*Personi X *

*Pas 21 vitesh martese, hasa në një dashuri te çiltër.
Para disa kohësh, fillova të kaloj kohën me një grua të ve qysh prej 19
vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja duke thënë: E di shumë mirë se
sa e doni atë...
Gruaja për të cilën me këshillonte shoqja ime të kaloj çaste me të ishte
Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe
obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nenën time ta vizitoj
shume rrallë.

*

*Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora
telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nena u bë merak kur ma
dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që të flas me dikë në kohë të vona, dhe me
pyeti: Si je biri im? Mirë jam nënë- iu përgjigja. Të telefonova nga
koshienca për te kaluar disa çaste me ty. Më pyeti: Vetëm ne të dy? U mendua
pak dhe me tha: Më pëlqen propozimi yt...

*

*Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku
banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e
nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te
dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se e kishte veshur fustanin e
fundit që ia kishte blerë babai im pak para se të vdiste.
Duke buzëqeshur si një engjëll më tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se
sonte do te dalë me djalin tim, dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të
gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij
takimi.
Shkuam në një restaurant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nena u
mbështet në krahun tim dhe dukej sikur të ishte një zonjë. Pasi u ulëm,
fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse nëna nuk ishte në gjendje të
lexonte përveç shkronjave të mëdha. Gjersa po lexoja listën e ushqimeve,
nëna më shikonte me një buzëqeshje të gjërë, me dy buzët e saja te çara, me
ndërhyri duke thënë: “Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty”.
Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot
për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime – i thashë.
Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim
të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shume sa që koha ishte
bërë shumë vonë.
Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, më tha nëna: Kam dëshirë që
të dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën
dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, më erdhi lajmi se Nëna kishte
ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi në zemër. E tërë kjo ndodhi për një
kohë shumë të shkurtër që unë asgjë nuk munda të bëj për të.

*

*Kaluan ca ditë dhe nga posta më arriti një letër e dërguar nga restauranti,
në të cilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Në atë letër kishin qenë disa
fjali të shkruara nga dora e nënës sime: “Kam paguar faturën para kohe, duke
e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është
që e bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk
mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në të cilën darkuam së bashku. Të
dua shume biri im”. *

*Ne atë moment, arrita ta kuptoj domethënien e fjalës “dashuri” apo “të
dua”. *

*Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore të kësaj fjale derisa nga
dashuria juaj të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç bëri
nëna ime. Asnjë person nuk ka vlerë më shumë sesa prindi, e në veçanti Nëna.

Dhuroja kohën të cilën ata e meritojnë. *

*Me këtë rast, me ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri
r.a.: “Nëna ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare, dhe më duhet ta
barti në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën... Nganjëherë nuk ka fuqi
që ta përmban vetën kështu që, kryen nevojën duke qenë ne duart apo shpinën
time... A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u
përgjigjej: A e ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me
nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo ju
shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte, dhe prapë
shpresonte jetën dhe lumturinë e juaj”. Vërtet dallim i madh në mes të
këtyre dy qëndrimeve...
Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t’ju arrijë edhe
atyre të cilët ende i kanë prindërit gjallë!!!
*

*(…)*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan