Lista e 104 emrave të të vrarëve në sulmet e SHBA-së
në Afganistan
 
Mbi 93 fëmijë viktima të
bombardimeve amerikane
 
KABUL,
13 MAJ (REUTERS)
– 
 
Nëntëdhjetë e tre fëmijë dhe 25 gra bëjnë pjesë në listën e
140 afganëve, bashkëfshatarët e të cilëve shprehen se janë vrarë gjatë luft -
imeve dhe bombardimeve amerikane javën e kaluar, duke shkaktuar krizë ndërmjet
Washingtonit dhe aleatëve të tij në Afganistan. Lista e emrave, e siguruar nga 
agjencia
Reuters, mban miratimin e shtatë zyrtarëve të provincës dhe të qeverisë,
përfshirë edhe dy gjeneralë afganë të cilët drejtojnë një forcë të ngritur nga
qeveria për të hetuar incidentin në fjalë. E titulluar “lista e martirëve të
bombardimeve të distriktit Bala Boluk në provincën Farah”, ajo përfshin emrin,
moshën dhe atësinë e çdo viktime. Më i vogli është një 8-vjeçar, I quajtur Sayed
Musa. Pesëdhjetë e tre viktima janë vajza nën moshën 18-vjeçare dhe 40 të tjerë
janë djem. Vetëm 22 prej tyre janë mbi moshën 18-vjeçare. Ushtria amerikane
vazhdon të kundërshtojë dhe një zëdhënës ushtarak ka thënë se disa nga emrat në
atë listë mund të jenë false. Debati për numrin e viktimave e ka tensionuar
situatën ndërmjet Washingtonit dhe Kabulit, pavarësisht keqardhjes që ka 
shprehur
presidenti Barack Obama dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë një
vizite në Washington të presidentit afgan Hamid Karzai javën e kaluar.
 
/kohaditore
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Ask a question on any topic and get answers from real people. Go to Yahoo! 
Answers and share what you know at http://ca.answers.yahoo.com
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan