O vrapues pas diturisë! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=850
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Të dish o vëlla dhe oj motër se vrapimi pas diturisë është një prej obligimeve të cilat obligime na ka caktuar Krijuesi i botëve. Nëse ne nuk vrapojmë pas diturisë, dituria padyshim nuk vrapon pas nesh. Nëse ne nuk e respektojmë diturinë, dituria nuk mund të mbjellet në ne. Nëse ne nuk e absorbojmë në mënyrë sistematike diturinë, diturinë e kemi të vështirë ta fitojmë. Dituria është shkalla më e lartë e cila i servohet njerëzimit. Mund të jesh i varfur materialisht, por respekti dhe dinjiteti i botës do të jetë ka ty nëse je i dashur pas diturisë. Nuk mund t`i ta kuptosh diturinë, nëse nuk dashurohesh në të. Dhe kur të dashurohesh në diturinë, nuk do të kesh mundësi që ta praktikosh në jetë nëse diturinë e do më shumë se Krijuesin e diturisë. Shpirti jonë anon kah ato gjëra të cilat flejnë në të, ndërsa zemra di të shkrumohet dhe humbet në senset e miliona fenomeneve të cilat ndodhin në rruzullin tokësor. Ta dini se do të jeni udhëheqës të njerëzimit nëse respektoni dijen dhe dijetarët e nëse kapeni fort pas këtyre dy gjërave. Po u larguat prej dijes dhe po nuk respektuat dijetarët, Zoti do ju poshtërsoj para popujve tjerë dhe ju do të bëheni shërbëtor të popujve tjerë. O vëlla më mirë bëhu shërbëtor i diturisë sesa shërbëtor i popujve tjerë. Ne nuk mund t`i shërbejmë njerëzimit përmes jetës sonë nëse nuk kuptojmë thelbin dhe esencën e të jetuarit tonë në këtë botë. Ne nuk mund ta njohim veten dhe Krijuesin, nëse nuk jemi të lidhur ngusht me diturinë. Ne nuk mund të meditojmë mbi tokën dhe qiejt nëse nuk kapemi fort pas dijes. Mevlana Xhelaludin Rrumi thotë:” Sa dijetarë ka paditurië të vërtetë/ Ata janë bartës të diturisë/ por jo të dashuruar në të/”.(Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008, f.16) Dijetarë të vërtet janë ata të cilët dashurohen pas dijeve të tyre dhe nuk mundohen t`i gjejnë gabime dijetarëve të caktuar në rruzullin tokësor. Ato që vazhdimisht gjejnë gabimet e dijetarëve, ta dini, se fshehin gabimet e veta dhe janë të lidhur ngusht pas egove të tyre. Ata nuk kuptojnë gjë nga dituria e vërtetë. Dituria e tyre është e cekët dhe e lidhur ngusht me djallin e mallkuar. Kur Muhammedi s.a.v.s. i tha besimtarëve që për muslimanët ose të flasin mirë ose të heshtin, a`thua vallë çfarë do të thonte për dijetarët musliman të cilët janë trashëgimtar të Pejgamberëve? Njeriu gënjehet kur ka tendencë të gjetjes së gabimeve dhe të etiketimit të dijetarëve të ndryshëm me emra jo respektues. Këtë gjë e arsyetojnë me kulturën e dialogut dhe kundërshtimit. Bile ata thonë se kundërshtitë dhe mendimet jo të njejta janë mëshirë për ummetin. Është e vërtet që mendimet e ndryshme janë mëshirë për ummetin musliman i cili është i përfshirë në të katër anët e rruzullit tokësor. Por, nuk është e vërtet që mëshirë e ummetit na qenka kundërshtimi i çdo dijetari musliman vetëmse nuk po mendon si dijetari yt. Mos e ngritë dijën tënde mbi kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet. Por, bëhu dijetar i të vërtetës dhe rikthimit të njerëzve në rrugën e drejtë. Nga ajo që na kanë mësuar hoxhallarët tanë ne mund të konstatojmë se për të shprehur një mendim ndryshe prej një dijetari tjetër duhesh të jesh vet dijetar dhe jo të jesh kërkues dijesh. Për të dhënë fetva ose për t`u futur në dyert e ixhtihadit personal duhesh të plotësosh disa kushte të cilat kushte i kanë vënduar një grup i madh dijetarësh. Imam Ebu Jusufi, Allahu qoft i kënaqur me të, kishte shumë herë mospajtime me mësuesin e tij Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroft. Por, dijet e Imam Ebu Jusufit në rruzullin tokësor njihen si dije të medhhebit hanefi. Këto kundërshtime të tyre ishin mëshirë për ummetin musliman, dhe jo kundërshtimet të cilat disa nxënës dijesh i bëjnë secilit dijetar duke i gjetur vetëm pikat e dobëta të tyre dhe duke ia mohuar tërë kontributin e tyre jetësor. Kjo e fundit nuk është mëshirë, por fitne, shkatërrim. Shejh Jusuf el Kardavi kishte disa mendime jo të njejta me mësuesin e tij Shejh Muhamed Mutevel Shar`avi, por këto mendime të kundërta për asnjë moment nuk i larguan këto dy nga njëri-tjetri, përkundrazi më shumë shtuan dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë mospajtimet e tyre u bënë mëshirë për ummetin musliman në rruzullin tokësor. Disa vëllezër njërin prej xhemmateve muslimane në vendet tona e njohin si ekstrem xhemmat i medhhebit hanefi. Ndërsa nga ky xhemmat janë botuar dhe përkthyer shumë libra të dijetarit të madh shafi Shejh Muhammed Sejid Ramadan el Buti. Etiketimet dhe gjetja e pikave të dobëta të dijetarëve është një kolaps ideologjik i muslimanëve në rruzullin tokësor. Ne jemi kundër hyjnizimit të dijetarëve e hoxhallarëve, por edhe nuk pranojmë që çdo lloj njeriu të hudhë baltë mbi personalitetin e tyre pa pasur fare nevojë. Nëse kemi mospajtime në çështje të caktuara, nuk d.t.th. se i gjithë kontributi i atij dijetari ose hoxhe duhet të hudhet posht. O vrapues pas diturisë, mos syno të ultën e diturisë, por kërkoje të lartën e saj e cila të ngritë lart mbi qiej. Dije se çdo dije që kërkon me qëllim që ta arrish kënaqësinë e Krijuesit, është dije e bekuar dhe e dobishme për shoqërinë njerëzore. Secila dije e cila kërkohet me çfarëdo qëllimi tjetër pos këtij, është dije e cila e çon në humbje personin në fjalë dhe vartësitë e dijes së tij. Mos rri para dijes s`i ushtari para komandatit të ushtrisë. Por, para dijes bëhu i dhembshur si nëna para fëmijës së saj. Jeta nuk ka kuptim nëse nuk pajiset me diturinë! Dituria është obligim për të gjithë, besimtar e besimtare, musliman e muslimane, të pasur e të varfurë. Nëse do që të kontribosh për kthimin e lavdisë së muslimanëve në rruzullin tokësor, bëhu i pari me dije në rrethin tënd. Kështu do jesh i dobishëm për tërë shoqërinë dhe nëse vdes në atë mënyrë, inshallah do të vdesësh si shehid i cili synon ngritjen e fjalës së Allahut në rruzullin tokësor. Allahu na mundësoft një vdekje të këtillë.Amin! 0 <http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=850> -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
