehenemit, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin,
> sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka
> besuar Kuranin... Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta,
> jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është
> e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim. Siç ka thënë Pejgamberi në hadith,
> Allahu nuk i bën zullum myslimanit. Kur bën punë të mirë myslimani, Allahu i
> jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan
> prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë
> dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit.. .. Ndërsa qafirit, thotë a.s
> s., Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para
> Allahut del duarthatë dhe s’ka kurrgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan
> shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep
> autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur... Tana këto i ka pasur Tereza.
> Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku pa pare në këtë dynja, me hëngër
> çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka
> pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e
> kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të
> gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka
> kurrgjë...”.
>
>
>
>
>
>  __._,_.___
>   Messages in this topic
> <http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/49716;_ylc=X3oDMTM2MGowMTZ2BF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BG1zZ0lkAzQ5NzIyBHNlYwNmdHIEc2xrA3Z0cGMEc3RpbWUDMTIzNTU2NjU3NgR0cGNJZAM0OTcxNg-->(
> 3)  Reply (via web post)
> <http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/post;_ylc=X3oDMTJxcDdyZWFxBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BG1zZ0lkAzQ5NzIyBHNlYwNmdHIEc2xrA3JwbHkEc3RpbWUDMTIzNTU2NjU3Ng--?act=reply&messageNum=49722>|
>  Start
> a new topic
> <http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/post;_ylc=X3oDMTJlaWhwZGNnBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA250cGMEc3RpbWUDMTIzNTU2NjU3Ng-->
>  
> Messages<http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/messages;_ylc=X3oDMTJlYzhqa2prBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA21zZ3MEc3RpbWUDMTIzNTU2NjU3Ng-->|
> Polls<http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/polls;_ylc=X3oDMTJmdDhvaTdvBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA3BvbGxzBHN0aW1lAzEyMzU1NjY1NzY->
>  All the messages that are posted in alb-muslimstudents list are property
> of the list owners and the poster. No one is allowed to copy, quote and use
> the posted materials of this list without a prior consent from the owners of
> the list.
> ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
> Te gjithe mesazhet qe postohen ne listen alb-muslimstudents jane prone e
> posedueseve te listes dhe postueseve te shkrimit. Askush nuk ka te drejte qe
> te kopjoje, citoje dhe perdore shkrimet e hedhura ne kete liste pa aprovimin
> e meparshem te posedueseve te listes.
> ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
> == ÇFARE KEMI BERE NE PER ISLAMIN?! ==
> ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
>         FORUMI MUSLIMAN I SHQIPERISE
>         http://www.forumimusliman.org/
>    >> lufto me ne racizmin dhe islamofobine <<
> ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
>                        THUAJ:
> JETA IME, VDEKJA IME, DHE SAKRIFICAT E MIA JANE
> THJESHTE PER ALLAHUN, ZOTIN E BOTEVE.
>                                           KURAN
> ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
> == Komanda teknike per listen i gjeni ne:
> http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents
>  MARKETPLACE
>  ------------------------------
> From kitchen basics to easy recipes - join the Group from Kraft Foods
> <http://us.ard.yahoo.com/SIG=13rci7d22/M=493064.12016295.13271503.10835568/D=groups/S=1705435337:MKP1/Y=YAHOO/EXP=1235573776/L=/B=EFjRDEPDhE4-/J=1235566576404252/A=5530388/R=0/SIG=11nuutlas/*http://explore.yahoo.com/groups/kraftmealsmadesimple/>
>   [image: Yahoo! 
> Groups]<http://groups.yahoo.com/;_ylc=X3oDMTJkMDc4NWViBF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA2dmcARzdGltZQMxMjM1NTY2NTc2>
> Change settings via the 
> Web<http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/join;_ylc=X3oDMTJmaHJsbHNkBF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA3N0bmdzBHN0aW1lAzEyMzU1NjY1NzY->(Yahoo!
>  ID required)
> Change settings via email: Switch delivery to Daily 
> Digest<alb-muslimstudents-dig...@yahoogroups.com?subject=email+delivery:+Digest>|
>  Switch
> format to 
> Traditional<alb-muslimstudents-traditio...@yahoogroups.com?subject=change+delivery+format:+Traditional>
>  Visit Your Group
> <http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents;_ylc=X3oDMTJkbzI0ajU0BF9TAzk3NDc2NTkwBGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwNmdHIEc2xrA2hwZgRzdGltZQMxMjM1NTY2NTc2>|
>  Yahoo!
> Groups Terms of Use <http://docs.yahoo.com/info/terms/> | Unsubscribe
> <alb-muslimstudents-unsubscr...@yahoogroups.com?subject=>
>    Recent Activity
>
>    -  6
>    New 
> Members<http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/members;_ylc=X3oDMTJmaXFmNnMzBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwN2dGwEc2xrA3ZtYnJzBHN0aW1lAzEyMzU1NjY1NzY->
>
>  Visit Your Group
> <http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents;_ylc=X3oDMTJlMWM4dTNiBF9TAzk3MzU5NzE0BGdycElkAzEyNDY0MzcEZ3Jwc3BJZAMxNzA1NDM1MzM3BHNlYwN2dGwEc2xrA3ZnaHAEc3RpbWUDMTIzNTU2NjU3Ng-->
>   Yahoo! News
>
> Odd 
> News<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13o163hlu/M=493064.12016309.12445701.8674578/D=groups/S=1705435337:NC/Y=YAHOO/EXP=1235573776/L=/B=EVjRDEPDhE4-/J=1235566576404252/A=3848614/R=0/SIG=12t4qk00m/*http://news.yahoo.com/i/757;_ylt=A9FJqYzfwK5EFCQAswis0NUE;_ylu=X3oDMTA3NW1oMDRpBHNlYwM3NTc->
>
> You won't believe
>
> it, but it's true
>  Sell Online
>
> Start selling 
> with<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13ogt364d/M=493064.12016255.12445662.8674578/D=groups/S=1705435337:NC/Y=YAHOO/EXP=1235573776/L=/B=EljRDEPDhE4-/J=1235566576404252/A=4025291/R=0/SIG=12bsapn24/*http://us.rd.yahoo.com/evt=44092/*http://smallbusiness.yahoo.com/merchant>
>
> our award-winning
>
> e-commerce tools.
>  Special K Group
>
> on Yahoo! 
> Groups<http://us.ard.yahoo.com/SIG=13p0lqpfn/M=493064.12016300.12445692.11323196/D=groups/S=1705435337:NC/Y=YAHOO/EXP=1235573776/L=/B=E1jRDEPDhE4-/J=1235566576404252/A=5170420/R=0/SIG=11b5gu1oe/*http://new.groups.yahoo.com/specialKgroup>
>
> Join the challenge
>
> and lose weight.
>   .
>
> __,_._,___
>

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan