Lypsarët politikë!!! Nga:Hamdi NUHIJU
http://www.lajmishqip.com/?p=8318#more-8318
http://www.gazetakritika.net/node/198
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=893

Rrethanat shoqërore dhe politike në një vend janë të rëndësishme për të
përcaktuar drejt të gjitha determinatat e mundshme të një vizioni. Nëse nuk
ekziston vizioni në politikë, atëherë njerëzit të cilët e kanë përvetësuar
politikën për interesat e tyre të ngushta e meskine, shndërrohen në poltron.
Situatat politike të cilat gjenerojnë në tregun e ideve janë situata që
çudisin të gjithë krijesat në rruzullin tokësor. Shumë politikan kapen pas
situatave dhe në bazë të tyre edhe ndërtojnë opsionet e ndryshme që kanë të
bëjnë me fatin e kombeve të ndryshme. Lypsarët politikë janë mbretër të
situatave, pasi që gjithmonë i shfrytëzojnë e i shtrydhin ato. Disa e
llogarisin mirësi pozitën politike të partive të tyre, disa ndoshta edhe i
gëzohen fatit që janë duke i shërbyer një komuniteti në atë mënyrë që askush
nuk do të kishte mundësi t`i shërbejë. Të gjithë rrotullohen kaq qendra e
mendimeve e cila i ngreh politikanët si magnet. E rëndësishme është që të
kuptojmë drejtë se nuk është mirë që njerëzit të bëhen lypsar në politikë,
përderisa politika nuk është mjet i ekzistencës së tyre. Në fakt, për njerëz
të caktuar, politika është shndërruar mjet ekzistence e përfitimi material.
Nuk është e drejtë të kërkohet ne politikë, por është reale që në politikë
të ketë fitues dhe humbës. E në të shumtën e rasteve, gati në të gjitha,
partitë politike shqiptare në Maqedoni së bashku me politikanët e tyre janë
humbës, bile janë shndërruar edhe në lypsar politikë. Do të ishte e vështirë
pozita e një lypsari, i cili gjithmonë rreth në derën e atij që mendon se
duhet të jap. Lypsari në këtë rast duhet të gjejë mënyra dhe metoda që të
mos bie në atë pozitë asnjëherë dhe të bëhet ai i cili jep dhe nuk kërkon.
Politikanët tanë kanë gjet përgjigje edhe për këtë fenomen. Ato po thonë, se
për të mos u bërë lypsarë duhesh të jesh shumicë, ndërsa ne nuk jemi shumicë
prandaj jemi lypsar. E kur shndërrohesh në lypsar në politikë ndodh
gjithçka. Këto ditë patëm rastin të dëgjojmë për anulimin e vizitës së
Republikës së Maqedonisë nga ana e presidentit të Kosovës. Edhe pse një
veprim i vonshëm nga ana e presidentit të Kosovës, mendojë se reagimi i tij
ishte me vend. Por, për ku dhe për kë me vend? Reagimi i tij ishte i njëjtë
sikur t`ia bënte të njëjtën gjë Rusisë, një vend ku shqiptarët nuk janë
faktor. U dëshmua se një reagim i këtillë edhe për Maqedoninë po del në pah
se shqiptarët e këtushëm nuk janë faktor. Sikur të ishin faktor nuk do të
kishin mundësi mediet prestigjioze maqedonase të luanin me reagimin e Fatmir
Sejdiut. Ata reagimin e këtillë e komentuan në formën më qesharake të
mundshme si p.sh.” Më në fund u mësua presidenti i Kosovës të thotë :JO.”
Por, çka është e vërteta, në këtë vend jo vetëm politikanët shqiptar janë
bërë lypsarë në politikë. Edhe politikanët e taborit tjetër janë bërë
lypsar, por në një derë tjetër. Kemi rastin e intensifikimit të
marrëveshjeve për liberalizimin e vizave ndërmjet Maqedonisë dhe Unionit
Evropian. Përgjegjësi për këto punë, Ivica Bocevski përmes vizitave të tij
në Bruksel e në Paris u mundua që të veprojë përmes fakteve dhe argumenteve
në dobi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Por, ai nuk nxjerri në
pah realitetin e problemit me Greqinë në lidhje me emrin kushtetues të
Republikës së Maqedonisë. Maqedonia është e kushtëzuar për futje në NATO nga
ana e Greqisë përmes ndryshimit të emrit të saj kushtetues. Ende po rrjedhin
bisedimet rreth një modeli më të përshtatshëm të mundshëm. E nëse pala
maqedonase dorëzohet karshi diplomacisë greke, atëherë mesiguri se
liberalizimi i vizave për Republikën e Maqedonisë do të ishte më i shpejtë
sesa parashikon vet Ivica Bocevski. Unë mendojë se ai po na jep sinjale për
zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe për një hap të mëtejme të
Republikës së Maqedonisë në NATO. Por, duhet që gjërat t`i thotë hapur dhe
jo në formë të lajkatimeve të ndryshme që i bën gjuhës diplomatike.

Lypsarët politikë sot në Republikën e Maqedonisë i gjen edhe si ministra që
marrin rrogën e ministrit, po edhe si pensioner, në të njëjtën kohë që
marrin pensione. Në këtë periudhë krize ekonomike, ndoshta do të ishte një
favor i mirë për ministrat e këtij vendi që të marrin edhe pensione edhe
rrogë të ministrit. Por nga buxheti i këtij vendi nuk është mirë që të
akumulohen mjete në këtë mënyrë të padrejtë.

Më në fund partia shqiptare në pushtet BDI, u trazua nga gjumi i thellë dhe
i ëmbël që e kishte kapur. Pasi të gjitha pozitat strategjike i ka zënë
‘monarku’ Nikolla Gruevski dhe pasi bëri çka deshi ai me të gjitha pikat në
raportet politike, ekonomike e shoqërore, BDI , vendosi që të zgjohet prej
gjumit. Të shpresojmë se do të gjejnë forca dhe mënyra se si ta vazhdojnë
luftën e tyre politike në këtë vend, por unë jam shumë pesimist në këtë
drejtim. Do të isha optimist sikur gjumi i BDI në qeverinë e ‘monarkut’
Gruevski të ishte vetëm i thellë, por jo edhe i ëmbël.

Saadi Shirazi tha:” Me të lutur gjë lamashit n`i kërkove,/ Fryve barkun, por
në shpirt u varfërove.”( Gjylistani dhe bostan i, Tiranë , f.78)


-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan