Ky material shpërndahet pas konsultimit të organizatës Kiscoms me zyrën e OBSH-s në Prishtinë dhe me Dr. Isme Humolli- Drejtoresh e Institutit të Epidemiologjisë në IKSHPK,
Pasi ta keni lexuar, Ju lutem ta shpërndani sa më shumë që mundeni, në mënyrë që të informohemi më tepër dhe nga Institucionet kompetente për Gripin e Derrave,( nuk ka vend për shqetësim dhe për panikë ) Ç'është gripi i derrave ? Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A, Njerëzit zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1. A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave ? Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht sa leht ndodh përhapja e virusit. Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz ? Simptomat e gripit të derrave janë të njëta me ato të gripit të zakonshëm : temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia. Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz ? Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm ( sezonal ). Virusi përhapet nepërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip. Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastërta apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit. Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes. Si parandalohet sëmundja ( gripi i derrave) ? Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime : - Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes. - Hedhe në vend të sigurtë facoletën pas përdorimit. - Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanarisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve. - Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastërta. - Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi. - Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, Qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Këshilla për të sëmurët ? Pini më shumë lëngje, Pushoni, Merrni ushqim cilësor me vitamina. Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut.Terapia në fjalë është e sukseshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes. VËREJTJE : Autoritet Shëndetësore Kosovare kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mundshme të gripit të derrave, dhe për këtë arsye nuk ka vend për panikë, Me Respekt, Xheladin Ujkani President of Kiscoms Bill Clinton str. 3/4/1 10000 Prishtina, Republic of Kosova Tel.: +37744 411 866 [email protected] www.kiscoms.com _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
