Sarkozy: Shteti palestinez garanci për siguri
 
ABU DHABI, 25 MAJ (REUTERS) –
 
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka përsëritur të hënën
se krijimi i një shteti palestinez përbënte “garancinë më të mirë të sigurisë 
për
Izraelin” dhe se kolonizimi në Cisjordani duhet të ndërpritej. Kjo u tha në një
intervistë dhënë agjencisë së shtypit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Wam”. “E
vërteta është se askush sot nuk mund të mendojë seriozisht se do t’ia dalim të
vendosim paqen në Lindjen e Mesme pa u dhënë palestinezëve shtetin që ata
kërkojnë prej shumë kohësh dhe për të cilin kanë të drejtë”, ka deklaruar
Sarkozy, i cili ka mbërritur të hënën në Abu Dhabi, për të marrë pjesë në
përurimin e bazës së parë ushtarake franceze të përhershme në Lindjen e Mesme. 
“E
vërteta është se garancia më e mirë e sigurisë për Izraelin është pikërisht
krijimi i një shteti palestinez të pavarur, modern, demokratik dhe të 
qëndrueshëm”,
ka thënë ai. Garancia më e mirë e sigurisë për Izraelin është se duhet që
kolonizimi të marrë fund, sepse ai e largon çdo ditë e më tepër mundësinë e 
arritjes
së paqes”, ka deklaruar kryetari i shtetit francez, duke shtuar në të njëjtën
kohë se nuk do të hiqte asnjëherë dorë nga e drejta e Izraelit për të jetuar i
sigurt dhe i qetë”.
 
KOHA DITORE
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
The new Internet Explorer® 8 - Faster, safer, easier.  Optimized for Yahoo!  
Get it Now for Free! at http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan