---------- Forwarded message ----------
From: Sali Berisha <[email protected]>
Date: 2009/6/22
Subject: Shqiperia po ndryshon
To: [email protected]


    <http://www.pd.al/shqiperia-po-ndryshon/>
<http://www.pd.al/shqiperia-po-ndryshon/>
I dashur Mik / E dashur Mike,

Katër vjet më parë, Partia Demokratike premtoi ndryshimin e Shqipërisë.

Ne e mbajtëm këtë premtim.  Që prej 2005, ne kemi krijuar 80,000 vende të
reja pune.  Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 6,000 kilometra rrugë për të afruar
shqiptarët me botën dhe njëri-tjetrin. Kemi rritur 2000% ndjekjen penale
kundër korrupsionit. Kemi ndërtuar dhe rinovuar 700 rrjete kanalizime dhe
ujësjellësash. Kemi ndërtuar dhe rinovuar 1,012 shkolla dhe 720 qendra
shëndetësore dhe spitale.  Kemi dyfishuar rrogat për 60,000 arsimtarë, mjekë
dhe infermierë dhe i rritëm rrogat e tjera mesatarisht 60%-70%. Dyfishuam
pensionet për 160,000 pensionistë dhe i rritëm ato 50%-70% për 360,000 të
tjerë. Mbajtëm premtimin për të siguruar 24 orë drita. Anëtarësuam
Shqipërinë në NATO dhe kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

*Të vazhdojmë së bashku ndryshimin për të ndërtuar Shqipërinë Europiane. Për
të arritur këtë, kemi nevojë që ju të bëheni pjesë e vazhdimit të Ndryshimit
duke votuar numrin 10, Partinë Demokratike më 28 Qershor.
*<http://www.pd.al/shqiperia-po-ndryshon/>

Këto zgjedhje që po afrohen janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
Vendimet që do të marrë Qeveria e ardhshme do të kenë ndikim afatgjatë për
vendin tonë, për ju dhe për fëmijët tuaj.  Me mbështetjen tuaj, në katër
vitet e ardhshme ne do të:

   - Liberalizojmë vizat për të lëvizur të lirë në BE brenda 365 ditëve të
   para të mandatit të dytë;
   - Fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në BE;
   - Krijojmë 160,000 vende të reja pune;
   - Rrisim rrogat dhe pensionet që të jenë më të larta se 6 shtete anëtare
   aktuale të BE-së;
   - Furnizojmë 24 orë në ditë me ujë çdo familje;
   - Ndërtojmë boshtet e shkurtëra rrugore dhe do asfaltojmë të gjitha
   rrugët e vendit;
   - Rrisim buxhetin për kujdesin shëndetësor me 60% për të rritur
   standartin e shërbimit;
   - Rrisim buxhetin për arsimin me 6% të GDP-së për të siguruar standard
   Evropian të arsimit;
   - Vazhdojmë luftën kundër korrupsionit;
   - Sigurojmë kredi pa interes për prodhimet bujqësore dhe agro-biznesin;
   - Modernizojmë infrastrukturën në të gjitha fshatrat;
   - Ndërtojmë industrinë e turizmit Shqiptar, në veçanti në zonat
   bregdetare;
   - Luftojmë varfërinë duke siguruar që asnjë Shqiptar të mos jetojë me më
   pak se 60 dollarë në muaj.

Ne mund ta bëjmë këtë me mbështetjen tuaj.  Për të kontribuar në vazhdimin e
Ndryshimit të Shqipërisë, më 28 Qershor Voto nr. 10, Partinë Demokratike.

Vizitoni faqen tonë të internetit ku ju mund të dëgjoni këngën zyrtare të
fushatës tonë, shikoni videot e Partisë Demokratike, lexoni lajmet e fundit,
shikoni se cilët janë kandidatët e PD-së dhe lexoni gazetën "Tirana
Europiane".

*http://www.pd.al/shqiperia-po-ndryshon/*<http://www.pd.al/shqiperia-po-ndryshon/>

Ju lutem dërgojeni këtë e-mail miqve dhe familjarëve tuaj.

Shqipëria po ndryshon.  Duke votuar Nr. 10, Partinë Demokratike në 28
Qershor, së bashku ne do të vazhdojmë ndryshimin e Shqipërisë.

Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike
 Partia Demokratike e Shqipërisë | Rr. Punëtorët e Rilindjes, Nr. 1 | Tiranë
| 1001 | Albania | www.pd.al

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan