Shikimi i televizorit në Islam (2) Dijetari Abdullah ibn Hamid (kryetar i mbikëqyrjes fetare të xhamisë së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Sprovat të cilat i afrohen zemrës janë shkak i sëmundjes së saj." Këto janë sprovat e dyshimeve, sprovat e epsheve, sprovat e harameve dhe bidateve (risive), sprova e zullumit dhe e injorancës. Zemra është dy llojesh: 1. zemra e cila në rast se e sulmon ndonjë sprovë e thith atë sprovë, e do atë dhe anon nga ajo sprovë dhe 2. zemra e cila e refuzon sprovën, e urren atë dhe largohet nga ajo, për shembull sprovat shkatërruese të cilat shfaqen në programet televizive, si valëzime të ndryshme, këngëtare, festime të festave të ndryshme etj. Ka zemër që anon nga këto gjëra, i do ato dhe fton në to. Kjo lloj zemre është nxirë dhe xhelozia e saj ka vdekur. Këtë zemër e ka kapluar sëmundja. Ka zemër që e urren këtë (shikimin e këtyre gjërave), largohet prej tyre dhe i këshillon edhe të tjerët që të largohen. Kjo zemër është e pastër dhe e bardhë, është e ndriçuar me dritën e imanit (besimit).” Pastaj vazhdon dhe thotë: “Dhe nuk ka dyshim në atë se televizori është një mjet i të këqijave, që fton për shkatërrimin e familjes (dhe moralit të saj), është humbës i kohës pa nevojë e në shumë raste është shkaktar i lënies së shumë obligimeve (farzeve), si namazi, kryerja e obligimeve të tjera etj. E gjithë kjo nëse shpëton pa shikuar ndonjë haram në televizor, që nuk mund të jetë e mundshme pasi nuk ka asnjë emision apo program televiziv që të mos ketë ndonjë femër të zhveshur apo ndonjë mashkull që flet për dashurinë ose për skandale të ndryshme, vrasje, vjedhje etj.” Pastaj ai thotë: “O ju muslimanë, kini kujdes dhe këshillojeni njëri-tjetrin që t’i respektoni urdhrat e Islamit dhe ta luftoni këtë lloj sëmundjeje, e cila po e shkatërron nderin e muslimanëve dhe po e prish atë.” (Usretul Muslime emamel Fidju uet-tilifizjun – Mervan Kexhik) Shejh Muhamed ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka asnjë person që Allahu i Lartësuar të mos i ketë caktuar të bëhet mbikëqyrës për dikë. Dhe pasi vdes dhe i ka tradhtuar ata për të cilët është caktuar si përgjegjës i tyre, Allahu i Madhëruar ia ka bërë haram atij xhenetin.” Dhe kjo përgjegjësi përfshin përgjegjësinë e madhe, të mesme dhe të vogël. Po ashtu përfshin edhe përgjegjësinë e burrit ndaj familjes së tij duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Burri është përgjegjës i familjes së tij.” Dhe sipas kësaj, ai i cili vdes dhe lë në shtëpinë e tij satelit, ai ka vdekur si tradhtar i personave për të cilët ka qenë përgjegjës dhe për këtë shkak do t’i bëhet haram atij xheneti siç ka ardhur në hadith. Dhe për këtë ne themi se çdo mëkat që bëhet me këtë satelit (dhe televizor) që e ka vendosur dora e njeriut para se të vdesë, do ta ketë mëkatin edhe pasi të vdesë, edhe nëse zgjat koha dhe shtohen mëkatet (duke shikuar pasardhësit satelit dhe televizor). Ki kujdes, o vëlla musliman, që mos të lësh pas teje diçka që do të sjellë mëkate në varrin tënd! Nëse në shtëpinë tënde ke satelit, e ke për obligim ta thyesh atë dhe ta shkatërrosh për shkak se ky mjet nuk përdoret në këtë kohë për ndonjë send tjetër përveçse në haram dhe nuk lejohet shitja e tij për shkak se ti, nëse e shet atë, ai që e blen do ta përdorë në mëkat ndaj Allahut dhe në këtë rast do të jesh prej ndihmëtarëve në haram. Nuk ka rrugë tjetër për pendim para se të vdesësh përveçse ta thyesh këtë mjet (satelitin) i cili sjell të këqija, të cilat janë të njohura për të gjithë. Përgatiti: Eroll Nesimi 12.5.2009www.klubikulturor .com _________________________________________________________________ More than messages–check out the rest of the Windows Live™. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
