*Gjorgji Ivanov, kjo krijesë politike!*

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqforum&LajmID=39496&flashkat=IntervistaID
 Te
tjera ...<http://www.gazetastart.com/?faqe=listolajmet&flashkat=IntervistaID>
[image:
version i 
printueshëm]<http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=39496>
[image:
deroja nje 
miku]<http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=39496&url=shfaqflash>




Hamdi Nuhiju




Në kuisin “Kush do të bëhet milioner?” të transmetuar nga TV “A1” njëra prej
pyetjeve për t`u vendosur në karrigen e nxehtë ishte edhe kjo: “ Numëroji
katër presidentët e Maqedonisë sipas kronologjisë”. Një pyetje shumë e lehtë
për t`u gjetur përgjigja e saj, por në vete ngërthen edhe propagandën dhe
krenarinë e popullit maqedonas me historinë e tyre nacionaliste. Në vete
thash, maqedonasit po shënojnë historinë e shtetit të tyre duke e
identifikuar Maqedoninë si një shtet me një shoqëri multietnike, por jo si
shtet multietnik. Përafërsisht të njëjtat konkluza më vonë i pash edhe tek
analistët shqiptar që morën pjesë në emisionin “Rruga drejtë..” në TV
“Alsat”.

Këto ditë presidenti i ri maqedonas (jo edhe i Maqedonisë multietnike)
Gjorgji Ivanov pati paraqitjen e parë në publik para parlamentarëve të
Maqedonisë, para qytetarëve të Maqedonisë, por edhe para medieve tona dhe të
huaja. Të ftuar në këtë eveniment ishin: presidenti i Shqipërisë, i
Kroacisë, i Malit të Zi, i Greqisë, i Bullgarisë dhe i Serbisë. Pjesëmarrjen
në këtë eveniment e bojkotuan presidenti i Greqisë dhe ai i Bullgarisë.
Ftesë për pjesëmarrje në këtë eveniment nuk kishte presidenti i Kosovës,
Bosnjës dhe Hercegovinës dhe presidenti i Sllovenisë.

Nga fjalimi i Gjorgji Ivanovi-t në Parlamentin e Maqedonisë edhe më shumë mu
shtua bindja për politikat nacionaliste dhe shoviniste të udhëheqësisë
maqedonase në lidhje me qytetarët e Maqedonisë, por edhe me fqinjët e saj.
Prej partive politike shqiptare arsyeshëm Partia Demokratike Shqiptare
bojkotoi pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment.

Paraqitjen e Gjorgji Ivanovi-t në publik mund ta analizojmë nëpër shumë
këndvështrime dhe në fund nuk mund të sjellim konkluza të sakta. Në këtë
shkrim do të mundohemi të përmbledhim në disa pika kryesore theksat më
kryesore të diskursit të udhëheqësisë së re të Republikës së Maqedonisë.
1.Mos ftesa e Fatmir Sejdiut- Nuk mund të flasim për këtë eveniment pa
theksuar këtë rast të ngatërruar nga politika dhe udhëheqësia e re e këtij
vendi.

Duhet të jemi shumë sy mbyllur për të mos kuptuar vijën e përbashkët
politike që ndjek ‘monarku’ Nikolla Gruevski dhe krijesa e tij politike e
quajtur Gjorgji Ivanov me politikat nacionaliste në Serbi. Nga mediet
kuptuam se në Maqedoni është fshehur një kriminel i cili ka qenë zyrtar i
lartë i Shërbimit Sekret Serb nën pretekstin e pjesëmarrjes së tij në
evenimentin e kryetarit të ri të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov.

Politika e këtillë qysh në fillim e kreut të shtetit, është një politikë e
mbyllur dhe e dëmshme për ekzistencën e demokracisë dhe të bashkëjetesës së
popujve në këtë vend. Nën hijen e autoritetit të presidentit të ri
maqedonas, zyrtarët e lartë serb të shërbimit sekret gjejnë mbrojtje, ndërsa
presidenti i ri maqedonas nuk merë guximin dhe vullnetin që në këtë
eveniment të ftojë edhe presidentin e Republikës së Kosovës z.Fatmir
Sejdiu-n.

Kjo vijë e ndjekur prej presidentit të ri maqedonas është në dëm të vet
Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj. Dalëngadalë maskimi pro
evropian i ‘monarkut’ Nikolla Gruevski po del në pah me politikat e tij
destruktive duke u renditur në të njëjtin krah me Republikën e Serbisë,
politikanët e së cilës edhe haptazi shumë herë nëpër media deklarojnë se
janë kundër futjes së shtetit të tyre në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kjo logjikë e politikës serbe, e ka izoluar prej botës Serbinë dhe si duket
shumë shpejtë do e izolojë edhe shtetin ashtu të varfër maqedonas. Me mos
ftesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Gjorgji Ivanov po na jep një
mesazh të qartë të gjithë shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë (që jemi
komb shtet-formues në këtë vend), se ne nuk guxojmë që të shikojmë në pjesët
tjera të Shqipërisë natyrale, por duhet të pajtohemi me Shqipërinë zyrtare.

Edhe pse shqiptarët që jetojnë në Gadishullin Ballkanik janë pajtuar me këtë
logjikë dhe Shqipërinë natyrale e shohin në Bashkimin Evropian, Gjorgji
Ivanov tenton që ta shpërlajë trurin e shqiptarëve të Maqedonisë, për mos
respektin dhe moskujdesin e Maqedonisë dhe popujve në të ndaj realitetit të
ri në Ballkan të quajtur Republika e Kosovës.

I pëlqeu apo nuk i pëlqeu politikës zyrtare të Maqedonisë dhe aleatëve të
saj, ky realitet ekziston dhe besojmë se do të luajë rolin e saj të
tolerancës dhe paqes midis popujve në Ballkan. Shqiptarët asnjëherë në
historinë e tyre nuk kanë qenë të dhunshëm dhe të padrejtë. Ata Ballkanin e
shohin si shtëpinë e përbashkët të cilën shtëpi duhet ndërtuar dhe zbukuruar
e jo rrënuar përmes politikave dhe strategjive të errëta.

2. Mos ftesa e Haris Silajgjiqit- Në librin “Kujtime” të autorit Alija
Izetbegoviq mund t`i shohim marrëdhëniet e presidentit të dikurshëm të
Maqedonisë Kiro Gligorov me presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në
mënyrë të sinqertë autori i këtij libri paraqet marrëdhëniet e këtyre dy
vendeve për të ruajtur Jugosllavinë e cila në atë kohë ishte në rrezikun e
ekzistencës së saj.

Po në këtë libër mund të kuptojmë politikat shoviniste serbe ndaj popujve
tjerë të Ballkanit dhe fatit të Republikës së Maqedonisë për ndarje prej
këtij shteti të përbashkët në mënyrë paqësore. Pozita e Bosnjës dhe
Hercegovinës në pavarësimin e Maqedonisë në mënyrë paqësore ishte e dukshme
dhe evidente. Në atë kohë Dr.Haris Silajgjiq ishte udhëheqës i diplomacisë
boshnjake dhe njëri prej kreatorëve të Federatës së Bosnjës dhe
Hercegovinës.

Të gjitha ato krime dhe masakra që i përjetuan boshnjakët, kishin një arsye
të vetme dhe të fuqishme, sepse ishin mysliman. Kisha Ortodokse për dallim
prej Kishës Katolike, është më intolerante me myslimanët dhe fenë islame.
Ndikim të fuqishëm në kreirimit e politikave të këtij gjysmë shekulli në
Ballkan, padyshim kanë edhe bekimi i Kishës Ortodokse dhe frymëzimi i saj
për një superioritet në Ballkan.

Ky ndikim i Kishës Ortodokse shihet sot qartazi nga ana e politikës të cilën
po e udhëheqë ‘monarku’ Nikolla Gruevski dhe së fundi doli në pah edhe nga
krijesa e tij politike e quajtur Gjorgji Ivanov. Ky i fundit përmes
injorimit të presidentit të Kosovës dhe përmes mospërfilljes së shtetit
boshnjak në Ballkan, po na dëshmon qartë se edhe në rrafshin kombëtar edhe
në rrafshin religjioz ndjekë një politike shoviniste e cila politikë ka për
qëllim zhdukjen e ndikimit të faktorit shqiptar në Ballkan dhe për t`iu
përgjigjur orekseve të Kishës Ortodokse edhe sulmet e vazhdueshme ndaj
faktorit mysliman në Ballkan.

3. Marrëveshja kornizë e Ohrit-histori- Nga fjalimi i Gjorgji Ivanovit
mundëm të kuptojmë se për të dhe për ‘monarkun’ e tij marrëveshja kornizë e
Ohrit është një histori e kaluar e këtij vendi. Dhe si e tillë ajo duhet të
përkujtohet, të respektohet, të përtërihet, por aspak të aplikohet, sepse në
këtë mënyrë rrëzohet demokracia e arritur nga ana e ‘monarkut’ Nikolla
Gruevski. Përmendja e kësaj marrëveshje në formën e historisë, mendojë se
është një lëndim i rëndë për të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë
dhe të kauzës së tyre të shenjtë për arritjen e të drejtave të barabarta në
këtë shtet.

4. President i gjithë qytetarëve- Një njeri me rejting të ulët si Gjorgji
Ivanov, nën mbështetjen e rejtingut të ‘monarkut’ Nikolla Gruevski dhe pa
legjitimitetin e shqiptarëve shtet-formues në këtë vend i vë theks të
veçantë fjalës se ai është president i gjithë qytetarëve të Republikës së
Maqedonisë.

Edhe presidenti i Maqedonisë njëjtë si ‘monarku’ i saj Nikolla Gruevski vënë
në një thes minoritetet e këtij vendi duke barazuar shqiptarët që janë 40
përqind në këtë vend me romët që ndoshta nuk janë as 2 përqind. Për në fund
mund të konstatojë se Gjorgji Ivanov është president i maqedonasve të këtij
vendi dhe nuk mundet me qenë president i gjithë qytetarëve të Republikës së
Maqedonisë.


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan