Partia në pozitë dhe në opozitë
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=941

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

Duke lexuar tezat e Mr.Emerlla Ukshini-t në lidhje me demokracinë brenda
partive politike të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, vështrova një
problem që kishte ngërthyer dhe përpunuar shkencërisht rreth partisë në
pozitë dhe në opozitë. Mendova t`i bëjë disa reflektime të mia në këtë
segment.
Demokracia nuk mund të funksionojë dhe të ekzistojë në një vend, nëse në të
nuk ka parti politike të cilat synojnë pushtetin. Partitë politike që
arrijnë të bëhen opozitë ata gjithmonë synojnë drejtë pozitës politike në
vend dhe asesi të ngelin gjithmonë në opozitë. Pasi që partitë politike
opozitare nuk kanë benificionet e njëjta ekonomike si i kanë partitë
politike në pozitë. Mendojë se duhet zhvilluar një garë politike e drejtë
dhe e sinqertë midis partive politike në pozitë dhe në opozitë me qëllim që
të fitojë ajo që është më bindëse. Edhe pse dekadat e fundit në Republikën e
Maqedonisë, me ardhjen e sistemit pluralist, partitë politike më shumë
bazohen mbi vlera nacionale, sesa në programe dhe platforma ekonomike, prapë
se prapë është domosdoshmëri gara e drejtë dhe e sinqertë. Se në një vend ku
ka konkurrencë politike, por konkurrencë jo të drejtë, gjithmonë do të ketë
shtypës dhe të shtypur edhe nga vet simpatizantët e partive politike. Në një
situatë të këtillë ku dy veta konkurrojnë ndërmjet veti, pala e tretë
gjithmonë gjënë rrugë dhe mënyra se si t`i realizojë planet e veta
nacionale, ekonomike, politike, diplomatike në lidhje me shtypjen dhe
përbuzjen e popujve të caktuar. Politika sa është e ngatërruar në esencë,
ajo është edhe aq e qartë në përmbajtje. Për disa vlen logjika darviniste se
disa njerëz janë të destinuar që të zhduken nga skena ose faqja e dheut,
ndërsa ata që janë të fortë kanë mundësi të mbijetojnë. Logjika e mbijetesës
në politikë është logjikë jo reale dhe jo e sinqertë. Do të ishte reale
sikur të bëhej fjalë vetëm për subjektet politike pa përfshirë këtu edhe
kalkulimet e tyre që ata bëjnë me popullatën, por pasi që gjithmonë kanë në
mendje popullatën është areale të mendohet se logjika e mbijetesës është
logjikë e përshtatshme e politikës. Sidoqoftë partitë politike janë grupe
interesi të cilat si të tilla ndërtojnë programe dhe platforma të ndryshme
se si ti drejtohen popullatës. Mr.Emërlla Ukshini duke folur rreth këtyre
problematikave i vendoi theks të veçantë krijimit të klaneve të ndryshme në
kuadrin e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai përmendi edhe
statusin e partive politike, llojin e sjelljes së vendimeve në parti, formën
e organizimit të këtyre partive politike dhe sjelljen e partive politike kur
janë në pozitë dhe në opozitë.
Partitë politike derisa janë në opozitë janë shumë të zëshme, të lidhur
shumë më anëtarët dhe simpatizantët e partisë, pranojnë sugjerime oferta,
mendime të ekspertëve dhe në kuadrin e tyre pranojnë edhe intelektual të
ndryshëm. Derisa gjenden në opozitë ato parti bëhen zëri i popullit, bëhen
bashkë me të në çdo brengë, nuk ekzistojnë klanet e as lokalizmat, por
partia është e orientuar në frymën e unitetit dhe drejtësisë. Anëtarët e
rinj pranohen mbi baza të ndershmërisë dhe të nivelit arsimor, dhe jo mbi
baza të nepotizmit. Mbahen mbledhje të zakonshme dhe të shpeshta, i
kushtojnë rëndësi statusit të partisë dhe janë të lidhura shumë me mediet.
Zakonisht në këtë periudhë partitë politike gjejnë edhe përkrahje prej masës
së gjerë të popullatës, pasi që populli kërkon parti të këtilla, por jo
vetëm në opozitë, por të jenë të këtilla edhe gjatë periudhës së udhëheqjes
me pushtetin. Është e vështirë të krijohen fraksione të ndryshme brenda
partisë në kohën kur partitë politike janë në opozitë, dhe zakonisht këto
parti janë shumë të lidhura ngushtë me partitë tjera edhe pse i kanë oponent
politikë.
Partitë politike kur hynë në pozitë, zakonisht ndryshojnë të gjitha rrjedhat
e veprimtarisë së tyre. Premtimet nuk i mbajnë, fillojnë që brenda natës të
ndërrojnë edhe interesat edhe shoqëria. Kreu i partisë bëhet vështirë i
depërtueshëm nga ana e anëtarëve të thjeshtë të partisë, krijohen klane dhe
grupe të ndryshme brenda partisë. Kësaj here partia nuk bëhet zë i popullit
i cili e ka sjellë në pozitë, por bëhet zë i interesave meskine të grupeve
të caktuara në parti. Ata ngrenë zë vetëm kur cenohen interesat e tyre
materiale, ndërsa harrojnë edhe planet dhe platformat e tyre nacionale të
cilat i kanë dizajnuar dhe e kanë gënjyer popullatën gjatë periudhës kur
ishin në opozitë. Tashmë fillojnë që të mos mbajnë lidhje të mira me partitë
politike oponent dhe fillojnë që të shahen ndërmjet veti. Kjo gjë është
veçori gati në të gjitha vendet në tranzicion por edhe në disa vende
perëndimore të cilat vende kanë zhvillim të lartë ekonomik. Edhe pse kemi
shembuj të rrallë në rruzullin tokësor ku disa parti politike si në opozitë
si në pozitë sjellën njëjtë, prapë se prapë mendoj se një ndryshim i këtillë
rrënjësor i partive politike kur janë në opozitë dhe në pozitë është shumë i
dëmshëm për gjithë popujt e rruzullit tokësor. Nëse partitë politike
ballkanase marrin shembull nga partia AKP e Turqisë së Rexhep Taip Erdoanit,
mendojë se vendet e Ballkanit do të frymonin më lirshëm nga dukuritë e
ndryshme negative që ndodhin këtu.

-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan