Dhjetë deputetë të Parlamentit të Kosovës kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit 
të Republikës së Kosovës që në seancën e radhës të fusë në rend dite kërkesën 
për të debatuar dhe marrë vendim që Prizreni të shpallet kryeqytet i Republikës 
së Kosovës.

“Kërkojmë që pas debatit dhe vendimit, Parlamenti i Kosovës të obligoj Qeverinë 
e Kosovës që të përgatis infrastrukturën ligjore për t’u bartur administrata e 
shtetit të Kosovës në Prizren më 10 qershor 2016”, thuhet në kërkesën e 10 
deputetëve.

Sipas tyre, kërkesa që Prizreni të shpallet kryeqytet i Kosovës mbi të gjitha 
përkon me rëndësinë historike që ka ky qytet për popullatën e Kosovës në 
përgjithësi dhe për popullin shqiptar në veçanti.

10 deputetët që kanë parashtruar kërkesën janë: Zafir Berisha, Hajredin Kuqi, 
Rita Hajzeraj- Beqaj, Gani Geci, Driton Tali, Shkumbim Demalijaj, Numan Baliq, 
Ibrahim SH Makolli, Ibrahim Selmanaj dhe Naser Rugova.

Prizreni në periudha të caktuara historike ishte qendër e vilajetit, vendlindja 
e shtetit te parë autonom shqiptar, ku u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 
ndërsa prej 17 dhjetorit 1944 e deri më 31 dhjetor 1946 u rizgjodh kryeqendër e 
Kosovës. /Gazeta Express/Telegrafi/


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan