Çfarë i bën yndyra trupit tonë?
Gjeneratat që vijnë do të jenë aq të trashë saqë as në pikëpamje shëndetësore e 
as financiare nuk do të mund të ekzistojnë. Ka të bëjë me miliona bomba 
shëtitëse.
E enjte, 18 Qershor 2009 15:55

Recepti i përsosur për sulm vetëvrasës: 200 gr sheqer, 50 gr buter, 300 gr 
miell, dy vezë, dy aditiv, 1 litër vaj nga friteza. Rezultati është një prej 
armëve më të rrezikshme të zbuluar ndonjëherë: krofna - vrasësi me 400 kalori. 
Nuk ka luftë, uri as fatkeqësi komunikacioni të cilat vrasin njerëz sa bëjnë 
këtë krofnet, hamburgerët dhe ngjajshëm. Çdo e gjashta vdekje shkon në llogari 
të kësaj përzierje të yndyrnave dhe karbohidrateve. 
"A thua yndyra është duhani tjetër?" ka qenë pyetja e drejtuar OKB. Përgjigjen 
e jep studimi i bërë në kohën e fundit në Universitetin e Oksfordit. Ka të bëjë 
me një studim afatgjatë me rreth një milion pjesëmarrës. Përgjigjja është: 
"Po, yndyra është e rrezikshme sa edhe duhani." 
Pesha tejmase shkurton jetën mesatarisht për 10 vjet. Mu sikur duhani. Edhe më 
tepër brengos fakti se po vijnë kohë gjithnjë e më të vështira, ngase po vijnë 
"gjenerata" të trasha. Në Gjermani numri i rinisë së trashë është afër 20%, në 
Greqi dhe Itali rreth 30%, ndërsa evropianët më të trashë (anglezët dhe 
polakët) janë në të njëjtin vend si amerikanët te të cilët secili i dyti fëmijë 
është i trashë. Sociologët thonë: "Gjeneratat që vijnë do të jenë aq të trashë 
saqë as në pikëpamje shëndetësore e as financiare nuk do të mund të ekzistojnë. 
Ka të bëjë me miliona bomba shëtitëse." 
Secili organizëm njerëzor disponon me sasi të madhe qeliza yndyrore 50 deri 140 
miliard. Këto paraqesin rezervuar të energjisë. Sot, kur industria e ushqimit 
është në pjatë, yndyra për organizmin e njeriut paraqet gjithnjë e më shumë 
problem. Acidet yndyrore gjithnjë e më tepër sulmojnë organizmin tonë. Sa më 
tepër yndyra fundërrohen në enët e gjakut aq më tepër rrezikohen organet vitale 
(zemra, truri, enët e gjakut) si dhe paraqitja e hershme e arteriosklerozës. 
Në të njëjtën kohë, sistemi i sigurisë së organizmit çrregullohet, makrofagët 
që mbrojnë organizmin tonë nga mikroorganizmat ngulfaten në yndyrën e rritur të 
depozituar në enët e gjakut të zemrës, e që rezulton me arteriosklerozë. Pas 
kësaj, në qelizat e zemrës krijohen të ashtuquajtura ceramide që shkatërrojnë 
qelizat e zemrës, shpjegon Rudolph Zechner, profesor në Universitetin e Gracit. 
Konsumimi i ushqimit të përmendur, gjithnjë e më shumë shkatërron qeliza të 
zemrës e në fund rezulton me ndaljen e zemrës. Nga këto pasoja në vit vdesin 
mbi 20 milion njerëz, siç thekson OBSH. 
Në pikëpamje teorike është lehtë me u mbrojtë: mos konsumo krofne, fast food, 
ëmbëlsira dhe alkool. Mirëpo, secili që ka qenë në dietë e di sa është vështirë 
me iu përmbajtur këtyre udhëzimeve. Dietat e suksesshme janë përjashtim 
absolute. Luftën kundër yndyrës pak kush e fiton. Përse? 
"Për indin yndyror deri vonë është menduar se është vetëm rezervuar i 
energjisë, por ky mendim është plotësuar", shpjegon profesor Kaiping Yang. 
Yndyra nuk është e marrë. Adipocitet (qelizat yndyrore) posedojnë një formë të 
intelegjencës. Secila qelizë yndyrore, edhepse e vocërr, është një fabrikë 
efektive kimike. Këto qeliza pandërprerë prodhojnë proteine, hormone dhe 
ngjajshëm. Të gjitha substancat e prodhuara kanë vetëm një qëllim: 
hipotalamusin - pjesën e trurit ku janë të vendosur instiktet dhe dëshirat 
tona. Në këtë mënyrë qelizat yndyrore mund të drejtojnë p.sh. ndjenjën për uri 
dhe stres. 
Përse dietat janë stresogjene, shpjegon Catharine Stoney nga Universiteti Ohlo 
State: "Posedoni trurin dhe më së paku 50 miliard adipocite të uritur. Kur 
vendosni që nuk dëshironi të hani krofnen, adipocitet e kthejnë goditjen ashtu 
që prodhojnë transmiter që veprojnë në hipotalamus." 
Në fazën e parë ndieni uri. Hormoni neuropeptid Y ndikon në hipotalamus. Kështu 
që vie deri te bllokimi i ndjenjës për frikë, vie deri te kontraksioni i enëve 
të gjakut, ndërpritet ndjenja e urisë dhe ndërpritet tajimi i insulinës. Në 
këtë moment shumica e njerëzve dorëzohet. Nëse edhe më tej mbeteni të fuqishëm 
në vendosje që të mos hani, adipocitet prodhojnë aq shumë transmiter saqë 
personi së shpejti nuk mendon asgjë përveç ushqimit. 
Kjo gjendje stresi shkakton tajitjen e hormonit i cili shtesë rrit ndjenjën e 
urisë, por edhe kontribuon në atë që energjia konzervohet në formë indi yndyror 
në regjionin e stomakut. Dhe mu këto qeliza yndyrore të depozitëve të përmendur 
janë njësitë elite të kësaj armate të rrezikshme. Këto prodhojnë substancat më 
të rrezikshme: adiposinin, interleukinin 6, tumornekose faktor A, etj. Lista 
është mjaft e gjatë, mu sikur edhe lista e veprimeve negative të këtyre 
substancave: rritja e tensionit të gjakut, rritja e rrezikut nga kanceri i 
gjirit dhe i prostatës. 
Sot një numër i madh i njerëzve është në dietë, mirëpo përdorimi i numrit 
gjithnjë e më të madh të prodhimeve light, pra prodhimeve me sasi të kufizuar 
të yndyrës, gjithnjë e më shumë ka njerëz që trashen. Bojkotimi i yndyrës 
prapëseprapë i ka bërë njerëzit më të trashë. Në shikim të parë kemi të bëjmë 
me paradoks, por shkencëtarët kanë shpjegim për këtë: "Kush nuk konsumon 
yndyrnat, zëvendëson me karbohidrate." Shpjegon Gary Taubes: "Konsumimi i 
karbohidrateve, organizmi përgjigjet me prodhim të insulinës. Meqë 
karbohidratet nuk munden aq lehtë me u kthyer në energji, insulini kontribuon 
në atë që ushqimi i marrë të deponohet në formë yndyre." 
Shpjegon Gary Taubes: "Shumica e amerikanëve merr afër 25% të yndyrave, por 
sasia e ushqimit mbetet e njëjtë. Nëse shtesë pihet edhe alkooli, mund të 
shihni bukvalisht si rritet stomaku." 
Ekzistojnë tregues që yndyra ka ndikim edhe në menopauzë, pjekuri seksuale dhe 
ngjajshëm. 
Ndikimi më i madh i yndyrës është në zhvillimin e vajzave të reja. 
Endokrinologu Joyce Lee nga Universiteti Michigan në studimet e tij ka treguar 
që pesha tejmase ndikon edhe në fillim të pubertetit. "Yndyra kontribuon në 
zhvillimin e shpejtë të pjekurisë seksuale", shpjegon Lee. "Puberteti jo vetëm 
që fillon më herët, por edhe zhvillohet më shpejtë. Kështu vie deri te 
boshllëku i madh në mes zhvillimit emocional dhe trupor", thotë Lee. 
Gjithnjë e më shpesh shtatëzënitë e tinejxhereve janë pasojë e yndyrës?! "Kanë 
lidhje definitive me këtë", pohon dr. Lee. 
Studimet kanë treguar se rreth 15% të vajzave të trasha në moshën 16 vjeçare 
mbesin shtatëzënë - pavarësisht nga niveli i arsimimit ose statusit social. 
Këto vajza më shumë anojnë kah varësia e alkoolit, depresioni, rritje e ulët 
dhe rreziku i madh i sëmundjeve kancerogjene. 

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi 
 

_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan