Nuk ka dhunë në fe
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=795

*Perktheu: Zuhdi HAJZERI*



Në fe nuk ka dhunë.është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të
pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e
cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. El-Bekare 256



Me të vertetë All-llahu xh.sh. na e ka sqaruar ne besimtarëve musliman dhe
të gjithë njerëzimit në përgjithësi se : Në fe nuk ka dhunë . Shprejha Ikrah
donë të thotë ta detyrosh diken ta veproj një punë në të cilën punë personi
i detyrurar nuk sheh ndonjë dobi në veprimin e asaj pune,dmth i detyruari
nuk sheh dobi nëse e vepron atë punë .

Por ka disa punë të cilat i veprojmë apo i detyrojmë ti veprojnë personat që
jan me ne për dobin e tyre,sikur që është detyrimi i fëmijëve dhe shtyerja e
tyre që të lëxojnë dhe mësojnë ,kjo punë është për të miirën e fëmijëve ,po
ashtu detyrimi nga ana jonë për fëmmijët që të i përdorin ilaqet kur janë të
sëmur,këto punë dhe të tjera të këtij lloji nuk llogariten dhunë ,sepse këto
punë të cilat po i detyrojmë i veprojmë jan për të mirën e tyre sepse askush
nuk ëhstë i gëzuar që të mbetet i sëmur.



"Ikrah – Dhunë, detyrim në këtë rast në ajetin kur’anor don të thotë ta
detyrosh diken ta veproj një punë në të cilën punë ai person nuk sheh se ka
dobi duke u bazuar në mëndjen dhe logjiken e shëndoshë,për këtë All-llahu
xh.sh. thotë : " Në fe nuk ka dhunë , dhe kutimi i kësaj është se All-llahu
nuk i ka detyruar krijesat e tij ( njerëzit ) në fe ,edhe pse ka qenë e
mundur të e detyroi njeriun të cilin e ka lënë të zgjedhë ta veproj apo most
a veproj,ashtu siq i ka detyru qiejt, tokën,shtazët , bimët dhe gjërat e
ndurta dhe nuk do të mundëte askush të mos i nënshtrohej, në lidhje me këtë
All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë : " sikur të donte All-llahu,
do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit " Errad 31



Por All-llahu xh.sh. dëshiron ta dijë se kush po i nënshtrohet me dashuri
dhe me zgjdhjen e tijë të lirë dhe jo i detyruar,sepse i detyruari për një
punë donë të thotë apo tregon përdorimin e forcës dhe nuk tregon deshuri për
veprimin e bërë,ndërsa kush i nënshtrohet atij ndërsa ka mundësi të mos e
bëjë kjo është argument për dashurin e tijë për atë veprim dhe thotë
All-llahu xh.sh. : " Në fe nuk ka dhunë , që donë të thotë une nuk i kam
detyruar me dhunë edhe pse po të doja do të besonin të gjithë kush është në
tokë , e të dërguarit e All-llahut xh.sh a kan ardhur që ti detyrojnë
njerëzit të besojnë ? Jo , të dërguarit kanë ardhur që të transmetojnë nga
All-llahu xh.sh e jo ti detyrojnë njerëzit,sepse All-llahu xh.sh i ka lënjë
njerëzit në zgjedhje sepse po ti detyronte ( nuk do tu lente vend për
zgjedhje në bësim ) nuk do të dërgontë të dërguar dhe mu për këtë shkak
All-llahu xh.sh thotë : " Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka
janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
Junus 99 .



Të dërguarit e kanë për obligim transmetimin nga All-llahu sepse All-llahu
xh.sh nuk i ka detyruar në besim njërëzit,atëherë transmetuesi nuk është ai
që i detyron sepse atëherë do të kishe gabime dhe prishje. Ndërsa ka dallim
në mes : Detyrimit në besim ( që të shtyhesh besosh ) dhe detyrimit në
zbatimin e asaj qka kërkon feja nga ti ( dersa ti je nga besimtarët ),këtu
kemi keqkuptime në këtë aspekt .

Nëse i thua një muslimani pse nuk falesh ? ai të thotë : " Në fe nuk ka
dhunë të argumneton më këtë ajet në mënyrë që të dominoj dhe të largoj ty
,ndërsa ne i themi ; Jo , sepse " Në fe nuk ka dhunë ka të bëjë me besimin
dhe qështjet e besimit ndërsa derisa ti ke besuar dh eke shpallur se ja
besimtar i All-llahut xh.sh dhe je bërë me ne musliman duhet ta dishe se po
qese ke lënë apo ke kaluar një rrëgull nga rregullat e islamit kërkohet nga
ti ta kryesh atë rregull ,ta zbatosh atë rregull, ti je i lirë të besosh apo
të mos besosh por nëse ke besuar dhe je i lidhur me besim atëherë ke
përgjegjësi në zbatimin e asaj rregulle ka përgjegjësi në zbatimin e besimit
,nëse ti pin alkool ti je i lirë nëse je pabesimtar përshembull por nëse ti
je musliman dhe konsumon alkool ! , Jo ,ti me këtë veprim ke thyer ke kaluar
një kufij nga kufijt e vendosur nga Krijuesi dhe për këtë e meriton dënimin.


Sepse me qenëse ti me logjik të pastër dhe mendje të plotë ke besuar
udhëzimeve të islamit duhet që ti zbatosh kërkesat e islamit,dhu mu për këtë
shkak islami nuk e obligon njeriun derisa të jet i pjekur menërisht dhe të
hyjë në moshen madhore ,në mënyrë që të mos thuhet se All-llahu xh.sh e ka
obliguar me besim pra se të plotësohet mendërisht,por e ka lën të lir nga
obligimet derisa të jet i pjekur mendërisht sepse kur të hyn në rrethin e
obligimeve e kupton se qka kërkohet nga ai atëherë ai është i lirë të hyj në
besim apo jo,por nëse hyn llogaritet për veprimet e tij.

Atëherë …. Të mos thotë askush " Në fe nuk ka dhunë kur të dëgjoj ndonjë
rregull fetar sepse kjo rregull ky ajet ka zbrit për qështjen bazore të
besimit,nëse e pason këtë besim kërkohet nga ti që ti zbatosh kërkesat e
atij besimi,ndërsa armiqët e islamit kan dëshiruar që përmes kësaj rregulle
ta sulmojnë islamin duke thënë : Islami është përhapur me tehun e shpatës.

Ne u themi atyre : Ka dasht all-llahu xh.sh që islami të jet i dobët në
fillimin e tij dhe ata që na kan paraprirë me islam të sprovohen me të
gjitha llojet e sprovave dhe të dënohen me lloj lloj dënimi,të largohen nga
shtëpit e tyre dhe pasurit e tyre dhe familjet e tyre duke mos pasur mundësi
të ndërmarrin ndonjë veprim,atëherë koha e dobët në të cilën ka kaluar
islami në fillim ishte e qëllimëshme.

Ne ju themi gjithashtu : Kush e ka shtyr dhe e ka detyruar përdoruesin e
parë të shpates ta përdor atë ?! ,ndërsa muslimanët ishin të dobët dhe të
mundur në qdo qështje madje nuk mund të mbronin as shpirtërat e vet , ju
jeni duke rën në kundërshti kur thoni se islami është përhap me tehun e
shpates,po ashtu flasin rreth Xhizjes duke refuzuar atë,ne u themi atyre :
çfarë është ajo xhizja që e merr islami nga jo moslimanët si taksë për
mbrojtjen e tyre ? ,muslimanët e kanë marrur xhizjen prej vendeve të cilat i
ka shliruar islami,që kjo tregon se ka pasur njerëz të cilët kan mbetur në
besimin e tyre në një vend që ka sunduar islami dhe me qenëse ka pasur
njerëz që kan mbetur në besimin e tyre ky është argumenti më i mirë dhe më i
qartë se islami nuk është përhapur me tehun e shpates dhe nuk ka ushtruar
dhunë asnjëherë.

Fjala e All-llahut xh.sh : " Në fe nuk ka dhunë , është për të treguar se
udhëzimi është i qartë dhe humbja është e qartë dhe me qenëse udhëzimi dhe
humbja jan të qartë atëherë nuk ka vend për detyrim,sepse detyrimi ndodhë në
kohën nuk gjërat nuk jan të qarta dhe detyrohen ti besojnë ato gjëra për të
cilat nuk jan njerëzit të qetë sepse I kan të pa qarta dhe të komplikuara
dhe mu për këtë All-llahu xh.sh thotë : " është sqaruar e vërteta nga e kota
, dhe me qenëse udhëzimi është i qartë dhe humbja është e qartë ska nevoj
për detyrim,por All-llahu xh.sh ty o njeri të ofron argumente të qarta dhe
ti o njeri me mendjen tënde të shëndosh mbetesh të zgjedhë,në mënyrë që të
kuptosh se nese ke hyrë në fe ke obligime dhe ke llogaridhënje për ato
obligime.

" Në fe nuk ka dhunë.është sqaruar e vërteta nga e kota , " Errushdu – rruga
e shpëtimit, rruga e drejtë,ndërsa ; " Elgajj - rruga e humbur,All-llahu
xh.sh. e sqaronë shprehjen " ; "Errushdu në një ajet tjetër Kur’anor ku
thotë : " ; " Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur
drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk
besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e
shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre),
ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.

" Elaraf 146

Vërtetë All-llahu xh.sh na mëson se mendjemëdhenjët në tokë nuk do të mund
ti shohin argumentet e All-llahut xh.sh. dhe as argumentet që tregojnë fuqin
e tijë,edhe nëse e shohin rrugen e drejtë nuk do të mundin të ecin në te e
nëse e shohin rrugën e humbur futen në te dhe e ndjekin me përpikmëri sepse
ata i përgenjeshtrojnë argumentet e Al-llahut xh.sh dhe tregohen të pa
vëmendëshëm për argumentet e All-llahut xh.sh.

" Elgajj – Rruga e humbur ,kur një përson ecë në shkretëtirë dhe gabon
rrugën atij i thuhet “ Filani rrug humbur “ dmth e ka humbur drejtimin e
duhur në ecje dhe për këtë shkak mund ti paraqiten rreziqe të ndryshme sikur
takimi me egërsirat e shum rreziqe tjera,All-llahu xh.sh na e sqaron edhe në
një ajet tjetër rrugën e drejtë Tarik Errushdi nga një kënd tjetër kun ë një
ajet Kur’anor All-llahu xh.sh thotë : " Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje
të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti
i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë. Elxhinn 10



Xhinët dhe disa nga njerëzit kan menduar se All-llahu xh.sh nuk do ta
ringjall asken pas vdekjes dhe as nuk do të dërgoj pejgamber nga njerëzit që
ti udhëzoi njerzimin,kanë kërkuar Xhinët nga All-llahu xh.sh që tiu jap
mundësin të ngjiten ne qiejë dhe kanë gjetur qiejët të mbushur me rojtar
mborjtës nga melaiket,xhinët nuk e dinë fshehtësin e kësaj ruajtje dhe a ka
në këtë diqka të keqe për njeriun apo ka dashur All-llahu xh.sh me këtë të
mira dhe udhëzim për njeriun,atëherë " " Errushdu në këtë ajet Kur’anor ka
kuptimin qartësim I rrugës për në shpëtim që është e kundërta e shprehjes
"Elgajj.

Pastaj thotë All-llahu xh.sh : “ E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson
All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë , këtu shohim si
All-llahu xh.sh së pari ka thënë kush nuk beson në Taguut pastaj ka thënë
kush beson në All-llahun .xh.sh sepse qështja kërkon së pari pastrim e
pastaj stolisje së dyti,domosdo njeriu duhet të pastrohet nga mosbesimi
sepse është e pa mundur të besoi njeriu e në zemren e tijë të ketë
mosbesim,ne para se ti hekurosim veshjet së pari i lajmë dhe i
pastrojmë,pastrim pastaj zbukurim.

çka donë të thotë " Et-taguut - kjo shprehje rrjedhë nga shprehja " " Taga
,shprehja " " Et-taguut tregon armiqësi të madhe, " ; " Et-taguut përdoret
për të treguar Djallin,përdoret për ata që i kan dhënë vetvetes prioritete
që të gjykojnë me mosbesim dhe ti adresojnë ato gjykime në drejtimin kah
dëshirojnë ata në përputhje me dëshirat e tyre dhe u japin kahje gjërave,
ashtu siq dëshirojnë udhëheqësit e tyre të asaj kohe tek ata ,përdoret edhe
pë ata të cilët bëjnë sehir apo magji,përdoret për qdo përson që ka kaluar
qdo kufij në padrejtësi dhe dhunë. " " ET-Taguut tregon atë se pas
nënshtrimit ndaj tijë shëndrrohet në zullumqarë,nëse dikush të detyron për
një gjë të vogël dhe i nënshtrohesh ky nënshtrim në syt ë tij shtohet dhe
kalon në zullum për ty nga ana e tij,All-llahu xh.sh. thotë : ” Dhe ashtu ai
e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i
shkatërruar,( Ezuhruf 54) i shtonë urdhërat derisa të bëhet zullumqarë i
padrejtë ,nuk ka dikush të ketë lehtësuar gjërat me armiqesi dhe zullum e
dhunë,por qështja shkonë hap pas hapi sikur qdo rregull dictatorial që
fillon me një detyrim e nëse njerëzit bëjnë durim e shton një rregull tjetër
dhe kështu me radhë derisa të kalon në zullum dhe padrejtësi,për këtë
shprehja " " Taguut përdorët për djallim e mallkuar sepse ai është bazë e
kësaj dhe po ashtu përdoret pë rata të cilët flasin në emër të fesë për
udhëheqësin e tyre (në përputhje me dëshirat e udhëheqësave të tyre të asaj
kohe ) ,nëse shikojmë shprehjen " " Et-taguut në Kur’anin famëlartë e
vërejmë se është përdorur në gjinin mashkullore në disa raste ndërsa në
gjinin femërore është përdorur në një ajt të vetëm në Kur’anin famëlartë : "
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe ju drejtuan
All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi! ( Ezzumer
17)



Në këtë ajet kur’anor All-llahu xh.sh na tregon shumë qartë se ata të cilët
kanë lënë qdo lloj padrejtësie e zullumi jan ata të cilët i drejtohen
All-llahut xh.sh me ibadet të pastër dhe për ata ka përgëzime, ka të mira, "
" Istemseke dallon nga shprehja " Meseke sepse Istemseke tregon për
përpjekje të vazhdueshme për kapje dhe mbajtje të fortë , e ata të cilët
praktikojnë fenë kanë nevoj qdo herë për shpenzim energjie të vazhdueshme
dhe përpjekje për kapje dhe qëndrim në fe sepse djalli i mallkuar nuk të
lëshon të lirë që kuptohet se nuk mjafton vetëm të kapesh por vazhdimish të
përforcohesh në kapje,qdo herë që djalli të ben vesvese në një qështje ke
obligim të kapesh edhe më shum për fenë,që argumenton për përpjekje të
vazhdueshme në rëfuzimin e shejtanit të mallkuar.
" El-urveti donë të thotë kapëse një gjë të cilën e kapë sikur që thuhet
Doreza e koves për të cilen e kapë koven,që në kohërat e vjetra ka qenë e
ndërtuar nga një litarë i fortë,dhe " El-Vuthka – është një qështje në të
cilën je i qetësuar pas kapjes së saj ( je i bindur plotësisht në atë
qështje ) ,sikur me shprehjen " " bënë një krahasim në mes kapjes së kapëses
së koves dhe kapjes për litarin e All-llahut xh.sh kapjes për fenë e
All-llahut xh.sh sepse njeriu e përdor atë për ujë dhe në ujë është jeta
trupore dhe në fe është jeta shpirtërore dhe morale.

Dhe me qenëse " " lidhja më e fortë El-Urveti el vuthka është feja dhe
besimi në All-llahun xh.sh,dhe me qenëse feja është litarë i All-llahut
xh.sh atëherë kapu fuqishëm dhe shum sigurtë dhe mos të ketë asnjë lloj
qarje apo luhatje në atë kapje.

Duhet ditur se ka dy shprehje me kuptim po thuajse të njejët në dukje të
parë që tregojnë qarje ndarje largim siq është shprehja e përdorur në këtë
ajet " "“ El-infisam” ndërsa ekziston edhe shprehja " " El-inkisam që në
dukje kan të njejtin kuptim,por shprehja " " El-infisam – donë të thotë
pengim i lidhjes së brendëshme ( qarje e brendshme) mu sikur dora e njeriu
kur thyhet ashti në brendësi ndërsa ajo vazhdon të jetë e kapur edhe pse
ashti është thyer,ndërsa shprehja " " El-Inkisam – donë të thotë : të
largohet qdo pjesë larg nga tjetra ,ndërsa All-llahu xh.sh në ajetin
Kur’anor thotë : " " e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i
dijshëm “ sikur tregon se qështja e zullumit dhe e padrejtësis do të jët
gjithmonë dhe e vazhdueshme por ti o njeri ti o zullumqar o ti që bën
padrejtësi mos harro sepse " " All-llahu është dëgjues i dijshëm " .





*Përshtati në shqip : Zuhdi B. Hajzeri , Kajro Egjipt *




-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan