Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: 


  

1- Ebu Umame [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar 
të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: 
“Lexojeni Kur'anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për 
të zotët e vet”. (Muslimi) 



2- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e lexon 
një shkronjë nga Kur'ani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa 
dhjetë të ngjajshme me te. Nuk jamë duke thënë: Elif lam mim, është një 
shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është 
një shkronjë”. (transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih). 


3- Nevvas bin Sem'an [radijall-llahu anhu] thotë: “E kam 
dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke 
thënë: 
“Ditën e Gjykimit do të vijë Kur'ani dhe të zotët e tij, të cilët 
vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali 
imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet”. (Muslimi) 




4- Uthman ibnu Affan [radijall-llahu anhu] thotë se i 
Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili 
mëson Kur'an dhe ia mëson atë dikujt”. (Buhariu) 



5- Ebu Musa El-Esh'ariu [radijall-llahu anhu] thotë se 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i 
besimtarit që lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): 
aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit 
që 
nuk e lexon Kur'anin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e 
ka 
të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kur'anin, 
është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së 
cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e 
lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që 
nuk 
ka aromë, kurse shijen e ka të idhët”. (Muttefekun alejhi) 




6- Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë se 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtet 
All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa popuj, ndërsa do t'i ulë disa të 
tjerë”. (Muslimi) 


7- Ibnu Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] tregon 
se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk ka 
xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur'anin dhe 
ai 
e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën , dhe njeriut të cilit All-llahu i ka 
dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi”. (Muttefekun 
alejhi) 


8- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: 
“Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një 
kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t'i afrohet, 
ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi 
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kjo është mëshirë, zbriti 
për hir të Kur'anit”. (Muttefekun alejhi) 



9- Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi [radijall-llahu anhuma] 
tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: 
“Poseduesit të Kur'anit do t'i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu 
si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë ke ajeti i fundit të cilin do ta 
lexosh”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë: hadith hasen sahih) 




10- Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi 
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ruajeni Kur'anin, betohem 
në Atë që shpirti i Muhammedit është në duart e Tij, vërtet Kur'ani zgjidhet më 
shpejt se sa deveja nga litari i saj”. (Muttefekun alejhi) 




11- Ibnu Umeri [radijall-llahu anhuma] tregon se i 
Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të 
Kur'anit është sikurse shembulli i një deveje të lidhur. –Nëse kujdeset për të 
e 
mban e nëse e lë ik”. (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur'anit, 
nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë). 
(Muttefekun alejhi) 



12- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se e ka 
dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke 
thënë: 
“All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë 
të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kur'anin”. (Muttefekun alejhi) 




13- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: 
“E kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke 
lexuar në namazin e jacisë “Vettini vezzejtuni” (suren Tin). Unë nuk kam 
dëgjuar 
zë më të bukur se zërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve 
sel-lem]”. (Muttefekun alejhi)

albislam.com
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan