Biseda fetare-25 http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=933
*Shkruan: Hamdi NUHIJU* 53 “ Vendosa në emër të Zotit të Madhërueshëm për të fal sunnetin e namazit të ikindisë, në kohën e vet, u ktheva ka kibla.”( Dritat e zemrës, Tetovë,2007, f.36) Robi i Allahut është ai i cili i lutet Atij për çdo ditë në kohën e caktuar. Koha prej namazit e në namazin tjetër është periudhë në të cilën njeriu zhvillon tregti e veprime të ndryshme të kësaj bote. Ai gjatë kësaj kohe ka shanse që të veprojë veprime në kundërshtim me ligjin e Allahut të Madhërishëm dhe në këtë mënyrë edhe të mëkatoj ndaj Tij. Por, namazi është ai i cili i shlyen gabimet e besimtarit. Nuk ka dyshim se veprat e mira janë ato të cilat i shlyejnë veprat e liga. Por, këto konstatime nuk i japin të drejtë robit të Allahut ose njeriut që gjithmonë të justifikojë veten dhe në këtë mënyrë të veprojë vepra të cilat bien në kundërshtim me ligjet e Allahut dhe që i do egoja e tij. Ai nuk guxon që t`i shërbejë egos së tij. Kishte mysliman të cilët para se të hynin në namaz përgatiteshin sikur të ishin për t`u dërguar në varr, fryma fillonte t`i përshpejtonte, fytyra i zverdhej dhe dridheshin para madhërisë së Allahut. Namazi i tyre padyshim është namaz i cili nuk i le në baltë. Edhe pse ka namaze që i bëjmë ne dhe që ditën e llogarisë do na jepen për fytyre (Allahu na ruajt prej namazeve të atilla). Besimtari mysliman nuk mundet të jetoj në këtë rruzull tokësor duke mos e respektuar sunnetin e Resulullahut s.a.v.s. Ai njëherë i porositi disa besimtar që namazin e ikindisë të mos e falin rrugës, por kur të mbërrijnë në vendin e caktuar të falin atë. Një grup prej atyre besimtarëve duke u mbështetur në sintagmën, po e fali namazin në kohën e vet, e falën namazin e ikindisë në rrugë, në këtë mënyrë duke mos dëgjuar urdhrin e Pejgamberit s.a.v.s. Ndërsa grupi tjetër duke u mbështetur në sunnetin e Resulullahut s.a.v.s. dhe në fjalën e tij, nuk e falën namazin e ikindisë derisa arritën në vendin e caktuar. E kur arritën atje, menjëherë u drejtuan kah kibleja dhe falën namazin e ikindisë. Kur dëgjoi Pejgamberi s.a.v.s. se si kishin vepruar këto shok të tij , ai asnjërin grup prej tyre nuk e qortoi. Në këtë mënyrë legjitimitoi veprimin e dy grupeve të cilët grupe vepruan në këtë rast. Por, kohët ishin atëherë të tilla, nuk kishte mundësi që djalli i mallkuar të lozë lojën e tij të fëlliqur. Sot haptazi grupe të caktuara myslimane kanë vjedhur termin ‘selefi’ dhe nën emrin e sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s. secilin grup myslimanësh që nuk mendojnë si to thjesht i nxjerrin jashtë ligjeve të bashkëpunimit, bile disa prej tyre i shndërrojnë edhe në kafshë. Allahu na ruajt prej një mentaliteti të këtillë. Ata ndoshta janë të devotshëm si havarixhët, ndoshta falen më shumë se sa na ka urdhëruar Allahu, ndoshta plotësojnë rukun e sexhden, por nuk janë të vetëdijshëm kur i thonë myslimanëve tjerë se janë të barabartë me kafshët, vetëm se këto mysliman paskan pranuar rrugët mistike për të arritur deri tek kënaqësia e Allahut. Këto rrugë mistike kishte pranuar edhe vet Hasan el Basri, një dijetar i madh i myslimanëve, ndërsa sipas konstatimeve të tyre edhe ky dijetar bën pjesë në grupin e atyre myslimanëve që duhet thënë kafshë. Islami ndalon që të nënçmohet krijesa e Allahut, ndërsa ata në emër të sunnetit dhe të emrit të vjedhur ‘selefi’ janë në gjendje secilin njeri ta barazojnë me të pavërtetën, me të vetmin qëllim se nuk mendojnë si to. Besimtarët e devotshëm janë ata të cilët frikësohen kur falin sunnetin e namazit të ikindisë, e plotësojnë atë dhe në këtë mënyrë presin shpërblime prej Allahut të Lartësuar. Ata besimtar të cilët në emër të sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s. tentojnë që të zhdukin lëvizjet tjera islame në vet ummetin tonë, ata janë të dëmshëm tamam si ishin të dëmshëm edhe havarixhët.Allahu na ruajt prej sherreve të tyre. 54 “Vendosa në emër të Zotit të madhërishëm, të fal farzin e ikindisë, në kohë, u ktheva kah kibla.”( Dritat e zemrës, Tetovë,2007,f.37) Pas faljes së sunnetit të ikindisë njeriu është i gatshëm që t`i drejtohet Allahut për lutje dhe për falje. Ai tashmë ka hyrë në farzin e namazit të ikindisë, i gëzuar tashmë se po i drejtohet Allahut të tij. Nuk ka rob në rruzullin tokësor që nuk i gëzohet një fakti të këtillë. E veçanërisht kur Allahu na mundëson që namazet t`i falim me xhemat dhe të lidhur pas imamit të xhamisë. Në këtë mënyrë funksionon bashkësia islame e cila dikur sundonte në të katër anët e rruzullit tokësor. Në këtë mënyrë besimtarët mysliman përkujtojnë Allahun bashkërisht dhe bashkërisht shpresojnë që të fitojnë xhennetet e Tij. Nëse edhe pas faljes së farzit të ikindisë ne nuk ndryshojmë sjelljen tonë me nënën, me gruan, me fëmijët, me familjen, me shokët , me shoqërinë në përgjithësi, atëherë namazi ynë do të na hidhet për fytyrë ditën e llogarisë. Allahu i Madhërishëm nuk ka nevojë për namazin tonë, ndërsa ne jemi të varur prej namazit tonë. Ne nuk guxojmë që ta nënvleftësojmë vlerën e këtij namazi i cili na mundëson që të pastrohemi prej mëkateve që i bëjmë dhe në këtë mënyrë na lehtëson rrugën drejtë xhenetit. Të gjithë duam të hymë në xhenet, por ja që disa prej nesh e nënvleftësojnë faljen e namazit të ikindisë, nuk vijnë në xhami, sepse në xhami po falen disa persona ndryshe prej nesh, i pengon realizimi i suneteve të namazit nga ana e xhematit dhe në këtë mënyrë largohet komplet prej xhamisë dhe është në pikëpyetje falja e namazit të tij në shtëpi. Një injorancë e këtillë e ka kapluar mesin tonë. Një grup prej ummetit tonë i tregon edhe vet imamit se si të fal namazin ose farzin e ikindisë edhe atë në formë shumë të egër, edhe pse imami ka kryer fakultet për rregullat e namazit dhe ky djalë i ri me shumë vështirësi ka përfunduar shkollën fillore, dhe ka dëgjuar nja dy hadithe nga imami i tij i lëvizjes. Ekstremi tjetër që shohim nëpër xhamitë tona është se shumë njerëz këto persona edhe i largojnë prej xhamive dhe nuk i pranojnë aty. I shohin me sy të keq dhe në këtë mënyrë nuk i mundësojnë që farzin e namazit të ikindisë dhe të asnjë namazi tjetër ta falin me pjesën tjetër të xhematit. Mendoj se dy anët e kanë tepruar në vlerësime dhe në gjykime. Gjuha e përbashkët e dy anëve është që të falin namazin në kohë, në xhami dhe secili sipas mësimeve prej ku i ka marrë për rregullat e faljes së namazit. -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
