Sipas një ankete të “Ipsos”
Arabët e duan Obaman më shumë se amerikanët
WASHINGTON, 11 MAJ (REUTERS) –
Popullariteti i presidentit amerikan, Barack
Obama, në vendet kryesore arabe e tejkalon bindshëm popullaritetin e SHBA-së,
fakt që sugjeron se ai mund të jetë i aftë të rrisë reputacionin e vendit të
tij në këtë rajon, është bërë e ditur të hënën sipas rezultateve të një
sondazhi. Obama, i cili do t’i drejtohet botës myslimane me një fjalim të
rëndësishëm
muajin e ardhshëm në Egjipt, “aktualisht ka ngjallur optimizëm të gjerë në mesin
e banorëve në këtë rajon se ai do të
ketë një efekt pozitiv mbi vendet e tyre, Lindjen e Mesme, SHBA-në dhe në vetë
gjithë botën”, është bërë e ditur nga rezultatet e sondazheve të zhvilluara nga
“Ipsos”. “Ipsos” ka bërë të ditur se sondazhi, I zhvilluar në muajin mars,
përfshinte 7.000 persona nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe,
Kuvajti, Libani, Egjipti dhe Jordania. Nga të pyeturit, 33 për qind kishin një
këndvështrim
tepër të favorshëm për SHBA-në, 43 për qind kishin një këndvështrim negativ,
ndërkohë 14 për qind dhanë përgjigje neutrale dhe 10 për qind deklaruan se nuk
kishin asnjë opinion mbi këtë çështje, u shpreh “Ipsos”. Në kontrast, Obama
gëzon një mbështetje të kënaqshme prej 48 për qind në rajon. Sipas sondazhit,
mbështetja për presidentin e ri amerikan arrin në 58 për qind në Jordani dhe
ishte pak më e ulët në Egjipt, ku Obama gëzon një mbështetje prej 35 për qind,
sipas “Ipsos”. Vetëm 22 për qind e egjiptianëve shprehën këndvështrim pozitiv
për SHBA-në, niveli më i ulët në gjashtë vendet e përfshira në sondazh.
/kohaditore
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Make your browsing faster, safer, and easier with the new Internet Explorer® 8.
Optimized for Yahoo! Get it Now for Free! at
http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---