Kur mëkati bëhet më i dobishëm se adhurimi 

Ibn Tejmijeh (Allahu pastë mëshire mbi të) ka thënë:

"Kushdo që mendon se një person që ka kryer mëkat dhe pastaj pendohet do jetë i 
mangët, gabohet rëndë, sepse mallkimi dhe ndëshkimi, që mund ta zërë një 
mëkatar, nuk e ndikon aspak atë që pendohet për mëkatin e tij. Në qoftë se ai 
nxitohet për t'u penduar nga mëkati, atëherë asgjë nuk do e preki atë, por në 
qoftë se ai e vonon pendimin, atëherë ai mund të ndikohet nga disa prej 
mallkimit dhe dënimit, midis periudhës e të bërit të mëkatit dhe pendimit..." 
(Mexhmu’ el-Fetaua 10/309)



"Por, një person mund të bëjë diçka që është haram dhe të pendohet, dhe kjo 
është e mirë për atë (personin), në qoftë se pendohet për atë (mëkatin), dhe, 
duke u penduar, ai bëhet i ndrojtur (jo arrogant) dhe zemër butë, dhe më i 
devotshëm ndaj Allahut. Mëkatet mund të shërbejnë në të mirën e tij, në qoftë 
se pendohet prej saj, sepse një person që nuk mëkaton mund të bëhet arrogant, i 
mbushur me vetëpëlqim dhe zemër të ngurtë. Por, në qoftë se ai mëkaton, kjo e 
bën atë te ndrojtur dhe e zbutë zemrën e tij, si rrjedhojë e pendimit". 
(Mexhmu’ el-Fetaua 14/474)



Ibn el-Kajimi (Allahu pastë mëshirë mbi të) ka thënë:



"Mëkati mund të jetë më i dobishëm për një person, në qoftë se shkakton atë që 
të pendohet, sesa bërja e shume veprave te adhurimit. Kjo është çfarë 
nënkuptohet nga fjalët e njërit prej selefëve:‘Një person mund të bëjë një 
mëkat dhe të hyjë në Parajsë, për shkak të saj, ose ai mund të bëjë një vepër 
adhurimi dhe te hyjë në Ferr (Zjarr), për shkak të saj’. Ata thanë:‘Si mund të 
jetë e tillë?’ Ai tha:‘Ai mund të bëjë një mëkat dhe vazhdon të mendojë përreth 
asaj që ka bërë, dhe kur ngihet në këmbë, ose ulet, ose ecën, ai e kujton 
mëkatin e tij. Kështu, atij i vjen turp dhe pendohet, dhe kërkon falje dhe 
bëhet pishman; kështu, që kjo bëhet mënyra e shpëtimit të tij. Dhe ai mund të 
bëjë një vepër të mirë dhe të mendojë përreth saj, dhe kur ngrihet në këmbë, 
ose ulet, ose ecën ai e kujton atë, gjë që e mbush atë me vetëpëlqim dhe 
krenari. Kështu, kjo bëhet shkak i fundit (të keq) të tij. Kështu, mëkati mund 
të jetë shkaku që e shpie atë te bëje vepra të adhurimit dhe vepra të mira, dhe 
të ndryshoje gjendjen e tij, në mënyrë që ai i frikësohet Allahut dhe i vjen 
ndrojtje, dhe ndihet i turpshëm përpara Tij, duke e varur kokën, me turp; duke 
qarë, me pendesë; duke kërkuar falje nga Zoti i tij. Secila nga këto pasoja 
është më e mirë për një person sesa një vepër adhurimi që e bën atë te ndihet 
krenar dhe ta tregojë veten (me mendjemadhësi), dhe të shikojë njerëzit si të 
ulët (në raport me veten e tij). Pa dyshim, ky mëkat është më mirë përpara 
Allahut dhe është më shumë i ngjashëm të sjelli shpëtim sesa ai që pëlqen veten 
dhe bëhet mendjemadh midis të tjerëve, dhe mendon se ai është duke i bërë një 
te mirë (favor) Allahut. Edhe pse ai mund të thotë fjalë që tregojnë diçka 
tjetër pos asaj (mendjemadhësisë), Allahu është Dëshmitar se çfarë gjendet në 
zemrën e tij. Një person i tillë ndjen urrejtje ndaj njerëzve, në qoftë se ata 
nuk e mbajnë atë sa më lart në pozitë dhe nuk kanë ndrojtje për veten e tyre 
para tij. Në qoftë se ai do të analizonte veten e tij, sinqerisht, ai do e 
shikonte shumë qartë këtë gjë". (Medarixh el-Salikin, 1/299) 
__________________

_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan