Nëse s`ke turp bë çfarë të duash!
 
 
Shumë herë dëgjojmë njerëzit në bisedat e tyre të  thonë se “është prishur 
dunjaja, ka humbur marrja”. Kjo fjali realisht edhe mua më sillet shumë herë në 
kokë, mendoj shpesh dhe them si u bë kjo punë? Çfarë e ka gjetur këtë milet që 
u “prish deri në këtë shkallë”?!
 
Një ditë isha me një njeri të vjetër, mbi të shtatëdhjetat, dhe e pyeta se çka 
ta merr mendja, me të pas thënë dikush se do të vijë koha kur njerëzit do ta 
humbin marren, dhe se vajzat e gratë tona do të dalin me këtë veshje në rrugë, 
a do të besonit?! Plaku pa hezituar më tha: Kurrë nuk do të ma kishte marr 
mendja se do të vjenë kjo ditë!
Mendoj se plaku ka shumë të drejtë, sepse kurrë, asnjëherë, qëkur është krijuar 
njerëzimi e deri më tani, nuk ka qenë gjendja e këtillë alarmante. Gjithherë ka 
pasur më shumë turp sesa që ka tani. Çdo gjeneratë ka trashëguar nga e kaluara 
edukatën, kulturën dhe mesin e saj edhe trupin, pastaj e kanë përcjellë atë tek 
bijtë e tyre. Një gjë të tillë e vërteton edhe hadithi I Pejgamberit a.s ku 
thotë: “Nëse nuk ke marre vepro çka të duash”, çfarë do të thotë se, edhe nëse 
I tërë mesazhi I pejgamberëve të Zotit ka humbur, apo është harruar, marrja ka 
mbetur. Ajo është përcjellë te çdo gjeneratë, saqë edhe nëse besimi I shëndoshë 
ka humbur, ka devijuar njerëzimi etj., megjithatë marrja ka mbetur dhe është 
trashëguar. Për këtë arsyje gjejmë të krishterët dhe hebrenjtë e parë, ani pse 
bazën e shëndoshë të besimit e kanë humbur, por, megjithatë, marren e kanë 
ruajtur dhe e kanë përcjellë gjeneratë pas gjenerate, deri vonë. Vërtet njeriu 
nëse e humb edhe turpin, është në gjendje të veprojë çdo vepër të pahijshme. 
Nëse njëriun nuk e ndal besimi nga të ligat, mbetet turpi që mund ta ndalë. 
Nëse edhe turpi humbet, atëherë mbetet pa vetëkontroll dhe nuk e di se ku mund 
të ndalet.
Turpin e kanë ruajtur myslimanët. Madje këta të fundit e kanë ruajtur atë me më 
fanatizëm se të tjerët, ngase islami çmon shumë etikën dhe moralin, e në mesin 
e etikës islame turpi zë vend meritor. Madje atë e konsideron pjesë më të lartë 
të etikës, e lavdëron dhe e ngreh shumë, sepse turpi e shtyn njeriun drejt çdo 
pune të mirë dhe e largon atë nga çdo vepër e keqe. Ajo është stoli e imanit 
dhe simbol I besimit. Ka thënë Pejgambeti a.s .:”Çdo fe ka moral e morali i 
Islamit është turpi”.
Ai është pjesë e imanit, siç ka ardhur në hadith, pastaj turpi dhe imani janë 
të ndërlidhura në mes vete, kështu që, nëse njëra rrënohet, rrënohet edhe 
tjetra, sepse njeriu kur nuk ka turp, nuk ngurron të bëjë edhe mëkate I 
dobësohet imani derisa mund t`i bie krejt apo ta humbë atë tërësisht.
 
Njeriu lind me turp. Për këtë arsyje gjejmë shumë njerëz, të cilët  janë të 
pajisur me këtë cilësi, gjithherë I gjejmë ata larg veprave të liga. Por turpi 
më së shumti fitohet duke e njohur Allahun dhe Lartmadhërinë e Tij. Njëriu sa 
më mirë e më shumë ta njohë Allahun, aq më shumë turpërohet prej Tij, e kur 
turpërohet nga I Plotfuqishmi, nuk bën mëkat, ngase I vjen marre prej Tij. Për 
këtë arsyje myslimani duhet të ketë turp nga Allahu që Ai ta shohë atë në 
ndonjë mëkat. P.sh çfarë do të ndodhte sikur një njeri të turpërohej prej 
Allahut që Ai ta sheh duke pirë alkool, apo duke bërë amoralitet?! Ai njeri, ai 
mysliman e di që nuk mund t`i fshihet Allahut .
O njeri, pasi nuk mund t`i fshihesh Atij, atëgerë turpërohu dhe ruaju nga Ai!
Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Turpërohu nga Allahu, ashtu siç turpërohesh nga një 
njeri që më së shumti ka te ti autoritet!” , pra ashtu siç të vjen keq prej 
atij njeriu me të pa në ndonjë pozitë apo vepër të pahijshme, ashtu turpërohu 
edhe prej Allahut xh.sh.
Përveç kësaj, njeriu duhet të turpërohet edhe nga njerëzit, duhet t`i vijë 
marre prej njerëzve kur ata e shohin se është duke e bërë ndonjë vepër të keqe 
dhe siç ka thënë një shok I Pejgamberit a.s.: “Nuk ka hair në atë njeri I cili 
nuk turpërohet nga njerëzit”.
Lexues i nderuar, ajo çka jemi duke e parë dhe përjetuar sot është tmerr. Eshtë 
duke ndodhur ajo që nuk ka ndodhur kurr më parë në historinë e njerëzimit. Pra, 
ka humbur turpi. Askush s`turpërohet prej askujt, as prej Allahut e as prej 
njerëzve. 
Për këtë edhe jemi duke parë se në çfarë gjendje kemi ardhur. Gratë e martuara, 
e të vjetra, e mos të flasim për më të rejat, janë zhveshur, janë turpëruar, 
shkojnë në bregdet e nëpër pishina e zhvishen thuajse tërësisht, ashtu siç I ka 
falur Allahu, madje edhe krenohen me këtë “të arritur”, e mos të flasim për tu 
turpëruar. Në anën tjetër meshkujt nuk lënë mëkat pa bërë. Askush s`ka marre 
prej askujt dhe thuaj lirisht marrja ka humbur apo është shlyer prej fjalorit 
tonë. Vaj halli e vajmedet për ne se çfarë na ka gjetur e çfarë kohe kemi 
pritur?! A ndalen këta njerëz e të kujtohen se ku kanë qenëdhe ku kanë ardhur, 
se çka janë duke bërë, se a kanë për t`u llogaritur ndonjëherë për këto vepra e 
turpe që janë duke I bërë?! Apo vallë, mos e kanë të garantuar xhenetin?! Nuk 
dimë se çfarë t`u themi atyre njerëzve tjetër, vetëm se, siç ka thënë 
Pejgamberi a.s.: “Nëse nuk ke marre bë çfarë të duash” dhe siç ka thënë Allahu 
xh.sh: “Veproni çka të doni, por dijeni se Allahu e di se çka po punoni” 
(Fusilet, 40).
 
Andaj le ta kenë të qartë njerëzit se këto vepra që janë duke I bërë janë 
rezultat I humbjes së turpit dhe se për to një ditë do të japin llogari, andaj 
le të kthehen sa s`është bërë vonë!
Allahu e drejtoftë këtë popull e, e pajistë me etikë e me marre! Amin!
Deri në javën e ardhshme, selam alejkum ve Rahmetullah!
 
Epoka e Re – e premte 26 qershor 2009
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk  
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan