IZRAEL, BËHU ISLAM! 

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=865 


 
Shkruan: Vehap S. Kola


Një reflektim mbi
librin me të njejtin titull të autorit Piter Stokton, botuar nga Qendra
e Studimeve Krahasuese “Erasmus”, Tiranë, Maj 2008

Njërën nga foshnjet e kishte rrëmbyer ujku. Dy nënat zunë të grindeshin
për prindërinë e foshnjës që shpëtoi. Ashtu duke u ngrënë me sho-shoqen
vajtën të Daudi (a.s.) e ia lëçitën çështjen që i kishte troshitur
gjermë atë çast. Daudi (a.s.) vendosi t’i njohë më pak të resë të
drejtën e mëmësisë mbi fëmijën. Por sherri nuk u ndal as me këtë gjykim
dhe të dyja, siç ishin, shkuan te Sulejmani (a.s.) të kërkojnë dhe
mendjen e tij. Ai kërkoi një thikë që të ndante të miturin më dysh dhe
t’i jepte secilës gjysmën e fëmijës. Më e reja prej tyre s’u mbajt dhe
u hodh përpjetë duke i thërritur: “Mos bëj mëkat! Zoti të mëshiroftë
për çfarë po bën. I saji është fëmija.” Dhimbsuria e saj tregoi se ajo
ishte nëna e vërtetë e fëmijës.



1. Kujt i takon Jeruzalemi? 



Qyteti është i shenjtë. Për këtë ekziston një konsensus mjaft i gjerë,
mbase më i gjeri i mundshëm në kutin fetar të njerëzimit. Muslimanët,
të krishterët dhe hebrenjtë garantojnë mbështetjen e më shumë se
gjysmës së botës për këtë qëndrim. Por çuditërisht ai është molla e
sherrit më të përgjakshëm të epokës sonë. Dhe janë vetë këto tre grupe
që hahen kaq urryeshëm për këtë pëllëmbë të trupit planetar. A do të
kishte të njejtin rezultat nëse Sulejmani (Solomoni) do të merrte, në
vend të foshnjës, Jeruzalemin dhe të kishte ndërmend ta ndante në dy
apo tre copa; nganjë copë për secilën palë? Besoj se është njësoj e
pamundur që një ndarje e tillë të prodhojë tre vende të shenjta për
arsyen e thjeshtë se të tre mëtuesit kërkojnë saktësisht të njëjtin
vend.



Piter Stokton (Peter Stockton), në librin e tij “Përtej Jerusalemit”
(Transcending Jerusalem) të publikuar nga Qendra e Studimeve
Krahasimore “Erasmus” në Tiranë, bën një analizë të detajuar të
premisave historike dhe premtimeve për zgjidhjen e nyjës në brigjet
lindore të Mesdheut, gjithaqsa ofron një zgjidhje të harruar nga palët
e përfshira në këtë grindje të dhunshme dhe të padrejtë. Kjo ese është
një përpjekje për të bërë një shtypje në pak rreshta të trajtesës së
Stotkonit.



2. Burimi i Grindjes 



Para disa vitesh kisha dëgjuar një deklaratë pompoze të njërit prej
drejtuesve politikë të Hamas-it: “Edhe nëse muslimanët do ta kishin
pushtuar Palestinën, ne do t’i luftonim njësoj siç luftojmë hebrenjtë”.
Sigurisht kjo tingëllonte një argument mjaft i fortë dhe retorikë e
përzgjedhur për të shprehur mosdiskutueshmërinë e qëndrimit të lëvizjes
që ai drejtonte ndaj çështjes së Palestinës. Megjithatë, sot kjo më
ngjan e padrejtë dhe e papranueshme nga këndvështrimi fetar musliman.
Nëse është fjala për të drejtat e shkelura dhe pronat e grabitura e të
shkërmoqura, kjo vepër mbetet krim pavarur se kush e kryen. Por, po të
jetë fjala për kontrollin nacional të qytetit të shenjtë, Jeruzalemit,
Zoti nuk ua ka premtuar as palestinezëve dhe as hebrenjve këtë nder.
Prandaj qëndrimi i mësipërm është njësoj i padrejtë saç është qëndrimi
i vetë hebrenjve të përzier në këtë shfaqje dramatike të padrejtësisë
së më të fortit ndaj më të dobëtit.



Burimi i grindjes është, në fakt, ndryshimi në qëndrimet që kanë
muslimanët dhe hebrenjtë ndaj Zotit Vetë. Hebrenjtë kanë ndërtuar, në
kulturë-historinë e tyre, modelin e kryengritësit, të popullit me qafë
të fortë dhe të panënshtruar ndaj Zotit. Ndërsa muslimanët, ashtu si
vetë emri i tyre, kanë në thelb të botëkuptimit të tyre religjoz paqen
me Zotin dhe nënshtrimin ndaj Tij. Tema kryesore e Biblës është njeriu,
aqsa dhe Zotit i jepen tipare njerëzore dhe i mvishen të meta tipike
prej njeriu. Ai mund të jetë pokaq i mbrapshtë sa heronjtë e Biblës.
Sakaq në Kuran qendërsisht mbizotëron tema e Zotit dhe Unitetit të Tij,
nevojës për t’Ia dëgjuar Fjalën dhe për t’I’u nënshtruar Vullnetit të
Tij. Aty ndërtohet aspirata më e lartë njerëzore: të arriturit e Zotit,
të fituarit e Vetive të Tij.



Debati se kush prej djemve të Ibrahimit do të sakrifikohej është një
mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar argumentin. Është pranuar dhe e
pranueshme tashmë gjerësisht se Bibla është shkruar nga disa duar, që
të krishterët dhe hebrenjtë i quajnë duart e profetëve. Megjithatë ajo
që është më e qartë se kurrë, sot është kuptimi se hebrenjtë, si
shkruesit e Dhjatës së Vjetër të paktën, kanë shprehur në të qëndrimin
e tyre ndaj Zotit. Nuk ka një konsensus të njëzëshëm mes të dijshmëve
dhe të urtëve të fesë Islame që djali i bërë mend për t’u sakrifikuar
të ketë qenë Ismaili. Megjithatë ky mendim dominon fort qëndrimin e
Ymetit. Hebrenjtë dhe të krishterët mbrojnë fort tezën së djaloshi i
rrezikuar ishte Isaku, sepse bekimet e Perëndisë do t’i fitonte linja e
atij, që veçsa nuk u bë kurban. Më i rëndësishme këtu nuk është
identiteti i birit, por mënyrën se si u zhvillua ngjarja.



Ne thamë se hebrenjtë kanë një qëndrim rebelues dhe të pabindur ndaj
Zotit. Këtë qëndrim ata e kanë shprehur edhe në historinë që kanë
shkruar për vete. Isaku u mashtrua nga i ati me qëllim që të mos
kundërshtonte të shkonte në vendin ku do blatohej. Ai i shpëtoi këtij
mashtrimi dhe gjithmonë e ka mbajtur kokën anash duke dyshuar dhe duke
mos u bindur. Historia islame e baltimit është krejt e ndryshme, jo
vetëm përnga heronjtë e saj. Ibrahimi (a.s.) i kishte rrëfyër të birit
të vërtetën e porosisë nga Qielli. Ismaili i bindet të atit dhe e
inkurajon që të çojë në vend vullnetin e Zotit. Ai është i nënshtruar,
pra musliman.



Më vonë i vogli ndërmjet bijve të Isakut, Jakobi, e gënjeu babain e
verbuar nga pleqëria dhe mori bekimin që i takonte Esaut, vëllait të
tij më të rritur. Si për t’i vënë vulën qëndrimit të pabindur ndaj
Zotit, Jakobi biblik ndeshet me një agjent qiellor (Engjëlli apo Zoti)
dhe e mund atë. Aty mori emrin Isra-El që do të thotë “ai që ndeshet me
Zotin”. Këtë qëndrim kanë mbajtur hebrenjtë përgjatë gjithë historisë.
Edhe kur mes tyre ishte Musai (a.s.) i cili i quajti ‘popull me qafë të
fortë’. Kur ai sillte Shpalljen, i gjeti duke adhuruar një idhull të
derdhur në flori, ndërsa kur u bëri thirrje të hynin në qytet ata nuk i
bindën. Ndryshe ndodh me bashkësinë e Muhamedit (pqmt) në Mekë. Ata
pranuan të shkojnë në një vend të panjohur, që sundohej nga një mbret i
krishterë me lidhje shumë të forta me përndjekësit e tyre politeistë.
Kjo vetëm sa e rishpreh natyrën e tyre prej të bindurish ndaj Zotit.



Musai (pqmt) nuk arrin të hyjë në qytet por e themelon bashkësinë e tij
në shkretëtirë, në udhëtim. Hebrenjtë tregojnë edhe njëherë se
përfaqësojnë kërkuesit e të jetuarit. Qytetërimi, ashtu si besimi, i
tyre është ai i lëvizjes. Ai është themelvënë në lëvizje dhe i tillë
vazhdon të funksionojë. Përskaj rëndësisë së hixhretit, i cili
përkujtohet vetëm në haxh si i vetmi ritual qendror që kërkon ikje dhe
lëvizje, të gjitha të tjerat, namazi, agjërimi, zekati, kërkojnë
qëndrim, paqe diku në prehrin e plleshëm të tokës. Muhamedi (pqmt) e
themelon bashkësinë e tij në Medine, pra në një qytet ku do të jetonin
dhe jo në një udhëtim gjatë kërkimit të jetesës.



Edhe qendrimi ndaj profetëve është poaq i ndarë. Rrëfimi kuranor për
profetët synon të shfaqë në sytë e muslimanëve një model të sukseshëm
të njerëzve të bindur dhe të nënshtruar ndaj Zotit. Ata mund të kenë
qenë subjekt i gabimeve të parëndësishme por asnjëherë nuk kanë qenë
kundërshtarë të Zotit. Përkundrazi Bibla është e tejmbushur me
jetëpërshkrimet e profetëve që mëkatojnë siç edhe vetë të qortuarit
prej tyre. Kjo dëshiron të thotë se në sytë e hebrenjve personazhi
rebel është më i dashuri dhe nga ana tjetër të justifikojë veprimet dhe
paudhësitë e tyre ndaj Zotit dhe porosive të tij. Kur një profet nuk
mund të jetë i mirë me Perëndinë, ashkush veç tij nuk mund të jetë i
mirë. Shembulli më portretizues i këtij botëkuptimi është vetë Davidi
biblik. Nga njëra anë ai bën disa paudhësi të dënueshme gjerësisht dhe
nga ana tjetër është mbret dhe profet i Izraelit. Kurani e paraqet atë
si një njeri të devotshëm që thuajse papreprë qante dhe lëvdonte Zotin,
edhe pse ai duket se kishte bërë disa gabime në gjykimet e tij. Duke
inkriminuar edhe atletin e tyre, hebrenjtë duan të thonë se gjithkush
mund të jetë më i keq se ai, duke qenë njeri i thjeshtë.



Në këtë mënyrë arrijmë në përfundimin se Shkrimi i Shenjtë hebre dhe i
krishterë ka në qendër të tij njeriun, kur Kurani vë temë qendrore
Zotin, Unitetin e Tij dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit ndaj Tij dhe
dëgjimit të Fjalës së Tij. Burimi i përleshjes së pandalur prej një
shekulli, për Jeruzalemin është qëndrimi i përkundërt i palëve ndaj
Zotit. Prandaj edhe zgjidhja duhet të vijë nga ndryshimi i qëndrimit
ndaj Tij. Propozimet për ndarjen e Qytetit të Shenjtë apo për ndërtimin
e dy shteteve janë poaq të pamundshëm sa edhe bashkëjetesa e këtyre
botëkuptimeve të kundërta mbi Krijuesin dhe njeriun.



3. Askujt nuk s’i’u bë padrejtësi nga Zoti dhe askush s’është i pandreqshëm



Misionet e njëpasnjëshme të Isaias, Jeremias dhe Ezekielit (pqmt), tre
profetëve të mëdhenj të Izraelit mbeten një dëshmi e padiskutueshme se
‘popullit të zgjedhur’ i qenë dhënë mundësi të panumërta për të kthyer
udhë. Thirrjet e tyre synonin që zemrën e gurtë ta zëvendësoni me një
zemër prej mishi dhe gjaku. Kundërvënia ndaj shterjes shpirtërore të
popullit hebre nuk qe orakull për ndëshkimin, po edhe nëse qe, kjo nuk
e kaloi premtimin për bekime dhe lumturi të përjetshme sikur ata ta
pranonin këtë ndryshim të zemrës. Hebrenjtë u sulmuan nga armiqtë e
tyre, u plaçkitën dhe zunë robër si komb, por edhe fituan lirinë dhe
triumfuan ndaj tyre gjatë kësaj periudhe. Sa herë që ‘qafa e fortë’
ngurtësohej, Zoti i qortonte dhe i fshikullonte. Përfundimisht
përgjigja e tyre ndaj profetëve të mëdhej është fabul e përsëritur e
sjelljes së tyre ndaj mijëra profetëve të tjerë. Ata u vranë, u
persekutuan dhe u përçudnuan në shkrimet e shenjta, apo për pjesën më
të madhe prej tyre u zhdukën gjurmët e ekzistencës dhe mesazhit në
historinë e shkruar nga duart e izraelitëve.



Sigurisht, Jezusi, ardhja dhe mesazhi i tij, përbëjnë kulmin dhe
zgjidhjen e fabulës hebraike. Ai u ngrit mes tyre edhe njëherë me
ftesën për të zëvendësuar zemrën e ashpër me një zemër tjetër, ku
gjallon mishi i butë i jetës dhe gëlon gjaku i nxehtë i përkushtimit.
Zoti e ka pritur këtë popull dhe e ka përtërirë ftesën e tij mjaft herë
derisa dërgoi Isain (pqmt). Më mirë se ç’e simbolizon këtë historia e
djalit plangprishës në Dhjatën e Re nuk mund ta shëmbëllejë asnjë
parabolë tjetër. Ai u largua nga shtëpia dhe u shpërudh duke çuar dëm
të hollat. Ngushtia që e mbërtheu pasi nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë
në xhep, e shtrëngoi të kthehej i turpëruar përpara t’et. I ati
urdhëroi të festohej për kthimin e djalit duke dhënë shenjat e një
gëzimi të papërmbajtur, duke nxitur zemërimin dhe xhelozinë e djalit
besnik ndaj familjes. “Bir, – i tha i ati – ti je gjithmonë me mua dhe
gjithçka kam është jotja. Por u desh të gëzohemi e të ngazëllehemi
sepse ky, yt vëlla, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet”.
Kështu mund të kuptohet edhe qëndrimi i Zotit ndaj popullit të
Izraelit, një pritje e gjatë, kurdoherë e vlefshme për t’u kthyer në
Shtëpinë e Tij dhe, me siguri, një festë e veçantë i pret gjithëherë.
Jezusi (pqmt) i paralajmëroi hapur hebrenjtë se tashmë skeptri do të
kalonte në shtëpinë e Ishmaelit dhe një ishmaelit do të ishte princi i
mbretërisë së Perëndisë. Përmendja e përshkrimeve dhe parashenjave të
ardhura nga goja e tij nuk do të qe e qëlluar për këtë ritregim të
shkurtër të librit.



4. Zgjidhja 



Historia e marrëdhënieve të hebrenjve me profetin Muhamed, (pqmt) mund
të përshkruhet si një ngasakeqje e shumëduruar. Ndonëse ai (pqmt) u
kishte siguruar atyre një status prej të barabartësh dhe të veçantësh
(mund të jetonin me të njëjtat të drejta dhe të besonin e të gjykonin
mes veti sipas ligjit të tyre fetar), ata nuk e mbajtën kurrë fjalën
për të qenë partnerë dinjitozë dhe të sinqertë. Cilatdoqofshin
rezultatet e asaj marrëdhënie, një gjë mund ta themi me bindje dhe pa
brejtje ndërgjegjeje. Muhamedi (pqmt) bëri mjaft më shumë se mund ta
imagjonojë kushdo për të shmangur përplasjen me hebrenjtë, edhe pse
lufta nuk do ta vinte në vështirësi.



Zgjidhjet politike për konfliktin nuk janë të qendrueshme sepse nuk
janë të vërteta. Mbanash faktit që përplasja ndërmjet palëve ka
ngjyresa nacionaliste (në Izrael partitë politike kryesore janë
tërësisht ateiste ndërsa në Palestinë njëra lëvizje është vetëm
politike ndërsa tjetra, edhe pse fetare, lufton me motive politike),
motivi real i përplasjes është fetar. Jo se feja prodhon dhunë, por
sepse aty përplasën qëndrimet e kundërta ndaj Zotit.



Thika e Sulejmanit nuk do të paraqiste një zgjidhje. Në fakt propozimet
e Solomonëve politikë të botës së soçme për ndërtimin e dy shteteve nuk
do të kenë kurrë sukses, sepse ndarja e fëmijës në dy pjesë nuk do të
kënaqë kurrë mëmën e vërtetë. Çfarë është e ditur sot është fakti se
muslimanët kanë zgjedhur të mos e pranojnë këtë thikë që në 1948 edhe
pse kjo u ka kushtuar humbjen e foshnjës. Ngjarja e foshnjës mbyllet
duke i njohur mëmësinë asaj që vendosi të hiqte dorë për të shpëtuar
jetën e fëmijës së saj. Ndoshta nuk është e rastësishme që i takoi që
më e reja nga nënat të qe e vërteta.



Po çfarë do të ndodhte nëse hebrenjtë me ‘qafë të fortë’ do të
vendosnin të ndërronin ‘zemrën e gurtë’ me një ‘zemër të butë’ dhe nga
përleshja me Zotin të ktheheshin te nënshtrimi ndaj Tij dhe paqja me
Të? A do të kishin pretendime Palestinezët ndaj Jeruzalemit? Ose, a do
të kishin të drejtë të kishin pretendime nacionaliste? Apo më tepër, a
do të irritoheshin nga vizita e Ariel Sharonit në vitin 2000 në xhaminë
Aksa, nëse ai do ta kishtë ndërruar atëherë zemrën? Për të tria
pyetjet, jo! Ashtu siç thotë edhe Stoktoni në mbyllje të trajtesës së
tij zgjidhja është: Izrael ose Islam! Izrael, bëhu Islam!



5. Dy fjalë mbi përmbajtjen e librit 



Piter Stokton (Peter Stockton) është një amerikan që e parapa fatin e
tij të konvertimit në musliman në një ëndërr mjaft domethënëse, po të
kesh parasysh fabulën e tij. Ditët e tij në Izrael dhe Palestinë i kanë
ndriçuar një pjesë të madhe të hijeve që në formimin e tij prej të
krishteri merren si të mirëqena dhe të patrazuara nga pyetje që lindin
nga ndërgjegjia e njeriut të mirë.



Në Hyrjen e librit, autori i hap mjaft mirë çështjet që do të diskutojë
në vijim dhe ngjall një kureshtje mbërthyese tek lexuesi (këtë libër e
lexova brenda dy ditësh, përskaj kohës tepër të zënë me punë). Në
kapitullin e parë, Prej Ndarjes së Rrugëve tek Ndarja e Dallgëve – prej
Abrahamit tek Moisiu Stoktoni ka shpjeguar, mjeshtërisht dhe me një
forcë kumbuese argumenti, pse-të e qëndrimeve kaq të ballpërballshme të
muslimanëve dhe hebrenjve mbi çështjen e kontrollit mbi Qytetin e
Shenjtë. Rrënjët e problemit janë te qendrimi i palëve ndaj Zotit:
zgjedhja midis nënshtrimit dhe kundërvënies. Aty ai ka arritur të
pastrojë edhe disa mbeturina dëmsjellëse në qendrimin e besimtarëve në
përgjithësi dhe palestinezëve në veçanti karshi kësaj çështjeje. Në
kapitullin e tretë, Epoka e Artë – Davidi dhe Solomoni argumentimi i
mësipërm është mbështetur në shembujt më të lëvduar mes izraelitëve.
Ndarja e qendrimeve është e dukshme edhe në rastin e modelit rebel
hebre të Davidit dhe Solomonit dhe atij të përunjur musliman të Daudit
dhe Sulejmanit (pqmt).



Izraelitët janë një komb me ‘qafë të fortë’, jo sepse fati i tyre u
shkrua i tillë, se po të ishte për këtë, çfarë rëndësie do të kishin
profetësitë e Isaisë, Jeremisë dhe Ezekielit, por atyre u është dhënë
gjithmonë shansi i zëvendësimit të ‘zemrës së gurtë’ me një ‘zemër të
butë’ prej mishi, përmes të cilës rrjedh gjaku i jetës. Pikërisht këtë
thotë kapitulli i katërt, Profetët e Mëdhenj të Izraelit – Isaia,
Jeremia dhe Ezekieli. Autori nuk le pa renditur edhe profecitë e tyre
kryesore lidhur me Mesian dhe një profet tjetër jashtë barkut të
Izraelit.



Kapitulli i pestë, Një Zemër e Re – Isai (Jezusi) përmbledh misionin e
Isait (pqmt) dhe mesazhin e tij përkarshi refuzimit tradicional,
fatkeqsisht, të popullit. Injorimi hebraik e detyron krishtërimin
paulin të kthejë sytë nga pjesa tjetër e njerëzimit dhe për qëllime
politike, të ndryshojë kurs deri edhe në thelbin e besimit. Kthimi
mbrapsht i thirrjes së Qiellit ishte fillimi i derdhjes dhe troshitjes
së ‘popullit të zgjedhur’ nëpër zgafellat historisë dhe tokës. Pak
dekada pas Isait (pqmt) e deri pas luftës së dytë botërore, populli
hebre u derdh si një shishe e pambyllur uji nëpër tokë dhe u përndoq si
një e keqe e patjetërsueshme nga pushtetet e krishtera kryesisht.
Profecitë për ardhjen e një figure vulosëse pas tij, u shpallën me të
madhe nga Isai (pqmt).


Kapitulli 6, Përtej Jeruzalemit – Muhamedi është një antologji e
kapërcimit të zgjedhjes së Zotit nga populli hebre te e gjithë
njerëzia. Ndërsa misionet brendakombëtare të profetëve izraelitë kishin
përfunduar me Isain (pqmt), ato kishin lënë gjurmë të dukshme në
shkrime lidhur me ardhjen e profetit të fundit. Aty përshkruhet edhe
marrëdhënia e profetit (pqmt) me komunitetin hebre në veçanti e cila,
pas një përplasjeje tërësisht të pandershme nga ana e këtyre të fundit
përfundon me marrëveshjet e besatimit dhe sigurimit për komunitetet e
tyre në shtetin e ri musliman. Përse Jeruzalemi u takon muslimanëve,
kuptohet edhe nga vetë emri i këtij kapitulli. Izraeli nuk kishte
pranuar të bëhej Islam. 
 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Be smarter than spam. See how smart SpamGuard is at giving junk email the boot 
with the All-new Yahoo! Mail.  Click on Options in Mail and switch to New Mail 
today or register for free at http://mail.yahoo.ca
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan