http://yushaevans.com/video-vault/
http://yushaevans.com/bio/
Familja: I martuar me Aldijana Evans; ka një djalë 3 vjeç
Me fjalët e tij:
Në cilin besim u rritët ju?
Unë u rrita në Greenville, S.C me një edukim shumë strikt Metodist.
Si ishit përfshirë në kristianizëm?
Në fakt shkoja në një kolegj të vogël biblik në Greenville nëpërmjet kishës
sonë dhe në fakt kisha një synim për t'u regjistruar në Universitetin Bob
Xhons. Synimi im ishte që të bëhesha një ministër apo një misionar. Gjithashtu
kisha interes për tu bërë një studiues biblik, dhe mësoja për ta lexuar biblën
në gjuhën hebraishte dhe atë greke.
Kur jeni konvertuar në Islam, dhe pse?
Ishte në dhjetor të vitit 1998. Pas leximit të biblës ndoshta gjashtë apo
shtatë herë, faqe për faqe në mënyrë analitike, fillova të kuptoj se kishte
shumë mospërputhje dhe kontradikta. Ky konfuzion më bëri që ta lë krishtërimin
në tërësi dhe fillova të kërkoj për fetë tjera budizmin, taoismin dhe çdo lloj
"izmi" që ishte atje - dhe asnjëri prej tyre nuk dukej se kishin të vërtetën e
qartë. Një ditë u ndesha me një musliman. Më ftoi ti bashkohem në faljen e
xhumasë dhe kur i pashë Muslimanët duke u falur pothuajse si një dritë
shpërtheu në kokën time. I pyeta për një kopje të Kur'anit. E lexova faqe për
faqe për një javë, dhe kjo ishte e mjaftueshme.
Sa i vështirë ishte vendimi për tu bërë një musliman?
Ky vendim nuk ishte shumë i vështirë. Vështirësia erdhi pas vendimit.
A e kishte vështirë familja pranojë konvertimin tuaj?
Gjyshja ime e kohës së vjetër – Isha rrit me gjyshën time – Ishte vështirë për
të që ta përballoj këtë. Dhe nëna ime, e cila është baptiste, dhe babai im, i
cili është një i krishter dhe mason, nuk ishte e lehtë për të. Por ishte e
vështirë për familjen time të gjerë, shumë prej të cilëve janë të përfshirë në
politikë në Karolinën Jugore. Ishin njerëzit të cilët përpiqeshin të më
largonin jashtë islamit dhe jo aq si dënim i hapur, por mund ta ndjeni supen e
ftohët të familjës.
Saktësisht si kthehet një njeri në Islam?
Nëse besoni në zemrën tënde se nuk ka zot tjetër, pos All-llahut, dhe Muhammedi
është i dërguar i All-llahut, atëherë duhet të bëni diçka që quhet shehadeti -
dëshmia e hapur, një deklaratë e hapur. E bëni para çdolujt që mund të jetë
dëshmitar për këtë. Unë e bëra atë në një shtëpi të vllaut musliman në orët e
vona të natës. Nuk është asgjë, një ritual që duhet të kaloni në të .
Sa ka ndryshuar jeta juaj Islam?
Pasi që e lash Krishtėrimin Fillova të shkoj teposhtë rrugës së gabuar, duke
qenë 17 vjeçar dhe duke qenë i hutuar nga bota. Islam mua më vëri përsëri në
një perspektivë të drejtë edhe familja ime e shihte këtë më bëri një njeri
shumë të mirë dhe nje
Konvertimi juaj a e ka ndryshuar kuptimin e vetës tuaj?
Nuk e ndjej ndryshimin e kuptimit te vetes sime. Por përfundimisht ndjej se kam
bërë një lidhje të vërtetë me dikë më të madhë se vetja ime. Ndjej me Islamin
se lidhja përfundimisht është bërë me krijuesin dhe kur e ndjeni një lidhje të
tillë nuk ka asnjë mënyrë për ta ndryshuar.
A e shihni fenë tuaj të adoptuar si fe e vërtetë dhe a do t’ ja rekomandoni
dikujt tjetër.
Absolutisht do ta rekomandoja - jo si një e vërtetë e fesë e ndarë nga çdo gjë
tjetër, por si terren i të gjitha feve sepse pothuajse çdo fe ka një formë të
së vërtetës në të. Por Islami është e vetmja fe që përmban origjinalitetin e
saj dhe vërtetësinë e saj në një periudhe mbi 1.400-vjeçare. Ne besojmë se e
njëjti besim është predikuar që nga Ibrahimi a.s , që nga Ademi, sepse Allahu
nuk është dikush që ndryshon mendjen e tij.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---