Në epitafin tim!!! http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=877
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* Jetojmë në këtë botë sikur të ishim të pafundmë. E duam atë dhe nuk brengosemi fare për pjesën tjetër të medaljes. Nuk kuptojmë gjuhën me të cilën na flet dhe na qorton zemra jonë. Nuk brengosemi për hallet e njerëzimit që e kanë kapluar. Nuk qortojmë dhe nuk qortohemi. Bota është shndërruar në një idhull i paprekshëm për njerëzit me orekse të veçanta. Ajo vezullon vetëm për një grup njerëzish të cilët i kanë dhënë leje dhe të drejtë vetes që të jenë bartësit e saj. Ajo i nënshtrohet intrigave dhe grackave të djallit të mallkuar përmes së cilave nënshtrimin merë edhe njeriu i shkretë. Seid Nursi tha:” Tingujt e gjërave janë zërat e ekzistencës.’ Edhe unë ekzistojë’, ato thonë. Universi si i heshtur papritmas gjen zë, thërret:’ Mos na pandeh neve të pajetë, o njeri llomotitës.”( Fjalët-1, Stamboll,2006, f.1095) Njeriu i rrethuar prej zhurmës së jetës dhe dinamizmit e euforive të paskajshme, harron për tingujt e ekzistencës së tij. Ai sikur i mohon ato dhe shkelë mbi to sikur mbi një vetëdije të hedhur në plehrat e qytetit. I vetëdijshëm për një hap të këtillë, jo të sinqertë, ai vazhdon edhe më tej në sulmimin e këtyre krijesave pa zë, të cilat vallëzojnë në hapësirë. Sikur e gjithë ekzistenca i ka hedhur sy valles së tyre, ndërsa njeriu nga xhelozia e madhe për këtë favor që ia morën, harron të përkujtojë Rregullatorin e çasteve në rruzullin tokësor. Ndoshta edhe meriton dënimin e ndëshkimin për një veprim të këtillë jo mirë të menduar. Ndoshta ai duhet qysh në këtë botë të ngelet pa favoret më esenciale të cilat ia ka dhënë Krijuesi i favoreve të gjitha krijesave në rruzullin tokësor. Jo, jo, sikur t`i merreshin favoret, atëherë bota do të çrregullohej dhe merita e njeriut për të qenë në kryen e gjërave do të ishte i cenuar. Ndonjëherë ai tejkalon caqet për të cilat caqe e ka krijuar Allahu i Madhërishëm. Shumë herë, ai në vend që të rimarr veten nga kjo amulli dhe anomali që e ka kapluar, bërtet si i çmendur me zë të lartë duke kërkuar rikthimin e ndjenjave të tij në epiqendër. Por, ka hedhur hapin aq larg epiqendër, saqë ndjenjat e tij janë të humbura si deveja e lodhur në shkretëtirë. Ndoshta me ditë të tëra do të riktheheshim në një pikë të vetme po qe se do të humbshim në shkretëtirë. Do të na humbiste vezullimi i ndjenjave tona, do na shkatërrohej sensi ynë për humor, do të ishim me sekonda afër vdekjes! Një mister i pazbuluar për ne, është bota e mëpastajme e cila na mban gjallë dhe na jep shpresë. Ndoshta një errësirë e frikshme na stimulon që të flasim e llomotisim pandalim për këtë rrugë e cila është e mbuluar nga pluhuri i shkretëtirës. Sikur e gjithë bota të kishte të drejtë, ndërsa vetëm ne të ishim të izoluar karshi stolive, bukurive e mrekullive të saj. Në fakt, kështu ndodh me ne kur nuk ia dimë vlerën asaj që e posedojmë dhe nuk bëhemi falëminderues për të. Ai që ka sy, kur sheh të verbrin, padyshim se ia di vlerën syve të tij dhe ato i orienton në rrugën të cilën e kënaq Krijuesin e tyre( syve). Por, esenca e lumturisë nuk fshehët vetëm në përkujtimin tonë ndaj vlerave që i posedojmë kur kujtojmë ato njerëz që nuk i posedojnë. Lumturia arrihet nëse edhe pa takimin tonë me të verbëtin t`ia dimë vlerën syve tanë dhe të mos i shëtisim lartë e poshtë aty ku djegën me zjarr. Po e vepruam të kundërtën, ekzistenca do bëj zë dhe do të na përkujtojë se edhe ajo është pjesë e përditshmërisë. Ekzistenca do na qortojë për trajtimin tonë formal e jo formal që bëjmë ndaj saj si të ishte e pajetë, ose e paqenë. Është e njëjtë sikur kur njeriu shan kohën, ndërsa harron se në këtë mënyrë ai shan edhe Allahun, i cili ia dha këtë dhunti kësaj krijese për ta shfrytëzuar. Marrëzi të këtij lloji mund të gjejmë për çdo ditë, në çdo skaj të përditshmërisë sonë. Njeriu aspak nuk brengoset se sa lehtë i hedh fjalët në tregun e meditimeve dhe kësaj ia ngjyros një term të paqenë. Mundohet në një mijë e një mënyra ta bind rruzullin tokësor, se ai është viktimë, ndërsa e gjithë bota janë fajtor. Zaten natyra e tij nëse është e tillë, që gjithmonë gabimet t`i shoh tek të tjerët, atëherë ai është i destinuar të mos e kuptojë lumturinë. Ose edhe ndoshta kur kupton se sa gabim paska qenë që paska akuzuar të tjerët për gjërat që përvëlojnë shpirtin e tij, ai atëherë mund edhe të pendohet dhe të rikthehet në natyrën e tij ‘engjëllore’. Në botën e mëpastajme ai niset si një udhëtar i vetëm me veprat e tij. Veprat e tij e shënojnë pa asnjë gabim historinë e ekzistencës së tij në këtë botë ose orendi të krijesave në rruzullin tokësor. Gjurmët e tij mund të jenë të pashlyeshme si për të mirën e krijesave dhe Krijuesit, ose si në dëm të tij dhe të krijesave tjera. Edhe pse ndoshta gjurmët e tij që duken se janë dëm për krijesat tjera në fakt ato janë mësim dhe urtësi për to. Bota në prehrin e saj pati ‘Faraon’, e miq të sojit të tij të cilët shënuan në rruzullin tokësor historinë e një jete të hidhur. Zaten sikur të mos ekzistonin krijesa të këtij lloji, kaq të padrejta, ne do të çmendeshim pas kësaj bote. Kjo jetë është një provim prej në lindje e deri në çastin e transferimit të tij për në botën e mëpastajme. Nëse në provim të gjithë njerëzit do të kalojnë dhe do të mësojnë mirë, e kalojnë lehtë, atëherë ato do të dashuroheshin në këtë universitet të padukshëm sikur të ishte pjesë e qenësisë së tyre. Urtësi mbi urtësi, Krijuesi i urtësive e di natyrën e njerëzve. Ai i sprovon ato vetëm aq sa kanë mundësi të mbajnë. Ai sprovoi Musain a.s., ai sprovoi Isain a.s., ai sprovoi Muhammedin a.s., dhe të gjithë njerëzit e dashur të Tij, e në këtë mënyrë sprovoi të gjithë njerëzimin. Patjetër duhet ta meritojmë lumturinë. Për këtë gjë duhet punuar, sprovuar, duruar dhe përballur me sfida të llojeve të ndryshme. Nuk do të kishte kuptim që ne të ishim fitimtar duke mos u përpjekur dhe duke mos përkujtuar vlerat që na janë dhënë nga Krijuesi i tyre. Duke përkujtuar ekzistencën tonë në rruzullin tokësor, duke vepruar në harmoni edhe me krijesat tjera, padyshim se ne do të arrijmë deri në epiqendër. E nëse ne arrijmë që të rikthehemi në epiqendër si fitimtar e jo si hakmarrës, atëherë ne do të kishim mundësi që të i gëzohemi lumturisë e cila erdh si rezultat i një sakrifice dhe mundi të madh. Por, nëse nuk tejkalojmë veten dhe nëse nuk dëgjojmë shushuritjen e ndjenjave tona, atëherë ne padyshim se do i lëshoheshim egove tona, si prostituta bosit të saj. Secili rrëfim, ka një fillim, një mes dhe një përfundim. Ndërsa rrëfimi ynë ka më shumë përfundime. Ndoshta edhe terme të këtilla nuk ekzistojnë në mesnatën e errët të këtij rrëfimi. Sa për të ju lajmëruar rreth modusit të këtyre vlerave do ju kisha lutur, që këto gjëra të mos i shënoni në EPITAFIN TIM. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
