Mësimi i fesë është shenjë lumturie 

 

Transmetohet nga Muavija, All-llahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: Ka 
thënë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: 

مَنْ يُرِدْ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ 
“Atij të cilit All-llahu i dëshiron mirësi, ia mëson fenë.” Buhariu dhe Muslimi 

Ky hadith tregon për mirësinë e madhe që ka mësimi i fesë dhe dija në 
përgjithësi. 
Ky hadith tregon gjithashtu se dija e dobishme është shenjë që tregon për 
mirësinë e këtij njeriu dhe se Allahu ka dashur për atë njëri mirësi. 
Mësimi i fesë përmban: të mësosh besimin dhe bazat e tij, të mësosh fenë dhe 
dispozitat e saj dhe të vërtetat rreth–ihsanit (butësisë, bamirësisë dhe 
shpirtbutësisë). 
Se feja i përmbledh këto të treja sëbashku, ashtu siç ka ardhur në hadithin e 
Xhibrilit a.s. kur e pyeti të dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve 
sel-lem, për besimin, për Islamin dhe për ihasanin. 
Iu përgjigj i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me një 
përgjigje të plotë. E shpjegoi besimin me gjashtë shtyllat e tij, dhe e 
shpjegoi Islamin me pesë shtyllat e tij dhe e shpjegoi ihsanin: Pra, ihsan do 
të thotë: ta adhurosh All-llahun sikur ti e shikon Atë. Ti nuk ke mundësi ta 
shikosh Atë, por Ai (All-llahu) të shikon ty. 
Hyn këtu mësimi i besimit dhe njohja e rrugës së të parëve tanë të devotëshëm 
(selefet). Realizimi i kësaj haptazi dhe fshehurazi dhe njohja e atyre që e 
kundërshtojnë rrugën e selefëve dhe duke njohur ata që e kundërshtojnë Kur'anin 
dhe sunetin. 
Gjithashtu hyn këtu mësimi i dispozitave islame, bazat e saja dhe degët e saja, 
dispozitat në adhurimin e All-llahut dhe dispozitat në mardhënie me njerëzit 
dhe dispozitat e kodit civil islam. 
Gjithashtu hyn këtu, mësimi i dispozitave rreth çështjeve të besimit, dhe 
njohja se si të ecësh në rrugën e All-llahut sipas Kur'anit dhe Sunetit. 
Hyn këtu edhe mësimi i të gjitha dispozitave të fesë si dhe mësimi i gjuhës së 
Kur'anit me çka përmbledh kjo gjuhë. 
Atij që Allahu i dëshiron mirësi ia mëson dhe ia lehtëson të gjitha këto 
çështje dhe i jep sukses në të. 
Ndryshe kuptohet ky hadith se ai që e kundërshton mësimin e këtyre çështjeve në 
përgjithësi apo disa prej tyre në veçanti, kjo tregon se All-llahu nuk do për 
atë njeri mirësi, se Allahu ia ka ndaluar atij shkaqet të cilat të çojnë t’i 
fitosh këto mirësi dhe të fitosh kënaqësinë e Allahut. 
  

Marrë nga libri:
Behxhetu Kulubi El-Ebrar ve Kurretu
Ujuni El-Ahjar fi sherh Xhevami'i El-Ahbar 

Abdurrahman bin Nasir Es-Sadi 

Përktheu:
Bilbil Talla

_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan