Hidhe atë cigare! 



Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron
mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del
dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe
të një vaksine antinikotine. 

Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000
kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë
cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë
në secilën qelizë të organizmit.

Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit
dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë
kimikaliet të cilat mund t'i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve,
bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen),
në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të
gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.

Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid
i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton
varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë,
pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për
ndezjen e cigares tjetër. 

Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi
kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të
gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të
dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.

Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale,
mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e
duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit,
pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.




"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë
duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin
më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen
shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është
një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve
fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në
këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.

Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e
duhanit - më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund
ta braktisin duhanin.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e
rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten
çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi
i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e
sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale. 



Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon 
probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen
kronike. 

Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative
dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina. 



Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si
p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe
aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për
duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të
vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!) 

Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa
metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë
nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga,
akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për
hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat
do të nxirren në tregun botëror.




Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin

T'i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse
nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton
simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri,
depresion, ankth, pagjumësi.

Pas dy orësh 

Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.

Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi,
kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.

Pas një jave 

Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta.
Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një
ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.

Pas një muaji Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i
dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i
infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th
infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.

Pas 6/7 vjetësh 

Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh
mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan.
http://www.telegrafi.com/
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan