Dialog me dinarin Sytė mė zunė njė fukara me rroba tė rreckosura, tė thyer nė moshė, tė uritur dhe tė etur.
E pashė tė shtrirė pranė portės sė njė banke, i zhytur nė njė gjum tė thellė. Rrezet e diellit i aviteshin pak e nga pak derisa arritėn tek kraharori i tij, por ai nuk e prishi terezinė dhe nuk e ndjeu nxehtėsinė e tyre. Qėndrova pranė tij, duke e shikuar me habi, ndėrkohė qė me vete thoja:"I pa tė meta je Ti o Zot! Vetėm disa metra e ndajnė kėtė njeri nė pikė tė hallit nga thesari dhe kasafortat e bankės. A nuk ėshtė ky njė fakt qė ne sot jetojmė nė botėn e kontradiktave? ! Futa dorėn nė xhep, ku ndjave tė lėvizė diēka e ēuditshme. E kapa me gishta atė qė lėvizte, e nxorra jashtė dhe pashė qė ishte njė dinar. I habitur e pyeta:"Ēfarė janė gjithė ato lėvizje nė xhepin tim?" Dinari:"Ka kohė qė jam nė xhepin tėnd dhe nuk mė ke trajtuar sipas funksionit pėr tė cilin jam prodhuar!" Unė:"E cili na qenka ky funksioni yt?" Dinari:"Tė mė shpenzosh pėr nevoja tė familjes, prindėrve, nevojave tė tua personale apo nevojave tė muslimanėve nė tėrėsi. Tė ndihmosh njė hallexhi, t'i lehtėsosh jetesėn njė jetimi etj..." Unė:"Po si arrite deri tek unė o dinar?" Dinari:"Historia ime ėshtė shumė e gjatė. Kam kaluar nga njė dorė tek tjetra dhe nga njė qeskė tek njė tjetėr. Personi i parė mė shkėmbeu me njė shishe raki. I dyti mė shkėmbeu me njė kasetė filmi tė turpshėm, i treti mė pėrdori pėr ryshfet tek njė funksionar i lartė, i katėrti mė shkėmbeu me njė mall dhe kėshtu vazhdova derisa arrita tek ti. Tė gjithė personat qė kam njohur, i kam njohur si robėr tė pasurisė. Ty nuk tė njoh akoma." Unė:"Po si e dalloje qė ishin robėr tė pasurisė?" Dinari:"Nga mėnyra si mė pėrdornin. Ata nuk mė shpenzonin nė udhė tė Zotit. Thotė Hasan El-basri:"Ēdo umet ka njė idhull qė adhurojnė dhe idhulli i kėtij umeti ėshtė dinari." Dhe ti nėse nuk mė shpenzon nė udhė tė Zotit dhe vepra bamirėsie, do tė vuash dhe do tė digjesh nė emrin tim." Unė i thashė gjithė habi:"Ēfarė do tė bėsh?! Do mė djegėsh nė emrin tėnd?! E si do tė ndodhė kjo?!" Dinari:"Po. Shkronjat e para tė emrit tim janė "Din" (fe) gjė e cila tė kujton obligimet dhe detyrat kundrejt fesė dhe Zotit. Kurse pjesa e fundit e emrit tim ėshtė "nar" (zjarr) i cili do tė tė djegė nėse me grumbullon nė banka, nuk mė shpenzon pėr mirė ose mė shpenzon nė rrugė tė pandershme. Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:"Ata qė grumbullojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hir tė Allahut, paralajmėroji me dėnim tė dhembshėm." (Teube 34) Unė:"Ti qenke shumė i rrezikshėm o dinar!" Dinari:"Po, unė jam i rrezikshėm, prandaj tė kėshilloj tė mė trajtosh siē duhet, me qėllim qė t'i ruhesh ndėshkimit tė Zotit Ditėn e Kijametit. Hidhi sytė dhe shikoji ata qė kanė mbjellė tė kėqija dhe presin tė korrin tė mira. E si mund tė vilet rrush nga ferrat?! Ruaju se mos ndjek rrugėn e tyre. Ja ku e ke njė tė varfėr para teje, mė dhuro tek ai qė tė dėshmoj nė favorin tėnd Ditėn e Kijametit. Pas kėsaj, pėrpiqu tė kesh ndjeshmėrinė e Ibnu Ujejnes." Unė:"Ēfarė ndjente Ibnu Ujejne dhe kush ėshtė ky Ibnu Ujejne?" Dinari:"Ai ėshtė nga brezi i tabi'inėve. Emri i tij ishte Sufjan ibnu Ujejne dhe ishte i njohur pėr dhėnien e pasurisė dhe pasionin pėr tė mirėn. Njė nga miqtė e tij tregon:"Isha duke ecur me Sufjan ibnu Ujejne dhe njė lypės i del para dhe i kėrkon diēka. Ngaqė nuk kishte gjė pėr t'i dhėnė, i rrodhėn lotė." Unė e pyeta:" Pėrse qan o dijetari ynė?" Ai mė tha:"E ēfarė fatkeqėsie mė e madhe mund t'i ndodhė njė njeriu, kur tė tjerėt presin prej tij diēka tė mirė dhe nuk e gjejnė tek ai?" Unė:"I pa tė meta je Ti o Zot! Ky njeri paska pasur zemėr dhe shpirt tė madh." Dinari:"I tillė duhet tė jesh dhe ti. Shfrytėzoje jetėn, mos e shpėrdoro rininė dhe bėj punė tė mira, qė Zoti t'a shumėfishojė shpėrblimin tėnd." Unė:"Por a ka dallim mes atij qė jep pasuri nė rini dhe atij qė jep nė pleqėri?" Dinari:"Po. Shkoi njė burrė tek i dėrguari i Zotit dhe i tha:"O i dėrguar i Zotit! Cila sadaka ka mė shumė sevap?" Profeti a.s i tha:"Kur jep sadaka duke qenė i shėndetshėm, dorėshtrėnguar dhe i frikėsohesh fukarallėkut." Njė qė ėshtė i shėndetshėm, nė pėrgjithėsi ėshtė dhe dorėshtrėnguar pasi e ndjen ėmbėlsinė dhe pushtetin qė tė jep pasuria.. Ai shpreson se do tė jetojė gjatė dhe nga kjo i ruhet varfėrisė. Thotė Ibnu Bettal:"Duke ditur se kopracia ėshtė cilėsi e njerėzve tė shėndetshėm, dhėnia e pasurisė tė varfėrve tregon qėllimin e sinqertė dhe shpėrblimin e madh qė fiton. E kundėrta ndodh me njė njeri tė cilit i ėshtė mėrzitur jeta." Unė:"Pėr Zotin sapo mė ke hapur dyer tė cilat i kam pasur tė mbyllura deri tani. Prandaj Zoti t'a shpėrbleftė me tė mira. Megjithatė, a nuk mendon se ti o dinar je sprovė nė kėtė botė?" Dinari:"Sigurisht qė jam sprovė. Tė shumtė janė dijetarėt dhe zahidėt qė kanė rėnė nė grackėn time. Tė gjithė ranė pre e dashurisė pėr pasurinė. Besoj tė ka ndodhur tė shohėsh tė rinj qė i pėrmbahen traditės sė Profetit a.s nė veshje dhe nė paraqitjen e jashtme. Megjithatė, kėta e kanė tė pamundur t'a pėrmbajnė veten kur dėgjojnė tingullin e dinarėve." Unė:"E si mund tė ndodhė kjo? Ti vetė sapo the qė i pėrmbahen traditės sė Profetit a.s dhe janė tė pėrkushtuar?" Dinari:"Ajo ėshtė fitne o miku im. Ti akoma nuk e ke parė. Dėgjo se ēfarė thotė poeti lidhur me kėtė ēėshtje: Mos u mashtro nga kėmisha plot arna e dikujt As veshja e shkurtėr, e ngritur deri tek gjunjt As me shenjėn e sexhdes qė ka nė ball Tregoji derhemin t'a njohėsh si mall Unė:"Tė vėrtetėn ke thėnė o dinar dhe lutju Zotit qė tė mė pajisė me zemėr tė pasur dhe tė mos mė sprovojė!" Dinari:"Tani mė jep tek ky i varfėr i mjerė qė tė tė dojė Zoti, tė jem shkak i shuarjes sė zemėrimit tė Zotit dhe tė tė shpėrblejė pėr kėtė vepėr tė mirė." Unė:"Mirė." U afrova pranė tė varfėrit dhe duke e prekur me dorė nė kraharor i thirra:"O i nderuar! O i nderuar!" Ai hapi sytė dhe i frikėsuar u ngrit nė kėmbė. Unė i thashė:"Mos kij frikė, unė jam njė bamirės. Doja tė tė jap kėtė dinar duke shpresuar se do tė mbulosh ndonjė nevojė." Por i varfėri u ul dhe refuzoi t'a marrė dinarin duke thėnė:"Unė nuk jam lypės.." Unė i thashė:"E di qė nuk jeni lypės, por ndoshta keni nevojė pėr ndihmė." Ai e mori dinarin dhe mė tha:"Zoti tė shpėrbleftė me tė mira!" dhe vazhdoi gjumin." Marrė nga libri me titull "Dialogje besimi" i autorit "Xhasim El- Mutava". --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
