Dija me sytë e zemrës
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=801

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Të udhëtosh në çdo skaj të rruzullit tokësor do të gjesh vese të cilat të
afrojnë ose edhe të largojnë prej kërkimit të begatisë. Kjo begati e cila të
ofrohet në pandërprerje kërkon prej teje që të jesh i kujdesshëm madje edhe
atëherë kur ngjyrosja e ndjenjave humb kënaqësinë dhe venitet nën strehën e
budallakisë. Sytë shohin përtej horizonteve kur ato janë të hapura dhe jo
verbale e të mbytura nga terri i natës. Ato ngrejnë gradat e njerëzve në
pandërprerje prej një shkalle e në shkallën tjetër të ‘sezame’-s së
shpirtit. E ringrisin mendjen deri në shkallën e fundit të qiejve të hapur.
Gjatë këtij udhëtimi pa ndihmën e ‘Burakut’ e nën oazën e mendimeve
deficitare zemra ndjenë rehabilitim. Me sytë e saj shpues ajo gjurmonë
thellë në shpirtin e njeriut dhe kërkon prej tij që të mësojë çdo shkallë të
tundosjes dhe venitjes. Në gjah pas shkronjave njeriu gjenë veten përballë
digave të ‘Ebrehas’ që kërkon çdo gjë të shkelë me këmbë tonëshe dhe kështu
të zhdukë vlerat nga faqja e dheut. E dheu nuk përbinë njerëzit të cilët
vrapojnë pas dijes, por ato i mban gjallë edhe pse të strehuar në sipërfaqen
e tij të padukshme për syrin dhe mendjen e njeriut të shkretë. Edhe në
thellësitë e oqeaneve dhe në lartësitë e qiejve gjenë krijesa të cilët
kërkojnë lehtësim dhe falje tek Allahu për kërkuesin e dijenisë. Dija ngritë
njerëzit dhe nuk përulë! Islami është fe e cila bazohet në logjikë, dije,
besim dhe nuk është e ndërtuar mbi bestytni, paragjykime e mendime të cilat
janë ndërhyrje njerëzore. Nuk mund të kryejmë asnjë obligim që kemi ndaj
Allahut pa dije dhe të gjitha obligimet që kryejmë me dije e me urtësi ne
për to gradohemi në këtë botë, por edhe në botën e mëpastajme. Në mesin e
dijeve gjenë dije të tilla të cilat të largojnë prej rrugës së Krijuesit të
dijeve, nuk ka dyshim se ato dije nxisin dyshime dhe janë të dëmshme për
njeriun dhe për shoqërinë. Sa më larg tyre aq më qetë do të jetë jeta e tij
dhe e tërë shoqërisë. Edhe pse dijet e tilla të padobishme janë
domosdoshmëri për largim prej rrugës së Zotit, persona të caktuar me aftësi
të durimit në kërkim dijesh, kanë të drejtë që të gjurmojnë në to me qëllim
që t`i ruajnë të tjerët që të mos merren dhe të mos humbin kohë në to. Dija
është një detë i thellë pa bregdetë të cilës nuk mundemi ti gjejmë
horizontet e as skajet. Ajo dallon njeriun prej kafshës dhe prej engjullit.
Në saje të dijes Ademi a.s. bashkë me nënën Hava, kërkuan falje dhe u
penduan për gabimin e bërë. Në saje të injorancës dhe paditurisë djalli i
mallkuar refuzoi që të ndjekë urdhrat e Zotit dhe kështu të largohet prej
mëshirës së Tij. Sot kemi shumë njerëz të cilët mendojnë në vete ashtu si
mendoi djalli i mallkuar, por mendimi i tyre vetëmse i largon prej rrugës së
drejtë dhe prej mëshirës së Mëshiruesit. Mund të gjeshë edhe njerëz të tillë
të cilët tërë jetën e tyre e kalojnë në kërkim të dijeve të ndryshme dhe si
rezultat i zbulimeve të mëdha në shkencë, arrijnë deri tek e Vërteta
Absolute.
Osman Nuri Topbash tha:” Cdo grimcë në gjithësi dhe çdo çast na jep neve një
lajm të freskët dhe një përshëndetje nga hareja hyjnore. A nuk është çdo
gjë, nga buzëqeshja e fëmijës në djep tek rrahja e krahëve të një fluture,
nga kënga e bilbilit te vallja e ngjyrave të pranverës, shfaqje
mijërallojëshe të haresë hyjnore? Ja, pra, dukja më e shkëlqyer e dijes së
dobishme është ta lexosh librin e gjithësisë me syrin e zemrës. Është të
arrish ta kuptosh se gjithësia përbëhet prej urtësive, shembujve domethënës
dhe shfaqjeve hyjnore”.( Tesavufi ose mistika islame, Stamboll,2006,f.94-95)
Grimcat në gjithësi janë ato të cilat na orientojnë drejtë Krijuesit të
tyre, na shtojnë meditimin dhe na rikthejnë jetën tonë në senset e dehjes
hyjnore. Njeriu dehet në praninë e dashurisë hyjnore e vezullon karshi
bukurive të cilat di ti stolisë në gjithësi i vetmi i Bukuri. Ai i cili e
krijoi të bukurën padyshim se e do dhe e pranon atë, por Ai e krijoi edhe të
shëmtuarën e cila në sytë e njerëzve duket e tillë, por në saje të mëshirës
së Tij ka vende edhe për to.
Përshëndetjet nga hareja hyjnore janë domosdoshmëri e jetës sonë të
përditshme e cila gjithmonë është në gjurmë pas dashurisë. Njeriu nuk mund
të gjunëzohet karshi çdo idhulli modern i cili i servohet para tij. Ai nuk
guxon aspak të mendojë në këtë mënyrë përderisa ekziston përshëndetja nga
hareja hyjnore e cila e ngjallë zemrën e tij. Nuk ka dyshim se zemrat e
vdekura ngjallen vetëm me praninë e Allahut në to dhe në momentet e largimit
të Allahut prej zemrave tona, ne i vdesim ato dhe nuk i japim shtigje
jetese.
Të gjitha gjërat janë forma ose lloje të haresë hyjnore. Buzëqeshja e
fëmijëve, vrushkulli i femrave, ngjyrosja e pranverës, vallja e bilbilave,
stolisja e qiellit të dynjas me yje, padyshim se reflekton harenë hyjnore.
Në secilin skaj të kësaj bote ne mund të gjejmë atë, të ndjejmë dhe të
jetësojmë momentet tona në prani të kësaj hareje e cila di shumë mirë që të
vendos njeriun në ekstazë karshi dashurisë hyjnore.
Në fundin e fundit, dija e cila reflektohet prej syve të zemrës, është ajo e
cila lexon në librin e gjithësisë dhe sinqerisht pranon të Vërtetën
Absolute. Nuk ka dije më të dobishme se kjo.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan