Bashkimi mes asaj se All-llahu na ka quajtur muslimanë dhe në mes të quajturit 
veten Selefi
 
Shejh Selimi nё librin e tij ”Besair dhevish-sheref” -pasiqё e pёrmend 
argumentin e tetё prej argumenteve se, metodologjia e selefit ёshtё argument 
(pёr tё argumentuar me tё), e ai ёshtё Fjala e All-llahut në Kur’an në suren 
el-Haxh ajeti 78 ku thotё:
”…Ai ju ka quajt juve muslimanë “-nё fusnotë tё librit tё tij nё lidhje me 
pjesёn e ajetiit, thotë: “I ka quajtur ata muslimanë poashtu edhe i Dërguari i 
All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, siç ka ardhur nё hadithin e Harith 
el-Eshariut :”…thirrni nё thirrje tё All-llahut i cili ju ka quajt juve 
muslimanë, rob tё All-llahut”. Hadithin e transmeton Tirmidhiu (2864-2863), 
poashtu edhe Ahmedi (4/202), dhe tё tjerët me zinxhir tё saktë të senedit.
Kёtij emёrtimi (musliman) ju kanё pёrmbajtë shumica e risimtarëve, vetëm sa pёr 
tё hudhur poshtё davetin e vёrtetё tё Islamit: selefizmin, duke thёnё se: 
‘All-llahu na ka quajtur neve muslimanё, dhe nuk na ka quajtur selefijë, sepse 
termi selefijë i pёrçan muslimanёt”!!!
Sigurisht se edhe vetё po e shihni se cili ёshtё qёllimi i tyre me kёtё, e ajo 
ёshtё:
1- zhdukja e thirrjes sё vёrtetë, në mënyrë që tё pёrngjajë me tё kotёn nё tё 
cilёn thёrrasin nё tё; e ky maskim ёshtё shkopi i tyre i cili mbёshteten nё tё:
”…pёrse, duke qenё se ju e dini, tё vёrtetёn e ngatёrroni me gёnjeshtrёn dhe 
fshihni realitetin”?-Ali Imran: 71.
2- dhe qё tё mos bёjё pёrpjekje dikush prej thirrёsve të sunnetit (prej atyre 
që nuk ju ik ky veprim mashtrues) pёr tёrheqjen e vёrejtjes prej bidateve 
(risive) dhe epsheve tё tyre.
E ky argumentim (me ajetin … dhe ju ka quajtur muslimanë) është i kotё dhe 
është njё mendim i shtrembёr, kurse pёrgjigjja pёr kёtё ёshtё nё dy mёnyra: 
pёrmbledhёse dhe e detajizuar, e që do ta pёrmendim nё mёnyrё graduale, kёshtu 
qё t’ua hedhim poshtё pasuesve tё sё kotёs atё “mashtrim” qё e bëjnё ata.
Sa i pёrket (pёrgjigjes) nё mёnyrё pёrmbledhёse (tё shkurtёr) ёshtё se: ky 
emёrtim hyjnor ‘musliman’, ka qenё para kundёrshtimeve dhe pёrçarjes qё ka 
ndodhur tek ky ummet islam, atёherë kur muslimanёt ishin njё ymet (i bashkuar) 
pёrkundёr tjerёve. E nё kёtё gjendje (kur muslimanёt ishin njё) nuk ka ndonjё 
emër tjetër pёrveç se ‘muslimanё’- apo ashtu siç ёshtё cekur nё fe (Kur’an dhe 
Sunnet). Pёr kёtё shkak kur tё kthehen muslimanёt ashtu siç ka qenё Muhammedi 
sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe shokёt e tij, njё ummet dhe njё xhemat (e 
jo shumё xhemate), atёherё bien poshtё tё gjitha emёrtimet menjёherё, dhe ai i 
cili insiston (pas kёsaj) ende në to (nё emërtime), atёherё mund t’i thuhet 
atij: ti dёshiron të pёrçash xhematin e muslimanёve.
Mirёpo, kur tё jetё ummeti nё drejtime tё ndryshme, atёherё ёshtё i domosdoshëm 
dallimi i pasuesve tё sё vёrtetёs dhe rrugës qё e ndjekin ata, në mënyrë qё tё 
ndahen (dallohen) prej pasuesve tё sё kotёs dhe epsheve tё tyre. E tёrё kёtё 
(përgjigjen pёrmbledhёse) e sqaron pёrgjigjja detale, e qё ёshtё nё varianta tё 
shumta:
1- Sё pari: se fjala muslimanёt tani do tё thotё: njërzit qё e kanё njё kible 
(drejtim tё tё falurit)- ehlulkible-.
2- Dhe se nën ‘ehlu kible’ hyjnë tё gjitha grupacionet e ummetit që i pёrkasin .
3- Dhe se tё tёra grupacionet e ummetit kanё devijuar nga rruga e drejtë, 
pёrveç njёrës, ashtu siç ёshtё transmetuar nё hadithe (qё flasin) pёr tё 
pёrçarurit e umetit, e qё janё nё shkallёn mutevatir tё hadithit .
4- Se, ky grup i shpёtuar (i vetmi) janё, ata qё kapen pёr atё qё ka qenё në 
të, i Dёrguari i All-llahut dhe shokёt e tij.
5- Se, bashkimi nё mes grupit tё shpёtuar dhe grupeve tё humbura nёn fjalёn 
“muslimanёt”, nё atё kuptim qё e ka sot (qё ёshtё cekur pak mё lartё), nuk i 
veçon (dallon) pasuesit e tё vёrtetёs nga pasuesit e tё sё kotёs, duke pasur 
parasysh (e tё mos harrohet me qёllim): se tё dalluarit ‘grupin e shpёtuar’ 
ёshtё prej qёllimeve tё sheriatit , ashtu siç ka ardhur nё gjuhёn e Pejgamberit 
sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Andaj, edhe i ka quajtur “xhematë” dhe 
“guraba”, dhe e ka bёrё metodologjinë e tyre- simbol tё tyre (pёr t’u veçuar 
nga tё tjerёt). Duke thёnё (duke i cilёsuar se kush janё ky grup): “Ata qё 
kapen pёr atё qё unё jam në te sot, dhe shokët e mij”. Kёshtuqё (dijeni se) 
shtrembёrimi i qёllimit tё Dërguarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ёshtё, 
lajthitje (devijim) .
6- Dijetarёt e Selefit veçse e kanё kuptuar qёllimin e të Dëguarit 
sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, andaj edhe kanё thёnё se Grupi i Shpёtuar dhe 
Pala e Ndihmuar janё, dijetarёt e hadithit. Dhe nuk kemi dёgjuar gjatё shekujve 
që ndokush të ketë mohuar kёtё emërtim, dhe t’a ketë shpallur atё si njё 
kundёrshtim me qёllimet e sheriatit, dhe me tё emёrtuarit e All-llahut robёrit 
e tij “muslimanё”. Nga kjo kuptohet se dijetarёt e grupit tё shpёtuar dhe palёs 
sё ndihmuar kanё bёrё Ixhma’ (unanimisht) pёr kёtё (emёrtim)”.
Dobi: Bile kanë bërë Ixhma’ se Grupi i Shpëtuar dhe Pala e Ndihmuar janë 
Dijetarët e Hadithit; këtë mund ta vërtetojmë me vet fjalët e dijetarëve.
Abdullah ibn Mubareku thote: “Ata tek unë janë, dijetarët e hadithit”.[48]
Ali ibn Medini thotë: “Ata janë dijetarët e hadithit dhe ata të cilët kapen për 
drejtimet e të Dërguarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, dhe mbrojnë dijen. 
Dhe sikur të mos kishin qenë ata, tek Mutezilitë, Rafiditë, Xhehmitë dhe 
Murxhiat nuk do të ishte gjetur asgjë prej sunneteve”.
Në një transmetim: “Sikur të mos kishin qenë ata (dijetarët e hadithit); 
Mutezilitë, Rafiditë, Xhehmitë dhe Murxhiat do t’i kishin shkatërruar 
njerëzit”.[49]
Ahmed ibn Hanbeli ka thënë: “Nëse ata (g. i shpëtuar) nuk janë dijetarët e 
hadithit, atëherë nuk e di se kush mund të jetë tjetër”.[50]
Kurse Ahmed Ibn Sinani el-Hafidh ka thënë: “Ata janë dijetarët dhe pasuesit e 
gjurmëve”. Buhariu ka thënë: “Ka për qëllim dijetarët e hadithit”.[51]
Këtë e kanë thënë edhe shumë dijetarë të tjerë si: Ibn Kutejbe[52], Ibn 
Hibbani[53], el-Axhuri[54], Ibn Xhevziu[55], Hakimi[56], Hatib el-Bagdadi[57], 
Bageviu[58], Neveviu[59] dhe të tjerët.[60]
Shejh Selimi po në këtë libër të tij “Besair fq.110” thotë se përkundër mundit 
të tij të madh dhe të gjatë që ka bërë për të gjetur ndonjë fjalë në 
kundërshtim me këtë Ixhma’ të dijetarëve rreth asaj se grupi i shpëtuar janë 
dijetarët e hadithit, thotë se nuk ka mundur të gjej, dhe se edhe Imam Neveviu, 
rahimehullah, e ka cekur këtë Ixhma’ të dijetarëve.[61]
Këtë realitet të paevitueshëm e ka konfirmuar me një sqarim të mrekullueshëm 
edhe Hoxha i Islamit Ibn Tejmije, rahimehullah, në “Mexhmu’ el-Fetava” 
(3/346-347). Mirëpo, ajo që ia vlen të përmendet nga fjalët e këtij dijetari 
është: “Poashtu, një numër i madh i njerëzve flet për këto grupacione me 
hamendje dhe teke, ku grupin e tij që i referohet, e pason dhe e miqëson, e 
quan Ehlu Sunneti dhe Xhemati, kurse atë që e kundërshton, e quan pasues të 
risive.[62] E ky është, një devijim i qarë, ngase Ehlu Sunneti dhe Xhemati nuk 
kanë pasues tjetër vetëm se të Dërguarin e All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve 
sel-lem, i cili “As nuk flet ai nga dëshira. (Por, ajo që flet ai) Është vetëm 
Shpallje që i frymëzohet”, andaj edhe ai është, ai i cili duhet t’i besojmë për 
çdo gjë që na ka lajmëruar, dhe çdo urdhëri të tij duhet t’i nënshtrohemi, dhe 
këtë pozitë nuk e gjen tek imamët tjerë. Përkundrazi, çdo njeriut i merret prej 
fjalës së tij dhe i lihet, përveç se të Dërguarit të All-llahut salAll-llahu 
alejhi ve sel-lem; andaj ai i cili pason dikë jashtë Pejgamberit sal-lAll-llahu 
alejhi ve sel-lem, dhe i konsideron prej ehlu sunnetit dhe xhematit ata të 
cilët e duan dhe pajtohen me të pasuarin e tij, kurse ata të cilët e 
kundërshtojnë janë prej risimtarëve dhe përçarësve (në sytë e tij)– siç gjindet 
kjo dukuri tek mutekel-liminët në fe dhe tek grupacionet tjera -, atëherë ky 
(person i cili ka këtë qëndrim ndaj të tjerëve) është prej bidatçinjëve, të 
devijuarve dhe përçarësve”.[63]
“7- Pёr kёtё shkak, përkufizimi i grupit tё shpёtuar dhe palёs sё ndihmuar me 
emër të ligjëruar nga sheriati, ёshtё gjё legjitime .
8- Tё gjitha grupacionet e ummetit pretendojnë se ata thirrin nё Kur’an dhe 
Sunnet (apo se punojnё me to), mirёpo ajo qё e veçon atё qё e ka qёlluar (tё 
vёrtetёn) dhe atё qё nuk ja ka qёlluar ёshtё, mёnyra (metoda) e tё kuptuarit tё 
Kura’nit dhe tё Sunnetit. E qё kjo (mёnyra e tё kuptuarit) tek grupi i shpёtuar 
ёshtё, pasimi i tё kuptuarit tё Sahabёve. Kurse, tek tё tjeret ёshtё pasimi i 
rrugicave (çorrsokaqeve).
Pёr kёtё arsye, nuk ka mundësi tё kuptojë dёgjuesi, prej ndonjё njeriu qё thotё 
pёr veten e tij unё jam musliman, (nuk mund tё kuptojë) se ai thёrret nё Kur’an 
dhe Sunnet sipas kuptimit tё Tё Parëve (selefit) tё Ummetit, pёrkundrazi mund 
tё bijë nën tё gjitha emërtimet e grupacioneve tё umetit.
9- Pasiqё fjala mё e mirё ёshtё ajo e pakta, por qё ёshtё mё aluduese 
(pёrmbledhёse), atёhere muslimani i cili kapet pёr Kur’an dhe Sunnet sipas tё 
kuptuarit tё parёve tё ummetit, sahabёve dhe ata qё i kanё pasuar këta (nё tё 
mirё), ka tё drejt qё t’i thotё vetes (shkurt e me pak fjalё): “Selefi” (por, 
me kuptim tё gjёrё). Dhe ne vetëm se i kemi pёrmendur nё kaptinёn e parё (tё 
librit)[64], e qё i kanё pёrdorur dijetarёt pёr “selefizmin” si term qё aludon 
nё rrugёn (metodёn) e vёrtetë, dhe pasuesit e saj.
10- Se pёrdorimi i fjaës musliman në Kur’an dhe Sunnet ёshtё pёr Sahabёt dhe 
ata qё i kanё pasuar dhe i pasojnë me tё mirё deri nё ditёn e gjykimit, mirëpo 
pasi qё kjo fjalё nuk e jep atё kuptim qё ёshtё pёr qёllim me tё nё Fjalёn e 
All-llahut dhe tё Dёrguarit tё Tij, atёherё çdo njeri qё insiston nё atё 
(fjalё) duhet qё tё deklarohet (publikoj) pёr metodologjinë e tij, pas çdo 
pyetje (të thotё) se, “është musliman (që punon) sipas Kur’anit dhe Sunnetit me 
kuptim tё Sahabëve tё Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem”. Dhe 
atëherë prapseprap do tё del dikush qё t’i thotё atij: ky detaj (Kur’an, Sunnet 
me kuptim të Sahabëve) i pёrçan muslimanёt.[65]
11- Se kjo pёrçarje, e që me të ёshtё pёr qёllim qortimi i selefizmit dhe 
thirrёsve tё tij, ёshtё pёrçarje legjitime me sheriat; sepse Muhamedi ёshtё 
pёrçarёs (ndarёs) i njerëzve. Poashtu Kur’ani ёshtё ndarёs nё mes tё vёrtetes 
dhe kotёs, dhe poashtu ehlu suneti dhe xhemati janё ndarёs nё mes tё grupit tё 
shpёtuar dhe grupacioneve tё humbura. Gjithashtu selefillёku ёshtё ndarёs nё 
mes rrugёs (metodës) sё vёrtetё dhe rrugёve tё kota.
Kjo ёshtё e tёra qё u mundёsua tё pёrmendet (nё lidhje me kёtё çёshtje)[66], e 
tё mençurit nuk i jetë asgjё tjetër, vetëm se qё t’a fut nё veprim mendjen e 
tij dhe mos tё refuzojë pёr shkak tё sherrit dhe kurthёs sё saj”. [mbaroi fjala 
e Shejh S. Hilalit].
Në lidhje me këtë çështje do sjellim poashtu edhe një debat të zhvilluar në mes 
Shejh Albanit, rahimehullah, dhe autorit të librit “Tahriru el-Mer’eti fi Asri 
er-Risaleh” AbdulHalim Ebu Shukkas:
Shejhu i tha: Nëse të thuhet ty: Cili është drejtimi yt? Çfarë thua ti?
Ai tha: (them) “Musliman”.
Shejhu i tha: Kjo nuk mjafton!
Ai tha: “Porse All-llahu veçse na ka quajtur musliman, (dhe lexoi ajetin) “Ai 
ju ka quajtur juve më herët Musliman” Haxh: 78.
Shejhu i tha: “Kjo është një përgjigje e mirë sikur të kishim qenë në etapën e 
parë (të Islamit) para përhapjes së grupacioneve. Mirëpo, nëse tani e pyesim 
ndonjë musliman të këtyre grupacioneve – me të cilat rrënjësisht ndryshojmë me 
ta në akide - nuk do të kishte ndryshuar përgjigjja e tij nga ajo fjalë (unë 
jam musliman). Të gjithë – Shiiu Rafidij, Harixhiu, Durziu, Nusajriu Ulvij – do 
të thonë: Unë jam musliman; atëherë kjo (shprehje) nuk mjafton në këto ditë”.
Ai tha: Atëherë themi: “Unë jam musliman (që punoj) sipas Librit (Kur’anit) dhe 
Sunnetit”.
Shejhu i tha: “Edhe kjo poashtu nuk mjafton!”.
Ai tha: Pse?
Shejhu i tha: “Ngase, a gjen dikë prej atyre që i morrëm për shembull, të 
thotë: Unë jam musliman, por jo (që punoj) sipas Librit dhe Sunnetit? Cili 
është ai që thotë: Unë nuk punoj me Kur’an dhe Sunnet?!” [Pastaj shejhu filloi 
t’ia sqarojë atij rëndësinë e shtojcës të cilën e kemi cekë në shumë vende të 
këtij libri, e ajo është: Kur’an dhe Sunnet autentik me kuptimin e Selefit].
Ai pas këtij sqarimi të shejhut tha: “Atëherë, unë jam musliman që punoj me 
Libër dhe Sunnet sipas kuptimit të Selefit”.
Shejhi i tha: “Atëherë, çfarë thua nëse e shkurtojmë këtë gjuhësisht; ngase 
fjala më e mirë është, e pakta por me aludim të gjërë; kështu që themi: “(unë 
jam) Selefi””.[67]



[48] E transmeton Hatib el-Bagdadi në “Sherefu As-habu el-Hadith” fq/26.
[49] E transmeton Tirmidhiu (2192, 2229), Hatib el-Bagdadi në “Sheref” fq.10, 
27; dhe Ibn Xhevziu në “Telbisu el-Iblis” fq.18. Etheri është Sahih.
[50] Tra. Hatibi në “Sheref” fq.27, dhe ky ether ka rrugë të shumta, dhe është 
sahih.
[51] Po aty fq.27.
[52] “Te’vil Muhtelifu elHadith” fq.51.
[53] “el-Ihsan” (1/14).
[54] “el-Erbein” fq.55.
[55] “Telbisu Iblis” fq.16.
[56] “Mearifetu Ulumu el-Hadith” fq.2-3.
[57] “Sherefu As-habu el-hadith” fq.7-10.
[58] “Sherhu es-Sunneh” (4/213).
[59] “Sherhu Sahihu Muslim” (13/16-17).
[60] Të tjerat mund t’i gjesh në librin “Dijetarët e Hadithit janë Grupi i 
Shpëtuar e i Ndihmuar” të Shejh Rebi’ Ibn Hadi el-Med’halij, All-llahu e 
shëroftë dhe e ruajtë prej çdo të keqe. [Të gjitha këto gjurmë të këtyre 
dijetarëve i kam bartur nga libri “Besair Dhevi esh-Sheref” fq.108-110, të 
Shejh Selim Hilalit].
[61] “Tehdhib el-Esma ve el-Lugat” (1/17).
[62] Ashtu siç veprojnë Maturiditë dh Esh’aritë.
[63] “el-Intisaru li Ehli el-Hadith” fq.59-60.
[64] Fjala është për librin e shejh Selimit, dhe ky citat është i tij, e jo i 
imi [sh.a].
[65] Do të thotë: pamarrë parasysh se a i the ti vetes “selefi”, apo i the: 
“musliman qё punoj me Kur’an dhe Sunnet me kuptim tё sahabëve”, prapseprap kanё 
me tё thёnë se ti je pёrçarёs. All-llahul-Mustean.(sh.a).
[66] Bashkimi nё mes asaj se All-llahu na ka quajtur muslimanë dhe nё mes tё 
quajturit veten Selefi.
[67] Limadha ahtartu el-menhexh es-selefij, fq.36-37.



_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan