Ti smund t’i kënaqësh të gjithë!!!
 

 
 
Një njeri i tha Hasen el-Basriut, Allahu pastë mëshirë për të:
“Njerëzit ulen rreth teje që të kapin gabimet e tua!” E ai tha: “Vërtet, e kam 
nxitur shpirtin tim që të synojë Xhenetin, dhe ai atë synoi. Pastaj e nxita 
shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai këtë gjë 
synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga njerëzit, por 
ai nuk arriti dot. Vërtet, njerëzit nuk ishin të kënaqur nga Krijuesi i tyre, 
ndonëse është Ai që i furnizon ata, atëherë si mund të jenë të kënaqur me 
krijesat e tjera që janë njësoj si ata?” [1]
Musai, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti im, njerëzit thonë për mua gjëra të 
cilat nuk janë të vërteta!” Kështu, Allahu i shpalli atij: “O Musa, Unë nuk ia 
dhashë këtë Vetes Sime, atëherë si mund të ta jap ty?” [2]

Malik ibn Dinar, Allahu pastë mëshirë për të, ka thënë: “Qëkur i kam njohur 
njerëzit, as nuk jam kënaqur me lavdërimin e tyre dhe as nuk e kam urryer 
kritikën e tyre.” I thanë: “Si kështu?” Ai tha: “Ai që lavdëron nga mesi i tyre 
e ekzagjeron lavdërimin e tij, kurse ai që kritikon nga mesi i tyre i kalon 
kufijtë në kritikë.” [3]
‘Aishah (radij-Allahu ‘anha) i shkroi Mu’auijes (radij-Allahu ‘anhu): “Selamun 
alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue 
sel-lem) të thotë: “Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e 
njerëzve, Allahu do t’i mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që 
fiton kënaqësinë e njerëzve me Zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në 
duart e njerëzve.” Ues-selamun alejk.” [4]
Imam esh-Shafi’i, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka njeri që të mos ketë 
dikë që e do dhe dikë që e urren atë. E meqë qenka kështu, atëherë le të jetë 
njeriu me ata të cilët janë të bindur ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel!” (pasi ata 
duan dhe urrejnë për hir të Allahut) [5]
Fundnota:
[1] el-Bidaje uen-Nihaje e Ibn Kethirit (9/318).
[2] el-Adabush-Sher’ijeh e Ibn Muflih. (1/38).
[3] Tarikh Dimeshk e Ibn Asakirit (59/307).
[4] Transmetuar nga Tirmidhiu në Kitabuz-Zuhd (n. 2414) dhe është deklaruar 
sahijh nga Shejkhul-Albani.
[5] Hiljetul-Eulijah e Ebu Nu’ajmit (9/124).
 
 
Përktheu Alban Malaj
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan