Vehabizmi Realitet apo Paradoks i Medieve Perëndimore dhe Properëndimore
 
"Vehabizmi", padyshim ky emërtim në shumicën e rasteve përdoret për të nënçmuar 
dhe për të përbuzur.
E enjte, 12 Mars 2009 09:57
Shkruan: Mr. Sci. Driton Morina 

S'ka dyshim se bota bashkëkohore sot jeton në mes të frikës dhe paqes, 
jo-stabilitetit dhe sigurisë. Atë që e flasin dhe përflasin mediat, për qëllime 
të caktuara, atë edhe e besojnë masat pavarësisht se nganjëherë mediat 
prezantojnë gjëra që nuk kanë fare kuptim. Shembulli me tipik ndoshta do të 
ishte se më se 36% e Amerikanëve sot besojnë në UFO, krijesa të padukshme diku 
në ndonjë planet tjetër që bëjnë jetë shumë më të përparuar se ne, kurse 29% e 
tyre janë në dyshim rreth ekzistencës se tyre (The Harris Poll®, a nationwide 
online survey between November 10 and 17, 2008 by Harris Interactive) edhe pse 
ekzistenca e tyre akoma nuk është diskutuar e lerë më vërtetuar shkencërisht. 
Për shkak të manipulimit të medieve më tepër se gjysma e rasteve të raportuara 
si raste të UFO-ve në mes të viteve 1950-60 dolën të jenë aeroplan spiunimi me 
lartësi të madhe kur Qeveria Amerikane bëri të ditur
 një nga sekretet e saja në vitin 1997. (Julian Baum, Science Source-Encarta 
Encyclopedia, 2007). 
Sido që të jetë, synimi i këtij artikulli nuk është që të argumentoj apo hedh 
poshtë jetën e UFO-ve e as të diskutoj këtë temë; mirëpo artikulli synon të 
përmirësoj mënyrën e të menduarit tek masat dhe shpreson të argumentoj se jo 
gjithherë ajo që prezantohet në masmedia është e vërtetë. Në këtë kontekst vjen 
në shprehje edhe çështja më e përfolur në mediat bashkëkohore lidhur me 
ideologjitë e ndryshme fetare, e me që bota islame është në krizë të 
përgjithshme të jo-stabilitetit politik, ekonomik dhe social, atëherë pikërisht 
këtu masmediumet bashkëkohore e kanë gjetur vetën që të flasin, me dhe pa të 
drejtë, rreth ideologjive dhe rrymave fetare siç është në këtë rast Vehabizmi. 
Sa i përket definicionit të Vehabizmit, atë qarqet e caktuara politike dhe 
mediale perëndimore e definojnë si rrymë/ideologji islame që pretendon për 
veten e saj si ideologjia më e vërtetë brenda islamit dhe se çdo shkollë tjetër 
e mendimit përveç tyre është interpretim i gabuar i islamit! Vehabizmi 
gjithashtu përjashton çdo religjion tjetër dhe, sipas qarqeve të tilla, 
vehabitët urrejnë çdo religjion dhe ideologji tjetër përveç ata që pasojnë 
mendimet e tyre! Pikërisht ky përshkrim perëndimor i Vehabizmit le tё kuptohet 
se vehabitёt e konsiderojnë Vehabizmin si formën e vetme të vërtetë të islamit. 
(globalsecurity. org, Military, Wahhabi). 
Sido që të jetë, studiuesit objektiv të religjioneve botërore të liruar nga 
paragjykimet dhe prapavijat politike kur i qasen studimit të rrymave apo 
lëvizjeve të ndryshme religjioze, ata i qasën nga një këndvështrim krejtësisht 
objektiv pavarësisht nga prejardhja historike apo prapavijat politike të një 
rryme/ideologjie të caktuar. Kështu lidhur me Vehabizmin studiuesit objektiv 
perëndimor e përshkruajnë atë si sekt apo degë e islamit Suni, (Glasse, Cyril, 
The New Encyclopedia of Islam, Rowan & Littlefield, (2001), pp. 469-472) 
përshkrim ky me të cilin nuk pajtohen as përkrahësit e as kundërshtarët e 
Vehabizmit, pohojnë studiuesit. (Ahmad Zayni Dahlan al-Makkiyy, 1304 A.H. 
Fitnat-ul-Wahhabiyy ah: Proofs for tawassul). 
Prandaj çfarë në të vërtetë është Vehabizmi, kur lindi dhe ku e ka zanafillën? 
Lidhur me këtë dhe shumë pyetje të ngjashme studiuesit sillen majtas e djathtas 
dhe me që nuk gjejnë përgjigje dot; ata i referohen historisë se shekullit të 
18 për tu arsyetuar se në fillim të rënies se Shtetit Osman (Osmanli Devlet) në 
Nexhd të Hixhazit (Arabisë Saudite të sotme) ekzistonte një dijetar që njihej 
si Muhamed Ibn Abdulvehab (1703-1792), i cili i ndikuar nga mësimet e dijetarit 
të famshëm Ibn Tejmije pretendonte se praktikimi i islamit duhet ti kthehet 
praktikës së tri gjeneratave të para të shokëve të Muhamedit a.s. Me 1740 Ibn 
Abdulvehabi u ftua nga sunduesi i asaj kohe Muhamed Ibn Saud me të cilin 
formuan koalicionin për t'iu kundërvënë sundimit Osman lidhur me atë që e 
konsideronin si politeizëm për shkak të shenjtërimit të varreve dhe tyrbeve të 
ndryshme nga ana e sufive (mistikëve) nën sundimin Osman.
 Përpjekjet e Ibn Abdulvehabit dhe Ibn Saudit dhe lëvizjes së tyre u shuan nga 
ana e Sulltanit Osman me 1818, (Wahhabi. (2009). In Encyclopeadia Britannica. 
Retrieved February 12, 2009 from Encyclopeadia Britannica Online: 
http://www.britanni ca.com/EBchecked /topic/634049/ Wahhabi), por lëvizja e 
tyre arriti të mbijetoi dhe rigjallëroi kohë pas kohe derisa në pjesën e parë 
të shekullit 20, ku pas përmbysjes së Shtetit Osman El Saudët, me ndihmën e pa 
kursyer të Anglezeve, arritën ta themelojnë shtetin e tyre me 1932 të njohur si 
Arabia Saudite. 
Sidoqoftë, sa i përket termit Vehabi dihet fare mirë sa ai është përdorur nga 
kundërshtarët e lëvizjes së Ibn Abdulvehabit kurse Ibn Abdulvehabi dhe njerëzit 
e tij preferonin të njiheshin si monoteist Muwahidun-Unitarian , (Hardy, Roger. 
Analysis: Inside Wahhabi Islam. BBC). Pra Ibn Abdulvehabi nuk pretendoi për 
vete të ishte Vehabi e as që porositi pasuesit e tij që lëvizjen e tij ta 
emërtonin në bazë të tij, por ky emërtim lindi pikërisht nga kundërshtarët dhe 
urrejtësit e Ibn Abdulvehabit dhe njerëzve të tij. 
Se këtejmi, studimet e ndryshme vejnë në spikamë se Vehabizmi është term i 
trilluar kurse nga perëndimorët ai përdoret me qëllim që të poshtërohen apo 
nënçmohen aktivitete të caktuara të një grupi të muslimanëve e pse jo edhe 
aktivitetet islame në përgjithësi. Kështu studiuesi i mirënjohur Hamid Algar në 
librin e tij Vehabizmi: Një Ese Kritike, potencon se Vehabizmi është një 
emërtim që i është dhënë lëvizjes nga ata që janë jashtë saj, padyshim ky 
emërtim në shumicën e rasteve përdoret për të nënçmuar dhe përbuzur atë 
lëvizje. (Hamid Aligar, Wahhabism: A Critical Essay, Islamic Publication 
International, 2002, Oneonta NY, USA. Fq. 1). 
Për çudi edhe qarqet politike dhe mediale që mundohen të etiketojnë çdo 
aktivitet të muslimanëve që kanë për qellim vetëdijesimin e muslimanëve në 
vende të ndryshme të botës si aktivitet vehabist; megjithatë këto qarqe mbesin 
me gojë mbyllur kur shtrohet pyetja se kush është Vehabi? Këto qarqe vet janë 
të bindura se Vehabizmi nuk ekziston por ato vazhdojnë të proklamojnë një 
emërtim të këtillë vetëm e vetëm që të shantazhojnë Islamin dhe vetëdijesimin e 
muslimanëve, ngase shihet qartë se predikimi dhe përhapja e Islamit kohëve të 
fundit ka marrë përmasa të mëdha veçanërisht në shoqëritë perëndimore. Kështu 
sociologu i mirënjohur Quintan Wiktorowicz pohon se është mjaftë e vështirë dhe 
pothuajse e pamundur të gjesh ndonjë individ, grup, organizatë apo institucion 
që pretendon për veten e vet të jetë Vehabi duke iu referuar ideologjisë së 
vet; më përjashtim kur kemi të bëjmë me
 audiencën perëndimore e cila nuk është e familjarizuar me terminologjitë 
islame, edhe në ato raste termi Vehabi përdoret shumë rrallë. (Wiktorowicz, 
Quintan. "Anatomy of the Salafi Movement" in Studies in Conflict & Terrorism, 
Vol. 29 (2006): p.235). 
Prandaj edhe vet burimet e sipërpërmendura perëndimore bëjnë të ditur se shumë 
doktor të shkencave islame pohojnë se në aspektin fetar shkrimet e Ibn 
Adbulvehabit s'kanë asgjë të keqe, madje shumë prej doktor shkencave 
bashkëkohorë që kanë orientim të përmbajtur (konservativ) pohojnë të kenë 
bindje të njëjta me ato të Ibn Abdulvehabit. Por problemi qëndron në atë se 
gjatë kohës së Ibn Abdulvehabit ndoshta shumica e pasuesve të tij mund të kenë 
qenë beduin që nuk kishin njohuri të duhura dhe kështu ata i dhanë rëndësi të 
tepruar gjërave të imta dhe atyre sekondare. (globalsecurity. org, Military, 
Wahhabi). 
Ndaj në përmbyllje të këtij artikulli mund të argumentohet se mediat 
perëndimore dhe properëndimore në mënyrë të njëanshme i vejnë gishtin një 
problemi të caktuar dhe bëjnë atë problem ndërkombëtar pa qenë fare, duke u 
munduar ta shantazhojnë një religjion apo ideologji të caktuar për qëllime të 
caktuara, dhe duke hequr kështu vëmendjen e masave dhe komunitetit botërorë nga 
çështje më kritike të problemeve dhe gjakderdhjeve shekullore të trojeve të 
muslimanëve. Ky artikull nuk synon të anoj nga Vehabizmi apo të këtë qëndrim më 
të butë ndaj tij; por synon të vë në pah se ai nuk ekziston fare me që u bë e 
qartë se nuk ekziston asnjë individ, grup, organizatë apo institucion i 
regjistruar që pretendon për vete një emërtim të tillë. Artikulli gjithashtu 
synon të përmirësoj konceptet e gabuara të masave të formuara nga ndikimi i 
pakontrolluar i medieve perëndimore dhe properëndimore (lexo nën
 direktivat e perëndimit). Mos të harrojmë faktin se Ekstremizmi, 
Fundamentalizmi dhe Fanatizmi Fetar që të gjitha këto terme u shfaqën aty rreth 
viteve të 60-ta në SHBA, e cila atëherë mori hovin e zhvillimit kurse 
ekstremistët dhe fundamentalistë t e atëhershëm ishin ata që kundërshtonin 
zhvillimin dhe orvateshin që jetën ta kthenin prapa sipas porosive biblike 
d.t.th. si në kohën e Jezu Krishtit, mu për këtë edhe u quajtën ekstremist, 
fundamentalist dhe fanatikë religjioz. (Marsden, George M. Fundamentalism and 
American Culture. Oxford University Press, 1982. A Comprehensive and Insightful 
History of Fundamentalism in America. Encarta Encyclopedia, 2007). 
Sidoqoftë, islami asnjëherë nuk ishte kundër shkencës, zhvillimit dhe 
përparimit njerëzor. Përkundrazi zhvillimin më të madh bota muslimane dhe ajo 
jo-muslimane e përjetoi në kohën e mesjetës kur Evropa ishte akoma në errësirë 
ndërsa bota muslimane lulëzonte nga zhvillimi me që i kishte vënë bazë 
zanafillës së pothuajse të gjitha shkencave ekzakte dhe shoqërore. Megjithatë, 
kur në emër të (lexo: pseudo-) shkencës fyhet, injorohet dhe anashkalohet 
religjioni, madje edhe përgjatë shekullit 21 kur liritë fetare janë garantuar 
dhe praktikuar pothuajse në tërë botën bashkëkohore, madje prijatarja e lirive 
dhe Demokracisë, SHBA, ka afër dy dekada që zbaton Mësimdhënien mbi (rreth) 
Religjionin (Teaching About Religion) në shkollat publike; atëherë medoemos 
muslimanët duhet të këndellën dhe të ofrojnë projektet më të mira të mundura 
për të mbijetuar nga një krizë të tillë morale dhe njerëzore. 

Autori është Magjistër i Shkencave Komperative (Krahasuese) të Religjionit 
Marr nga: http://www.mesazhi. com/news_ detail.php? id=10463
 
__._,_.___
Messages in this topic (1) Reply (via web post) | Start a new topic 
Messages | Files | Photos | Links | Database | Polls | Members | Calendar 
 
Change settings via the Web (Yahoo! ID required) 
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch format to 
Traditional 
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe 
Recent ActivityVisit Your Group 
Give Back
Yahoo! for Good
Get inspired
by a good cause.
Y! Toolbar
Get it Free!
easy 1-click access
to your groups.
Yahoo! Groups
Start a group
in 3 easy steps.
Connect with others.
. 

__,_._,___ 

________________________________
Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out.



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan