Islami nuk e ka përulur gruan, ju e keni përulur amësinë 
.... ata që kërkojnë në këtë botë xhenetin e përulin amësinë. 


Autor: Sami Hocaoğlu 
www.yenisafak.com.tr 


Kur vështroni pak më thellë se si mendon zonja "moderne", e cila thotë se 
islami e përul gruan, do të vëreni se po ato në të vërtetë e përulin amësinë. 

Ka shumë teknika për përuljen e amësisë. Në krye të listës është trajtimi i 
nënave që kryejnë punën më fisnike në botë si "gra të papuna". Sipas tyre, 
është e nevojshme që gruaja të dalë nga shtëpia që të punojë. Duhet ta shohë 
rrugën dhe të jetë e shikuar në rrugë. Për gruan që "punon" është e detyrueshme 
që të shfaqet në publik. 

Për këtë janë të domosdoshme edhe gjëra të tjera: si p.sh. pamja moderne. Nuk 
mund të shkohet në punë me të njëjtat rroba; me të njëjtën ngjyrë flokësh, me 
të njëjtat këpucë, me të njëjtën çantë! Ato duhet të përtërihen, duhet të 
përshtaten ngjyrat. Duhet flakur ajo që tashmë nuk është moderne dhe duhet të 
ndiqet moda. 
Për gjithë këto duhet punuar. Si mund t'i mbulosh harxhimet nëse nuk punon? Që 
të dukesh më mirë, duhet të fitosh më shumë. Nëse edhe kjo nuk është e 
mjaftueshme duhet të punosh edhe më shumë. Nëse domosdo duhet të shpenzohet më 
shumë që të fitohet më shumë, duhet të shpenzohet edhe më shumë. Nëse nuk mund 
të fitohet edhe më tepër pa një pamje të bukur, duhet të shpenzohet edhe më 
tepër. Që të shpenzohet më tepër se të tjerët, duhet të fitohet më tepër se të 
tjerët. 

Çka është e nevojshme? Më ka hutuar kjo ... 
Nëse gruaja nuk del nga shtëpia, ajo "nuk punon". Ajo është "amvise" të cilën 
njerëzit e shohin nga lart. Nëse gruaja është zonjë e shtëpisë së saj, ajo, 
sipas njerëzve "modernë" është e mjerë. Më mirë tingëllon "grua e punësuar". 
Madje edhe "grua e rrugës" do të tingëllonte më mirë se zonjë shtëpie. 
Sipas njerëzve modernë ajo shpenzon paratë e bashkëshortit të saj! 
E çka është me kritikat e eprorëve që i dëgjon në punë? Me meshkujt, 
kundërmimin e gojës së të cilëve duhet ta durojë? Me autobusët dhe minibusët në 
të cilët shtyhet çdo ditë me të tjerët? E gjithë kjo është "pjesë e punës". 
Puno çfarë të duash, por mos harxho paratë e burrit tënd! 
E para, amvisja nuk është e "lirë". S'ka lidhje që ajo nuk është e detyruar të 
dëgjojë llomotitjen e shefit të saj kur dëshiron të dalë gjysmë ore më herët 
nga puna. S'ka lidhje që nuk detyrohet t'i nënshtrohet regjimit të rreptë të 
vendit të punës dhe orarit të punës. S'ka lidhje nëse dikush e pyet atë se a ka 
kohë nesër dhe ajo nuk përgjigjet "s'kam kohë, sepse kthehem e lodhur nga të 
bërit roje (në punë)". 
Nëse është amvisë ajo nuk është e lirë... 
Gruaja është nënë. Ka fëmijë. Punon punën më të vlefshme, më fisnike, më të 
shkëlqyeshme në botë. Ajo edukon njerëz. Fëmijët nuk edukohen në rrugë, fëmijët 
edukohen në shtëpi. 
S'ka lidhje, përsëri ajo është "grua që nuk punon".. Amësia nuk konsiderohet 
punë. Amësia është sorollatje. Amësia është punë e detyrueshme. 
E dini ç'është qesharake? 
Nëse ndonjë grua shkon të përkujdeset për fëmijët e ndonjë gruaje tjetër, ajo 
"punon dhe kontribuon", e nëse ndonjë grua qëndron në shtëpinë e saj që të 
përkujdeset për fëmijët e saj, ajo "nuk punon". 
Prandaj këtu shkruaj: Islami që ka thënë se Xhenneti është nën këmbët e nënës 
nuk e ka përulur gruan. Por ata që kërkojnë në këtë botë xhenetin e përulin 
amësinë. 




Burimi: IslamBosna.ba 
Përktheu dhe përshtati: A. Sinani 






__._,_.___
Messages in this topic (1) Reply (via web post) | Start a new topic 
Messages | Files | Photos | Links | Database | Polls | Members | Calendar 

MARKETPLACE

(1) New IQ Challenge. 92.6% of Americans get this question wrong!. 


How Many Triangles? 92.6% of Americans Fail this Question!. 


Mom Power: Discover the community of moms doing more for their families, for 
the world and for each other 
 
Change settings via the Web (Yahoo! ID required) 
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch format to 
Traditional 
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe 



Recent Activity
Visit Your Group 



Yahoo! GroupsMental Health Zone
Mental Health
Learn More


Health Groupsfor people over 40
Join people who are
staying in shape.


Check out theY! Groups blog
Stay up to speed
on all things Groups!

. 

__,_._,___








Beyond Hotmail - see what else you can do with Windows Live. Find out more.
_________________________________________________________________
Get the best of MSN on your mobile
http://clk.atdmt.com/UKM/go/147991039/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan